Varshavë, mijëra polakë bëjnë homazhe për presidentin e ndjerë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
VARSHAVE - Në kryeqytetin polak Varshavë sot në mesdite po zhvillohen homazhe para trupit të pajetë të Presidentit të ndjere polak dhe 95 personave të tjerë që humbën jetën ne aksidentin e rënde të 10 prillit.
Qindra mijë polakë marrin pjesë në shërbimin përkujtimor në sheshin kryesor të Varshavës për të nderuar presidentin Leh Kaçinski, gruan e tij Maria, dhe shumë figura të njohura që vdiqën në rrëzimin e aeroplanit afër Smolenskut, ku ishin nisur për t'i nderuar viktimat e masakrës së polakëve në Luftën e Dytë Botërore.
Sirenat dhe këmbanat e kishave në mbarë Poloninë sot në 8:56 sipas kohës lokale e përkujtuan momentin e para një jave të rrëzimit të aeroplanit në Rusi, ku e humbën jetën presidenti polak dhe 95 të tjerë.
Automjetet në rrugët e Varshavës u ndaluan, ndërsa këmbësorët qëndruan të heshtur. Shekulli
 
Titulli: Varshavë, mijëra polakë bëjnë homazhe për presidentin e ndjerë

gjyhan gjithe keto njerez.....
 
Back
Top