Vazhdon kufizimi i të drejtave të muslimanëve Rohing

Arfenilla

Themelues i Forumit
Pavarësisht mesazheve që Presidenti i Mianmarit, Thein Sein, ka dhënë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vuajtjet e Rohing muslimanëve nga rajoni Arakan në Mianmar vazhdojnë.

Prof. dr. Vakar Uddin, kryetarë i bashkësisë së Rohing muslimanëve që jetojnë në SHBA, paraqiti një vlerësim personal rreth ngjarjeve të fundit në Arakan dhe vizitës së presidentit të Myanmarit në SHBA.

Vakar Uddin tha se fushata që po zhvillohet në Mianmar kundër Rohing muslimanëve nuk është ndalur edhe gjatë vizitës së presidentit Thein Seine në SHBA:

“Të gjitha xhamitë në Arakan janë ende të mbyllura. Nuk u ipet leja as për faljen e namzit të xhenazes. Këtë mud ta bëjnë vetëm në orët e vona të natës, duke u detyruar t’ju japin ryshfet zyrtarëve dhe mbikëqyrësve vendorë.”

Në anën tjetër Autoritetet shtetërore Rakin në perëndim të Mianmarit, në dy qytete kanë futur kufizimin sipas të cilit familjet muslimane mund të kenë me së shumti dy fëmijë.


ekuiliber1739.jpg

Kufizimi vlen për familjet muslimane që jetojnë në dy qytete në perëndim të vendit, me 95 përqind popullsi muslimane.

Kjo do të bëjë Myanmarin, ndoshta, vendin e vetëm në botë që ka imponuar kufizime në familjet që i përkasin një grupi të caktuar fetar, njoftojnë mediat.

Autoritetet pretendojnë se masat nuk do të zbatohet me forcë, por nga njerëzit pritet t’i dorëzojnë formularët në qoftë se duan të martohen dhe të kenë fëmijë.

“Derisa presidenti Thein Sein ishte në Amerikë, forcat e sigurimit kanë detyruar muslimanët Rohing të nënshkruajnë dokumente ku identifikohen si Bengalas. Ata që kundërshtojnë të regjistrohen si Bengalas burgosen, torturohen dhe u shkatërrohet prona.”

Muslimanët e Arakanit i japin rëndësi të madhe mesazhit të Obamës gjatë vizitës së Seine Thein në SHBA, i cili tha: “Ndaloni vrasjen e muslimanëve”, dhe me kujdes të madh presin rezultatet e para të këtij mesazhi.k.d
 
Back
Top