Varrimi i Dianës, thyen shikueshmërinë e dasmës

eGo0sTyle

System Engineer
DIANA-WILLIAM-300x196.jpg

LOS ANGELOS -Pothuajse 23 milionë amerikanë kanë ndjekur nëpërmjet televizorit drejtëpërdrejtë, ceremoninë martesore të Princit William dhe Kate Middleton, të premten. Por, sipas agjencisë së të dhënave Nielsen, interesi i amerikanëve për të parë dasmen mbreterore ishte më poshtë se interesi për të ndjekur varrimin e Princeshës Diana në vitin 1997.
Nielsen njoftoi se 22.7 milionë amerikanë ndoqën transmetimin e drejtëpërdrejtë të ceremonisë martesore në 11 rrjete televizive. Popullsia amerikane është rreth 310 milionë banorë.
Ndërkohë, 33.2 milionë njerëz kanë ndjekur funeralin e princeshës Diana në Londër në shtator të vitit 1997. Diana, e ëma e princit ثilliam vdiq në një aksident me makinë në moshën 36 vjeçare.
Megjithatë, duhet theksuar se përllogaritjet e Nielsen nuk përfshijnë rrjette e vogla televizive ku është transmetuar ceremonia.
Ndërkohë, E!Online, raportoi një record, me rreth 23.6 milonë klikime në faqe, të premten gjatë dasmës mbretërore.
Në të gjithë botën, nga vlerësimet e audiencës globale në television dhe internet, ceremonia vlerësohet të jetë ndjekur nga 2.4 miliardë njerëz, më shumë se 1/3-ta e popullsisë globale, nëse gjithmonë shifrat janë të sakta.
 
Back
Top