Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vdekja e Raphael Dwamena, reagimi i FSHF

-900-0-fshf-logo-standartizim.jpg
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, ku futbollisti Raphael Dwamena ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe më pas ndërroi jetë.

Sipas FSHF, gjatë kësaj ngjarje janë respektuar të gjitha rregullat e nevojshme dhe po ashtu u ndoqën të gjitha protokollet mjekësore.

“Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës është respektuar me rigorozitet rregullorja e garës. Në gatishmëri ka qenë një ambulancë e pajisur me defribilator dhe të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore si edhe dy doktorë. Futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë në fushë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore”, shkruhet në reagim.

Reagimi FSHF vjen dhe pas disa akuzave të ngritura ndaj saj në mediat për vdekjen e Dwamenas, i cili ka pasur më herët probleme në zemër dhe nuk është lejuar të luajë në kampionate të ndryshme europiane.

A2news.com
 
FB_IMG_1699822991402.jpgVdekja në fushën e blertë e kapitenit të “Egnatia” futbollistit ganez Rafael Dwamena nuk duhet të trajtohet si aksident apo vdekje e papritur por si një vrasje.

Ai u diagnostikua me një sëmundje të zemrës në vitin 2017, ndaj në Janar të vitit 2020, ndërsa ishte i federuar në Levante UD, atij iu implantua një kardioverter-defibrilator i implantueshëm (ICD) përmes operacionit, i cili i mundëson të sëmurëve të tillë vazhdimin e jetës normale por duke shmangur mbingarkesën fizike dhe kontrollin e vazhdueshëm të funksionit të kësaj paisje mjekësore të implantuar.

Në tetor 2020, pas konsultës së mjekëve, ICD tregoi parametra kardiakë të cilat u konsideruan shumë të paqëndrueshme dhe si rezultat klubi i tij në atë kohë(Vejle Boldklub), e tërhoqi atë nga aktivitetet e ekipit.

Në tetor 2021, në ndeshjen e Kupës së Austrisë gjatë pjesës së parë të lojës së Blau-Weiss Linz kundër Hartberg, Dwamena u rrëzua në fushë dhe vetëm pas ndihmës së shpejtë dhe stabilizimit të aparatit ICD, ai vazhdoi jetën por jo lojën, pasi ekipi i tij nuk e aktivizoi kurrë më.

Lind pyetja: A ka klubi i “Egnatia” një raport mjekësor në dosjen e Dwamena-s, dhe nëse po, kush është ekipi i mjekëve që i ka dhënë “OK” skllavërisë së këtij fatkeqi?

Kush është ai katran mjek që ka firmosur për së gjalli skedë e vdekjes së kapitenit rrogozhinas nga Gana duke e bërë atë fizikisht të aftë për futboll?!

Përtej ngushëllimeve, keqardhjes, dhe solidaritetit me familjen e të ndjerit, kolegët apo tifozët e Rrogozhinës; Federata Shqiptare e Futbollit nëse nuk e ndjen veten fajtore duhet të gjejë përgjegjësit e kësaj vdekjeje të paralajmëruar në mes të fushës dhe përpara mijëra syve të sportdashësve.

Futbolli është dhe duhet të jetë sport e jo skllavëri!
 
Sa keq merdh pr kte kur pash videon ☹️
 
RIP Duamena.zz
Me te ardhe keq, djale i ri .. me problemin qe ka pase nuk eshte dashur me lujt me futboll
Pasioni mbi te gjitha ..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back