Vatikani hap arkivat per Shqiperine...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
TIRANث - 27 Qershor ( alblink.com ) - Vatikani eshte i gatshem qe te hape arkivat per Shqiperine. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Arqipeshkvi, Domenik Fransua Mamberti, i cili zhvilloi takime me kreret me te larte te qeverise shqiptare.

Ai pati nje bisede me ministrin e Jashtem dhe zv/kryeministrin Edmond Haxhinasto, ku u deklaruan fushat e bashkepunimit. Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit, veçanërisht marrëveshjet e nënshkruara në disa fusha si në shëndetësi, turizëm dhe në fushën e arkivave që krijon mundësinë për të gjetur thesare të panjohura më parë në arkivat e pasuritë e Vatikanit.

Ai vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm që luan Kisha Katolike në Shqipëri lidhur me promovimin e vlerave të tolerancës dhe të respektit, vlera që përqafohen nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së.

Imzot Mamberti pati nje takim edhe me kryeministrin Berisha. Burimet zyrtare te Qeverise pohojne se sekretari për marrëdhëniet me shtetet në Vatikan, Imzot Mamberti vlerësoi se procesi i integrimit evropian është një zgjidhje së pari për stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe se promovimi i paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira midis komuniteteve është në të mirën e të gjithë vendeve të rajonit por edhe të BE.

Sipas tyre, kryeministri gjithashtu e njohu Imzot Mambertin me reformat transformuese që qeveria shqiptare po ndërmerr në kuadër të integrimit të vendit në BE dhe të demokratizimit, modernizimit dhe përmirësimit të jetës në vend. Ai vlerësoi takimin me Papën Benedikti XVI gjatë ceremonisë së lumturimit të Papës Gjon Pali II dhe shprehu dëshirën që Papa të vizitojë Shqipërinë në të ardhmen.

Zoti Berisha bisedoi edhe per ceshtjen e Kosoves dhe hapat qe ka bere gjate ktyre viteve.
1309177622-haxhinasto.gif

Marr nga AlbLink.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top