Vdes kleriku iranian Ajetollahu Montazeri.

Kresha

A pretty face can never trick me
Po shtohet numri i njerëzve që po grumbullohen në qytetin iranian të Komit, ku kleriku i lartë Ajetollahu Hosein Ali Montazeri, vdiq në moshën 87 vjeçare.

Ajetollah Montazeri ishte një nga arkitektët e revolucionit të vitit 1979 por marrëdhëniet e tij me Udhëheqësin Ajatollah Homeinin, u përkeqësuan.

Më vonë, ai u shndërua në një kritik të spikatur të Presidentit Ahmedinexhad dhe në muajin gusht e cilësoi klasën klerike si "diktaturë".

Korrespondenti i BBC në Teheran thotë se sundimtarët e Iranit dukshëm janë të sikletosur pasi funerali i Ajetollahut Montazeri, mund të shërbejë si një pikë grumbullimi për opozitën.

Ndërkohë ka një prani të madhe forcash të sigurisë nëpër rrugët e qytetit të Komit./mesazhi
 
Titulli: Vdes kleriku iranian Ajetollahu Montazeri.

U prefte ne paqe!

Di shume pak per te, por duke lexuar neper lajme mesova se ai kishte qene opozitar i forte i liderit suprem ne vitin 1989 duke e akuzuar per keqeverisje dhe korrupsion.

Ndoshta do te kishte vazhduar per te bere opozite edhe tani.
 
Back
Top