Varre monumentale ne Selce (Pogradec)

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ne krahinen e Mokres jane ngritur nje sere qendrash te banuara dhe te fortifikuara si: Rodokali, Slabinja, Zemca, Trebinja, Potkozhani, Shkembi i qytetit ne fshatin Shpelle, Pleshishti, Verriri, Goliku dhe Kozica ne Dunice. Kryeqendra e gjithe krahines ishte Selca e Poshtme.

Ekzistenca e ketyre qendrave favorizohet nga rrjedha e lumit Shkumbin dhe degeve te tij si dhe ekzistenca e rrugeve antike qe lidhin bregdetin e Adriatikut me Maqedonine.

Krahina e Mokres, ne mbeshtetje te burimeve te shkruara antike, ka qene e banuar nga fisi i DASARETEVE, ndersa zbulimet arkeologjike te varreve te Selces se Poshtme si dhe pershkrimet antike te cojne per te besuar se i takojne kryeqendres se ketij fisi – PELIONIT.

Informacioni i pare per Varret e Selces se Poshtme i takojne vitit 1948 nga vezhgimi i ekspedites se Institutit te Shkencave. Muzeu historik i rrethit Pogradec kryen sondazhe ne vitet 1968 dhe 1970 dhe zbulon dy varre. Germimet e plota arkeologjike u kryen ne vitet 1971 – 1972 kur u zbuluan te gjitha varret si dhe lende arkeologjike brenda varrit dhe jashte tij.

Studimi i plote dhe germimi arkeologjik eshte kryer nga arkeologu Neritan Ceka dhe jepet ne botimin e tij „Qyteti ilir i Selces se Poshtme“.

Jeta ne Kalane e Selces se Poshtme, ne mbeshtetje te materialit te pasur arkeologjik perfshin vitet 2700 – 2100 para Krishtit dhe vazhdon deri ne vitet 480 – 570 pas lindjes se Krishtit. Ndersa varret monumentale qe i takojne kesaj kalaje datojne ne shekullin IV para Krishtit.

Kater varre jane skalitur ne nje fasade shkembore. Nje prej tyre eshte ndertuar si amfiteater i vogel me dhomen e varrimit ne qender te shkalleve.

Varri tjeter eshte ndertuar me dy kate. Ne katin e pare nje fasade me kolona me kapitele dhe midis tyre nje mburoje dhe koke demi ne bareliev. Ne qender eshte tentuar per te krijuar dhomen e varrimit, por dhoma e vertete eshte ndertuar nje kat me poshte. Ne te u zbuluan dhe nje material i pasur arkeologjik si vathe floriri, latore, ene balte, pranga skllavi, etj. Dy varret e tjere jane te skalituar ne shkemb.

Nje varr tjeter eshte ndertuar me blloqe guri ne forme paralelpipedi dhe eshte i shkeputur nga grupi i varreve te skalitur ne shkemb.

Te gjitha siperfaqet e dhomave te varrimit jane perafersisht 2.5 x 2 x 2.1m, por ka dhe dhoma 3.5 x 3.1m. Dhomat e varrimit kane qene te mbyllura me flete guri te rreshqitshme ose te mbivendosura. Materiali ku jane ndertuar varret e Selces se Poshtme eshte shkemb ranor.

Nder gjetjet me interesante eshte nje pafte mesi e cila jep nje tablo luftimi dhe luftetarin ilir mbi kale. Eshte „fotografia“ e pare e nje luftetari ilir.
 
Redaktimi i fundit:
Ne Moker, Pelionin e lashte ku filloi Legjenda e Ilireve

Ne gjurme te njerezve te "Vitit te Mbrapshte" ne Mokren e Dinastise ilire

Ka me shume histori, sesa do te kishte nje vend i tere, qe ka kufij te pamate, ushtri te tera, sundues dhe historiane. Por, Mokra ka heshtur ne modestine e
saj, ashtu si varret monumentale te Selces, qe i ka mbartur pergjithe jetes ne bark, dhe qe u zbuluan rastesisht nga nje banor ne vitin 1967. Ketu kane luftuar prijesit me te shquar Ilire, ka luftuar Filipi dhe Aleksandri e shume syresh, qe bota vetem t'i permendte do te ndjente krenari. Kudo ku te hedhesh syte ka nga pak histori, ndersa fshataret si ne pak vende punojne. Te rinjte largohen ne mergim, ndersa me te vegjelit enderrojne. Qe nje dite te jetojne me mire dhe Mokra e tyre, te jete qender e rende si dikur.
Por, eshte enderr, ndersa ngryset mbremja pa drita dhe tirret gjithsesi jeta e varfer. E, pak ore me vone, do te gdhije nje dite tjeter e njejte me varferi dhe
indiferencen...e bardhe

Nga Mokra, Ben Andoni*

Ai u ngrit nje dite dhe i bindur u nis te bej Shqiperine. Personazhi, me mbiemrin e krahines Mokrari, pershkon ne nje nga pjeset e vepres se
Kadarese te gjithe vendin, duke u perleshur dhe duke u takuar me te gjithe spektrin e ushtrive te huaja ne vend, "per nje cope liri". Aventura e tij e
jashtezakonshme eshte pak a shume ne mentalitetin e te gjithe mokrareve te sotem, sepse edhe vendi i tyre eshte i jashtezakonshem. Te pakten, per sa i perket historise. Ketu, ne Luften e Pare, francezet e Antantes luftonin me austriaket e Fuqive Qendrore. Pak me tej, serbet terhiqeshin te derrmuar drejt vendit te tyre, ndersa greket e pashpirt shkelnin me shume tersellim prodhimet e begatshme te banoreve kryenece. Si ne nje jerm kolektiv, mokraret, i kthenin pastaj pushken kujdo, qe kalonte aty, pervec armikut te
pandashem... varferise se tyre skajore.

Per ne zemer te Mokres

"Lene tokat dhe punojne tokat e grekut...". Kjo eshte nje nga fjalite e pakta, qe artikulon dhe qe i tretet ne gryke, pa nisur 65 vjecarit Haki Balliu. Pak nga
pak, i rreshtin dhe fjalet e tjera qe ka nisur ne mendje, kur shikon gjithmone pak e me pak mokrare, duke punuar. Nderkohe, bashkevendasit e tij, kane ikur
ne kurbet, vendin ku mendojne se mund te permiresojne sadopak gjendjen e tyre katastrofale, si i pelqen qe te perserise, kryetari i tyre i Komunes, Shaban Sula.

Ne te vertete, asgje e jashtezakonshme nuk te duket, teksa le Qukesin dhe futesh ne ish-mbreterine e Pelioneve te vjeter. Nje rruge, deridiku e mire, ecen
ngjitur me Shkumbinin, shume te paster, dhe ngjitet tutje, permes qetesise vetmitare. Hakiu, qe ka marre persiper te na udheheqe, eshte nje intelektual vendas, qe boton edhe nje gazete kushtuar Mokres. Pak nga pak, kur rruga jep shenjat e para te jetes, edhe ai e ka mbledhur veten. Merr fryme plotesisht dhe fillon qe te tregoje toponimet, qe jane teper sllave ne kete vend. Por fjalet e tij nuk mjaftojne gjithsesi, sepse shkretina e bute dhe rruga pak e nga pak veshtiresohet natyrshem. Ende askund banore, ndersa shfaqen nga larg disa nga shtepite e para mokrare, qe tutje- tehu, tregojne se banoret kane filluar ta administojne deri diku ndryshe jeten e tyre. Befasimi i pare, vjen pak minuta me pas, teksa shikon pak banoret e pare, qe jane te perkulur ne pune. Jane ne arat e tyre, ndersa kositin foragjeret, qe i duhen per bagetite. Kryesisht me te ardhurat e tyre, mbahet tashme ushqimi i
vendasve. Cuditerisht, kudo burrat e paket, punojne bashke me grate. Ne kete peisazh jo te eger, do te shikosh se dora e banoreve, ka prekur deri kuotat ne kodrat matane Shkumbinit, qe pasketaj i jane nenshtruar pa fjale dores se njeriut. Mokrari e njeh punen dhe jeten dhe kete e shikon nga nje mireqenie e zakonshme ne fytyrat e tyre te paqta. Nga nje prej shkollave te mesme, qe hasim rruges, shikojme se ka edhe shume nxenes: Te ushqyer mire dhe per me teper te paster. Fotografia i merzit dhe kjo tregon se jane te
pare me mjedisin. Pak me tutje, eshte nje ure antike, qe referuar vendasve, i perket njeres prej degezimeve te Via-Egnatias dhe qe eshte ende ne funksionim, si per tu kujtuar banoreve, se e kane origjinen prej shume larg. Ajo ende perdoret per funksionimin e pese familjeve dhe lidhjen e tyre me jeten e perditshme.
Pasi kalon Tartavecin, pastaj Manastiret...Shkon permes Golikut dhe kalon dhe Verrine. Ketu, ne nje ure, Hakiu na shenon me dore se duhet te ndalojme. Nuk
tutet dhe nga reja e pluhurit, qe lene makinat e rralla, qe kalojne asaj rruge na tregon, se tutje ne mal, jane ato...Varret monumentale te Selces. Ka
emocione, sepse po na zbulon nje gje te jashtezakonshme. E di se eshte pika e kureshtjes sone, dhe kur do i shikojme pak me vone justifikohet
natyrshem i gjithe pathosi i tij. Pasi ato perbejne jo vetem nje nga vlerat me te medha te antikitetit shqiptar, por edhe nje nga mrekullite e pakta antike
kombetare. "Ecim...aty jane ato...do i shohim ne kthim", thote burri, qe i ka kushtuar kesaj zone, disa novela historike, teper mbreselenese.

Si jetojne sot mokraret

Ka pak te ngjare, qe shume nga vendasit t'i kene lexuar novelat e tij, sepse ne pergjithesi Mokraret jane pak a shume "rehat", si te gjithe shqiptaret e
ngeshem, te kohes sone. Klubi ne qender te fshatit, eshte i mbushur me te rinj, qe vegjetojne. Plot njerez te tjere, mbushin rruget e Proptishtit, qe eshte edhe qendra e komunes se Mokres. Jane te zakonshem dhe jo te stermedhenj, si perfytyrimet antike per Iliret.
Por... teper te bardhe, shenje e races superiore, si na pelqen qe te mburremi, ne persiatjet tona kombetare. Kryetari i Komunes, qe eshte zgjedhur me
nje mirekuptim te pergjithshem, eshte i qete dhe teper i vendosur. Sipas fjaleve te banoreve, ai ka bere shume dhe eshte ndryshe, nga paraardhesi. Ne fakt, nuk ka bere nje gje, sepse nuk ka ndryshuar mentalitetin e tyre, ate te qendrimit kot. Ai vete, ka qene simbol i punes se madhe, gje e cila duket se nuk i ben shume pershtypje banoreve, kryesisht te rinj. Dy 16 vjecare,
qe luajne tavell pak me tej, nuk trazohen nga fakti, se kane zene nje nga tavolinat e klubit. Ata mbetin te ngeshem, e na hedhin ndonje veshtrim "meshirues". Edhe per ta, kuptohet ne ara punojne baballaret dhe nenat,
brezi i dyte i mokrareve...ata qe nuk e kane braktisur kurre punen. "U them qe te dalim dhe te bllokojme rrugen nacionale dhe te kerkojme qe dritat qe
paguajme, te mos na i nderpresin, qofte dhe duke u sakrifikuar dhe une, por...", thote kryetari, per nje nga problemet e tyre. Hakiu e ndjek me vemendje fjalen e kryetarit, por e di me mire se ai, qe mokraret e sotem, duket se jane larg atyre te kaluares. Atyre u ka shtegtuar prej kohesh besimi, ndersa duket se kontributi i deputeteve dhe paraardhesve te Sules ne kete vend, ka qene i paperfillshem. Kjo eshte arsyeja, qe zhgenjimi per politiken eshte skajor tek ata. "Te pakten...te behej dicka nga dikush, ai do ta kishte
gjithmone voten", thote Maloja, nje 50 vjecar, qe administron klubin ne qender te fshatit dhe bashke me te dhe shume nga opinionet e fshatit. Ka nje pamje iluministi, qe ia "prish" pak koka e madhe, e cila mban nje buzeqeshje shume dashamirese. "Duam nje djale vendi, qe ta doje Mokren, por edhe te beje dicka...", thote ai. Deri me tani, askush nuk kujtohet per ta, vec kohes, kur afrojne votimet. Nderkaq, njeri nga dy furgonat e fshatit eshte mbushur dhe mokraret largohen. Ku? Ku te munden...Vendasit cdo dite largohen drejt Prrejasit, qe duket si qendra e kasabase per ta. "C'beni?- pyes nje 30 vjecar"..."Luajme, kullosim syte..", me pergjigjet indiferenti mokrar, i veshur shume sportiv. Imazhi i fshatareve, qe punojne, ze e me fashitet ne Proptisht
dhe i le vend kudo 'indiferences' se vendasve. "I shikon keto,-me zgjon Shabani, duke me treguar duart,-une vazhdoj punoj"...Por, ky patetizem, nuk u
ben pershtypje banoreve, qe jane bashkuar pak nga pak rreth tavolines. Sikur te kishim drita, sikur te kishim uje, sikur-et nuk mjaftojne, "atehere do te
ndryshonte puna", thote dikush. Si te gjithe, mokraret dine te punojne ne emigracion dhe si te gjithe shqiptaret, puna ne kurbet, u garanton me shume. Ndaj e kane me te lehte qe energjine djaloshare ta derdhin andej...Kjo zgjat pak dhe ata kthehen ne shtepira, ku i presin pastaj njerezit e tyre, shtepite dhe tokat, qe duhen punuar. Kuptohet rrine pak dhe nisen...Fale kesaj pune shtepite e mokrareve jane te mobiluara thjesht, disa syresh me shume nga pajisjet e nevojshme dhe ndertimet, qe do t'i kishin zili edhe banoret e
qyteteve te medha. Pak krenare Ka raste, qe ata e ndjejne veten si te medhenj. Nuk di se cdo te ndodhte, po te njihnin historine dhe ca me shume vendin e tyre ne kete histori. Ne fakt, ndodh qe ata vete jane me shume krenare per veten; per shendetin e tyre dhe per mrekulline e Zotit: natyren e
Mokres; ndersa krenarine per historine e tyre, duket se e kane te paket. Kujtoj, fjalet e nje banori, qe me thote se kohen e kalonin ne Perrenjas dhe trishtohesh, qe shume prej tyre mund te kene vite, qe nuk e shikojne Selcen. Kjo te kujtohet pak minuta me vone, kur ikim drejt saj. Por, per kete, duhet te kalosh ne nje baltovine te madhe, qe ka nje spirale drejt Varreve Monumentale, objekti i vetem i endrres sone. Rruges se veshtire, deri aty, te vjen ndermend legjenda e lashte te Kadmit dhe Harmonise dhe Ilirit, qe i dha jete pastaj legjendes per shumeteparet e shqiptareve te sotem. Por, shtepite e gurta te Selces, dhe shenjat e pakta te jetes, te ulin me kembet ne toke. Nuk je me ne zonen e enkelejve, por te selcioteve te varfer te shekullit XXI. Gjithsesi, shtepite jane te kulmuara mire, kane cati te spikatura, ndersa duket se katet perdhe, si dikur u perkasin bagetive. Mjedisi fshatar, kalon, teksa
largohemi drejt monumenteve, qe jane dhe apogjeu, i te gjithe gjerave ketu: Kompleksi Monumental i varreve te Selces. Ai qendron prej me shume se nje mije vjet mbi fshat, ndersa duhet t'i afrohesh me ane te nje monopati. Fshati, qe gjendet pak me poshte, kundrohet i plote nga kuotat e varreve, qe shfaqen pak nga pak. Eshte pak te thuash, qe pamja e tyre, eshte emocionale. Tregojne si nje banor i vjeter, duke punuar hasi diku me nje boshllek ne faqet e malit. Duke ditur me instikt rendesine e zones, sepse
arkeologet kishin kohe qe e vizitonin, u lajmerua Tirana. Ajo qe u zbulua me vone i kalonte parashikimet e zakonshme te banoreve. U zbulua akropoli i nje
qyteti ilir te shek. IV-III p.e.s. Ndersa ky vend u cilesua si qender e krahines ilire te Dasaretise. Po, ne kete kohe, jane te gdhendura ne shkemb edhe 4 varre monumentale princeror, me nje arkitekture te stilit jonik. Ne njerin varr, arkeologet, kane gjetur nje inventar shume te pasur me arme, ene bronzi e balte, zbukurime ari dhe nje pafte metalike me skene mitologjike luftimi, qe i perket Legjendes se fenikasit Kadmi. Ky inventar i perket, sipas hipotezave te arkeologeve te sotem, Dinastise ilire te Bardhylit. Madje, Prof. Neritan Ceka, nje hulumtues i kahershem i tyre, te thote se kujt i perkasin dhe si jane te vendosur varret. Ato i perkasin respektivisht Dinastise ilire, ku jane krahas njeri-tjetrit Bardhyli, Kliti, ndoshta Monunit (i pari mbret ilir qe preu monedhat) dhe varri i trete i perket Bardhylit te ri. Ky i fundit eshte i njekohshem me Pirron e Epirit, ndersa besohet se vajzen e tij, bukuroshen Birkena, ai e mori per grua. Bardhyli thuhet se ka luftuar dhe kunder Aleksandrit te Maqedonise. Ndersa te jatit te tij, Filipit, thuhet se i vrau mijera ushtare dhe vete i hoqi nje sy. Te pese varret u perkasin dy tipeve te ndryshme: me gdhendje ne shkemb dhe murature me blloqe katrore guri. Ato thuhet se jane ndertuar ne kohe te ndryshme dhe me blloqe guri te vendosur njeri mbi tjetrin. Varret jane mbi shpatin lindor te kodres mbi fshat, ndersa jane te ndertuar teresisht me blloqe gun ranor. Shquhen qarte dhe tani kolonat e stilizuara qarte, ndersa nje nga varret ka ornamente te spikatura.

Te gjitha opnionet qe shkembejne ne pak minuta, duket se nuk i bejne pershtypje banoreve, qe jane bukur te mesuar me te huajt ne fshatin e tyre. Roja, qe eshte lene per te ruajtur ato dhe qe eshte me shkollen e mesme, duket se nuk di te thote shume gjera, por na tregon me dore, se ku eshte emri i krijuesit te ketij kompleksi te jashtezakonshem, ustait antik Meko. Nga
Gradishta, qe sundon peisazhin mokrar tregohet e gjithe zona, ndersa Hakiu, ne nje nga momentet e vetme qe flet me pathos, nxjerr nga goja, nje sentence:
"Cfare te shikon syri, nga ketu, -thote ai mbi kreshten e malin, qe mban ne bark varret e legjendareve enkelej, -eshte Mokra". Entuziasmi i tij ndiqet nga nje apati e rojes, qe nuk i ben pershtypje fare ky realitet. Na tregon se ndodh, qe ata qe vine dhe gervishtin, prandaj duhet te jete ne alarm. Ky
alarm e ben qe te na shikoje njesoj dhe ne. Shaban Sula, kryetari i komunes-na thote se i ka kerkuar nje banori, qe ka shtepine me afer kompleksit, se duhet te beje nje klub, ne menyre qe vendasit te mblidhen aty.
Por, duket se kjo, i ka hyre ne nje vesh dhe i ka dale nga tjetri kjo porosi e arte. Ne Selce, vine shpesh njerez dhe largohen...duke pare nje gje te
mrekullueshme dhe nje varferi, qe nuk mund te quhet skajore. Indiferenca e dukshme e vendasve duket se e justifikon supremacine e te pareve te tyre. Kjo nuk i ndalon, qe te jene shume mikprites, si shqiptaret qemoti. Po te mos i takosh do te jesh armiq. Duhet patjeter, qe pas pershendetjeve te rastit, t'u bindesh dhe urdherave te mireseardhjes, qe jane pak taksative.
E brenda, shtepive te thjeshta buron nje shpirt i mire, ku banoret e veshur thjeshte, kontrastojne dukshem nga mosha ne moshe. Nuk kemi hasur me veshje popullore, ndersa te rinjte e paket, nuk dallohen nga kudo gjetke, te pakten nga veshja.

Ne fakt, mikpritja, na afrohet dhe nga nje prej shoqeruesve te rojes se varreve, qe duket se mbetet teper i kenaqur nga ikja jone.

Ne kthim pas...

Keshtu, kur zbresim, pak e nga pak zhduket edhe Mokra bashke me varret e saj. Si dikur, banoret vazhdojne e tranden ne perditshmerine e tyre, ndersa koha vazhdon te beje punen e saj. Stinet kalojne ne kohet e tyre, lumi fryhet por banoret nuk e shfrytezojne dot per vaditje, ndersa Dielli pershkron perjetesisht rrugen e zakonshme mbi Malin e Gradishtes dhe teposhte. Ata
kane mbijetuar, sipas menyres se tyre. Ne pak kohe dhe me pak mundesi, duket se ketu nuk ke pare shume gjera. Hakiu, si bir i vendit, e ka dhene me te drejte diku ne nje nga novelat e tij se "Mokra jone ka vend per penen e te gjitheve". Nuk ka sesi te ndodhe ndryshe, sepse duke filluar nga legjenda e krijimit te vete ilireve dhe duke vazhduar me ngjarjet dhe toponimet e tyre, si "Krushqit e Ngurosur", "Djepin e Dragoit", "Shpella e Shen Morenes" dhe "Sofren e Skenderbeut", merr perpara te gjithe historine e vendit. Ketyre u
shtohen edhe Luftrat e shekullit te shkuar dhe ku vendi i tyre eshte kthyer ne nje arene te zakonshme luftrash. Ata nuk harrojne mbi te gjitha edhe varferine, armikun me te madh, qe u dhuroi rregjimi i pak viteve me pare...


 
***



Sa krenare jane per historine e tyre, banoret?

"Ky komunitet i njeh shume historine dhe eshte shume krenar per jeten. Kjo tregon qe nuk ka largime nga kjo treve, por tregon se eshte i zgjuar, krenar dhe punetor. Ndersa mbeshtetja eshte 0, nga shteti".

==
Varret Monumentale te Selces



Nje shfaqje mjaft origjinale e arkitektures sepulkrale ilire perbejne varret shkembore ne qytetin ilir te Selces se Poshtme. Ne baze te ketyre varreve qendron tipi i varrit me qemer, qe ishte gdhendur ne shkemb, duke shtuar edhe nje fasade monumentale, qe mungonte ne tipin e zakonshem te ndertuar me blloqe. Deri me sot ne Selce njihen kater varre monumentale te punuara ne nje brez shkembor te kodres mbi te cilen ngrihej qyteti. Te gjitha varret jane gdhendur ne faqet shkembore te krijuara nga guroret e shfrytezuara ne menyre intensive, qe nga mesi i shek IV, p.e.sone.
Ndertimi i varreve ka vazhduar gjate te gjithe shek III p.e.sone, qe eshte dhe periudha e lulezimit ekonomik te ketij qyteti me te rendesishem ne rrugen
antike te lugines se Shkumbinit. Varret duhet ti perkasin nje dinastie mbreterore ilire, qe sundoi ne treven e Dasaretise, ndoshta pasardhesve te Bardhylit, e Klitit, sic ishte vjehrri i Pirros, Bardhyli i ri. Ka shume mundesi qe Selca te jete Pelioni antik, qyteti ku me 355. p.e. sone u be beteja midis
kryengritesve ilire te udhehequr nga Kliti dhe ushtrise maqedonase te udhehequr nga Aleksandri i Madh.

Varri me i hershem i fillimit te shekullit III. p.e.sone ka ruajtur skemen e zakonshme te varrit me qemer me dhomen e varrimit 3.80 X 3.50 m te gdhendur ne shkemb dhe me nje paradhome te hapur. Vete dhoma e varrimit ka nje fasade monumentale te zbukuruar me kater pilastra jonike mbi te cilat ngrihej nje fronton trekendesh. Nje porte monumentale shenonte hyrjen per
ne dhomen e varrimit, qe mbyllej nga dy dyer guri. Brenda dhomes se trajtuar me tavan ne forme qemeri ishin gdhendur dy sofate, per vendosjen e trupave.

Gjysmes I te shek III p.e.sone i takon nje varr tjeter i vendosur prane te parit. Ndersa dhoma e varrimit ruan planimetrine katerkendeshe me tavan te punuar ne forme qemeri, fasada e varrimit eshte trajtuar me pamjen e nje portiku te ordrit jonik me gjatesi 6.50 m dhe lartesi 3m. Pjesa qendrore ne forme eksedre ka nje hyrje monumentale qe te con ne nje kenotaf te punuar
ne shkemb. Dy pjeset anesore te drejta jane zbukuruar me relieve te punuara ne hapesiren midis pilastrave jonike, qe zbukurojne fasaden. Ne njerin krah eshte paraqitur nje bukranion dhe nje perkrenare e tipit helenistik mjaft e ngjashme me ate te mbretit Monun, ndersa ne krahun tjeter nje mburoje tipike ilire e zbukuruar me rrathe koncentrike dhe svastika midis tyre. Keto simbole luftarake deshmojne se i varrosuri ishte nje prijes ose mbret ilir. Dhoma e varrimit perbente dy sargofage prej pllakash guri, me faqe te zbukuruara me relievin e nje shtrati mortor.

Varri i trete monumentali, gdhendur ne te njejten zone, rreth shek.III-te, para eres sone, kishte forme krejt te vecante per kete lloj arkitekture. Ai ishte
trajtuar ne formen e nje teatri te vogel te tipit iliro- epiriot me analema te drejta. "Shkallarja" e tij, kishte dy rradhe ndenjesesh per uljen e njerezve
ne rastet e ceremonive perkujtimore. Nen "Orkestren" e monumentit ishte gdhendur dhoma e varrimit ne formen e katerkendeshit, qe mbulohej me nje pllake te madhe guri. Varrimi ne kete dhome te vogel ka qene bere me
urna te vendosura ne tre sofate te krijuara ne anet e saj. Varri i katert, me i madhi per permasat, po i realizuar me dobet nga ana artistike, i takon gjysmes
se se II te shek.te III pe.sone. Ai ka qene punuar me nje fasade 70 m te gjate, dhe 5-6 m te larte ne nje zone te re te te njejtit brez shkembor ku gjendeshin edhe varre te tjera. Dhoma e varrimit te tij eshte vendosur ne pjesen solide te shkembit. Ajo ka forme katerkendeshe3.5 X 3.1m, me tavanin, e punuar ne forme qemeri dhe me nje sarkofag, te vetem ne krahun e majte te hyrjes. Dhoma ka qene e zbukuruar me afreske te cilat jane shkaterruar me vone nga grabitesit. Fasada e varrit ka qene e trajtuar me pamjen e nje tempulli me dy pilastra jonike ne anet e hyrjes, qe mbanin nje
fronton te punuar vecmas. Ne faqen me te afert te fasades eshte punuar ne reliev nje dalte, si mjeti kryesor i punes me te cilin eshte punuar varri dhe
jane gdhendur nje numer mbishkrimesh. Sipas tyre, mjeshtri ilir Mekos, ka bere punen per gdhendjen e fasadave dhe te zbukurimeve te tjera te varrit. Ne
faqet e tjera qe formojne, fasaden, jane gdhendur pese kamere per vendosje skulpturash dhe mbishkrimesh, te cilat nuk jane ruajtur. Te gjitha varret monumentale te Selces kane qene grabitur qe ne kohen antike. Varri me fasade ne forme portiku ka qene perdorur per here te dyte ne fund te shek III p.e. sone per te varrosur anetaret e nje familjeje te pasur. Megjithese edhe ky
varrim i dyte, ka qene grabitur pjeserisht ne antikitet, prej inventarit te tij ruheshin nje numer i madh enes balte e bronzi, armesh e zbukurimesh, qe u
zbuluan gjate germimit.

Varret monumentale ilire vecanerisht ato shkembore te Selces, jane shprehje e origjinalitetit te arkitektures Ilire, qe kerkonte te afirmonte dhe pas vdekjes poziten e privilegjuar ne shoqerine ilire.

*Pjese e shkeputur nga libri i autorit "Arkeologjia"
 
Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehtat

Prof. as. dr. Skënder Aliu zbulon vlerat dhe historinë e kërkimeve 47-vjeçare për kufijtë e qytetërimit të vjetër. Kryeqendra e shtetit të parë Ilir që prej neolitit të vonë dhe origjina e nënës së Aleksandrit të Madh
KORCE - Gjithkush mund të ketë dëgjuar për qytetin e Pelionit. Ai ndodh diku në trevat e pellgut të Korçës, por ende nuk dihet saktësisht se ku. Tashmë ai qëndron i heshtur në pritje të zbulimit të tij. Ditën që do të gjendet nga arkeologët, ky qytet do të ketë shumë për të thënë. Nuk është çudi që të na lerë të befasuar të gjithëve. Ai është një histori e mirëfilltë e aspak trillim fantazmagorik, mendjesh të sëmura. Ai ka parë me sytë e tij, aleancat dhe luftërat mes mbretërve të vendeve fqinj, vrasjen e mbretit Perdika III të Maqedonisë, martesën e Euridikës, vajzës shqiptare, me mbretin Amynten II në Maqedoni. Prej saj do të lindte Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh. Që nga ajo kohë lidhjet e gjakut mes dy vendeve do të shfaqeshin kohë pas kohe.

Qyteti i Pelionit është thesari i shumë dëshmive të njohura dhe të panjohura deri më sot. Ai do t’i tregojë të gjitha.

Thuhet se ai shtrihet në afërsi qytetit të Bilishtit, shumë më pranë me fshatin e Trenit, ashtu siç është thënë se Pelioni mund të gjendet në Selcën e Poshtme të rrethit të Korçë, sepse aty janë gjetur disa varre monumentale. Por përsëri nuk mund të thuhet se sa afër dhe larg tij jemi.

Kërkimet për zbulimin e këtij qyteti kanë filluar në vitin 1961, ndërsa vijojnë edhe sot e kësaj dite. Tashmë nuk është çudi që gjendemi pranë tij. Që nga çasti i zbulimit do të kemi mundësinë të njihemi me të fshehtat i fisit të Dasaretëve.

E vërteta është se Pelioni ka qenë qendra e rezistencës mbretërore të shtetit të parë Ilir.

Gjithsesi, se sa afër dhe sa larg Pelionit ndodhemi aktualisht, tregon për gazetën “Metropol”, arkeologu prof. as. dr. Skënder Aliu.

Ku shtrihet Pelioni

“Sigurisht që qyteti i Pelionit gjendet në Shqipërinë juglindore”, nis të tregojë prof. as. dr. Skëndër Aliu.

“Mbi këto treva shtrihej fisi i Dasaretëve ose Dasaretia antike. Arkeologët e mirënjohur F. Prendi dhe M. Korkuti janë shprehur se Shqipëria juglindore, me qendër pellgun e Korçës përfaqëson një nga vatrat kryesore më në zë të qytetërimit prehistorik, madje jo vetëm brenda vendit dhe në rrafshin ballkanik, por edhe më gjerë se kaq. Kufijtë e shtrirjes së Dasaretisë antike ende nuk dihen me saktësi, por dihet që ajo shtrihej mbi pellgun e Korçës, mbi fushën e Devollit, mbi pllajën e Kolonjës e shkonte tutje në zonën e liqeneve të Prespës, madje deri në ujërat e liqenit të Ohrit për të vijuar më pas drejt kodrave të Grabovicës, por sigurisht shumë më gjerë se kaq... Në gjithë këtë hapësirë janë gjetur dëshmi arkeologjike. Ato flasin për një shtrirje kohore të pandërprerë duke filluar që nga neoliti i vonë në vitet 2800-2700 p. e. s., e deri në shekullin IX p. e. s.”, tregon prof. as. dr. Skënder Aliu.

“Shqipëria juglindore kishte një pozitë gjeografike mjaft të favorshme, vijon të tregojë Aliu, dhe kjo ndikoi në zhvillimin e saj. Kishte një florë dhe faunë të pasur, terrene të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori, ujëra të bollshme për peshkim, ku veç këtyre kishte një pozicion kyç në kryqëzimin e rrugëve që të çonin në brigjet Adriatiko-Egjeane. Nëpërmjet luginës së Aliakmonit (lumi Bistrica) ajo lidhej me Thesalinë, ndërsa afërsia me Maqedoninë, ku zbresin ujërat e Vardarit, e cila shërbente si rrugë drejt Danubit ka qenë tepër e rëndësishme për të. Pikërisht mbi këtë vend do të ngrihej qyteti i Pelioni, emri i të cilit do të mbetej i shkruar në burime historike mjaft të hershme, të cilat do të nënvizojnë faktin se Pelioni ishte një qytet i fuqishëm i ilirëve”, tregon më tej prof. as. dr. Skënder Aliu.

Marrëdhëniet me fqinjët

“Fuqizimi i qytetit të Pelionit nuk ishte i rastësishëm. Pozita gjeografike e Shqipërisë juglindore favorizonte lindjen e qyteteve të fuqishme. I tillë do të ishte Pelioni. Përmes rrugëve të tilla nisi tregtia. Importoheshin dhe eksportoheshin prodhime nga vende të tjera fqinje. Që nga shek XV p. e. s nisën të vinin objekte të importuara nga punishtet dytësore mikeniane të Thesalisë. Të asaj kohe janë një enë balte e prodhimit me çarak e tipit mikenian, e zbuluar në varrin qendror të tumës së Rehovës, 8 copë pafta floriri, nga të cilat 6 janë gjetur nëpër varret e tumës së Rehovës dhe 2 në atë të Shtikës, të cilat datojnë në shek XIII p. e. s. Si importe të drejtpërdrejta njihen gjithashtu themthoret prej floriri, enët dhe shumë fragmente qeramike të prodhimit me çark, të zbuluara në lumin e Barçit e në vendbanimet e Sovjanit, të cilat datojnë në shek XII-X p. e. s. Me origjinë të hershme euro-qendrore janë gjithashtu kategoritë e ndryshme të gjilpërave të gjata, fibulat dhe varëset gjyslykore, të cilat kanë qenë të pranishme në shumë varreza tumolare të gërmuara në Korçë dhe Kolonjë. Ato kanë hyrë fillimisht që në shek XIII p. e. s.”, tregon Skënder Aliu.

“I them të gjitha këto, vazhdon ai, sepse marrëdhënie të tilla kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë juglindore, por që në asnjë rast ato nuk ndryshuan karakterin etnik e pamjen e kulturës ilire. Këto marrëdhënie u intensifikuan veçanërisht në fazën e parë e të dytë të hekurit, të cilat zhvilluan më tej bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, përsosën prodhimin e qeramikës në enët e përdorimit e të luksit, u zgjerua veprimtaria metalurgjike, u ndërtuan një varg fortifikimesh që kontrollonin rrugëkalimet, të cilat kushtëzoheshin mesa duket nga shqetësimet e dyndjeve egjeane të shek XIII-IX p. e. s. Një fakt i tillë thuhet dhe nga burimet e shkruara historike”, sqaron arkeologu Skënder Aliu.

“Por ndërsa ne njiheshim me burimet historike dhe gjetjet arkeologjike gjithnjë e më shumë mendonim për gjetjen e qytetit të Pelionit. Ai është një qytet që mund të flas shumë për këtë trevë të banuar nga dasaretët”, shton prof. as. dr. Skënder Aliu.

Fuqizimi i Pelionit

“Në gjysmën e dytë të shekullit V p. e. s. disa nga vendbanimet e fortifikuara protourbane po shndërroheshin në qendra të rëndësishme zejtarie e tregtare me tipare qytetare, të veçuara nga bujqësia e blegtoria. Pikërisht në këtë kohë edhe qyteti i Pelioni mori përmasat e një qyteti të rëndësishëm. Arianiti dhe Kurt Rufi pohojnë se, ‘Pelioni u bë qendra e rezistencës mbretërore e shtetit Ilir’. Materialet arkeologjike të gjetura në kalanë e Symizës të Korçës, në Hollm të Kolonjës, në Trebenishtë pranë Ohrit, tregojnë se kultura ilire e rajoneve të Shqipërisë juglindore në shekujt VI-V p. e. s., kishin të njëjtin nivel zhvillimi me atë të krahinave fqinje ilire të Maqedonisë. Megjithatë, meqenëse importi nga Greqia paraqiste vështirësi për shkak të distancave shumë të largëta, bëri të mundur të përshpejtohej procesi i zejtarizimit të qeramikës për të plotësuar kërkesat e konsumatorit vendas. Kategoria e qeramikës me çark në gjysmën e dytë të shekullit VI p. e. s., riprodhon forma të traditës ose forma të importuara ojnohe, skifos, kantarëgutus, kupa etj. Vlerë të njëjtë nisin të marrin edhe zbukurimet trupore prej bronzi të njëkohshme dhe tipologjikisht të ngjashme me ato të Maqedonisë perëndimore. Krahas armeve, heshtat dhe shtizat prej hekuri, shpatat e tipit mahera, anxharët, kamat, përkrenaret, por edhe disa objekte simbolike, si skeptrat (shkopi i sundimtarit) paraqesin karakterin oplit në përshtatje me kohën. Por që të gjitha këto nuk flasin për armët e vetëmbrojtjes, por për një kompletim të sistemit të armatimit në funksion të aristokracisë ushtarake. Fakte të tilla tregojnë se qyteti i Pelionit po fuqizohej edhe ushtarakisht”, vazhdon më tej me rrëfimin e tij prof. as. dr. Skënder Aliu.

Pelioni qyteti i rezistencës

“Qyteti i Pelionit mund të jetë bërë i famshëm për rezistencën e tij në fund të shekullit V p. e. s.”, shprehet Skënder Aliu.

“E them këtë, sepse nëse i referohemi Tukuditit, i cili është një burim i besueshëm historik, ai na tregon për ilirët, të cilët në përkrahje të Lynkestëve, nisën luftën me Maqedoninë. Sipas burimeve historike, kjo ka ndodhur në vitin 423 p. e. s. Ka të ngjarë që në krye të shteti të parë Ilir, mbret të ketë qenë Sira, i cili kishte patur konflikte të vazhdueshme me maqedonasit. Megjithatë, ai për të lidhur marrëdhënie të mira me Maqedoninë shfrytëzoi modelet e asaj kohe. Nuk bëri gjë tjetër, veçse vajzën e tij, Euridikën e martoi me Amynten II, i cili në atë kohë ishte mbret i maqedonasve. Nga kjo martesë do të lindte Filipi II, ose babi i Aleksandrit të Madh. Në fillim të shekullit të IV p. e. s., kur mbret do të ishte Bardhyli, ky shtet do të njihte fuqizimin më të madh ekonomik dhe ushtarak. Pikërisht në këtë periudhë shteti Ilir u përfshi sërish në konflikte me Maqedoninë. Megjithatë, në vitin 393 p. e. s., doli fitues ndaj saj duke detyruar maqedonasit t’i paguanin një haraç vjetor. Maqedonasit u thyen përsëri në vitin 369 p. e. s., por edhe në vitin 360 p. e. s., ku prej tyre mbetën 4000 të vrarë, madje edhe mbreti Perdika III. Më pas përplasjet do të shënoheshin mes mbretit Bardhyl të ilirëve dhe mbretit Filipi i II i maqedonasve, i cili në të njëjtën kohë ishte dhe djali i Euridikës nga Shqipëria. Bardhyli u mposht në vitin 359 p. e. s., por Filipi i II asnjëherë nuk deshi të nënshtronte Ilirët. Ai dinte që nëna e tij kishte qenë nga Disaretia, ose nga Shqipëria juglindore. Në vitin 344 p. e. s, Filipi kishte zgjeruar kufijtë e tij drejt Trakisë, ndërsa kishte nënshtruar ushtarakisht gjithë Greqinë. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe qyteti i Pelionit do të mbetej qendra e rezistencës së shtetit të parë Ilir. Ky fakt ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve”, shprehet me siguri prof. as. dr. Skënder Aliu.

Sa afër dhe larg Pelionit

Prof. as. dr. Skënder Aliu tregon për hipotezat e ngritura nga arkeologët se ku mund të gjendet qyteti i Pelionit.

“N. Hamond, vijon tregimin e tij Aliu, mendon se Pelionin mund ta kërkojmë te ‘Goricat e Trenit’, por tashmë kjo tezë nuk mbështet më nga ana arkeologjike. Neritan Ceka sjell argumentin se Pelioni duhet kërkuar te Selca e Poshtme, sepse aty janë gjetur disa varre monumentale. Ky argument duket bindës dhe i qëndrueshëm. Sh. Gjonkecaj, mbas studimit të thesarit që u gjet rastësisht brenda mureve të kalasë ‘Hija e Korbit’, në fshatin Klocë, pretendon se Pelioni mund të gjendet aty. Edhe kështu mund të jetë. Ato që do të zbulojnë Pelionin e famshëm të pellgut të Korçës, kryeqendrën e shtetit të parë Ilir do të jenë gërmimet arkeologjike. Gërmimet sollën zbulimin e Dimalit në Berat dhe të Antigonës në Gjirokastër. Gjetjet epigrafike do të flasin për gjithçka. Gjithsesi unë mendoj se tashmë ka ardhur koha të lokalizohen kështjellat e qytetit, emrat e të cilave i njohim nga burimet historike. Këto burime përmendin kështjella të tilla si, ‘Bantia i Kaloikenëve’, ‘Orgesa i Pisantinëve’, ‘Enkelana Bojoja’, ‘Lyhnidi’, ‘Keraka’, ‘Satinioni’, ‘Kreoni’, ‘Geruni’, ‘Kadrionini’, ‘Kreoni’ etj. Lokalizimi i kështjellave apo qyteteve, por veçanëresht lokalizimi i Pelionit, si kryeqendra e shtetit Ilir do të hidhte dritë mbi ngjarjet historike dhe politike që kanë të bëjnë me Dasaretinë. Gjithsesi gërmimet e filluara nga viti 1961 e deri më sot do të na çojnë drejt këtij qyteti të njohur me emrin Pelion”, saktëson prof. as. dr. Skënder Aliu.

Zbulimet e tjera gjatë gërmimeve për Pelionin

Shqipëria juglindore një nga vatrat

më të rëndësishme të shtetit Ilir

KORاE - “Kultura materiale dhe shpirtërore e krijuar nga brezat që jetuan këtu gjatë mijëvjeçarëve, shprehet Aliu, ishte krejtësisht e panjohur deri në fillim të viteve ’60. Vetëm kur filluan punimet për zgjerimin e kanalit pranë urës së Maliqit mbi lumin Devoll, rastësisht u zbuluan gjurmët e një vendbanimi palafit (mbiujor), të cilat nxitën arkeologët. Një vit më pas do të fillonin gërmimet arkeologjike. Që nga ajo ditë e deri më sot janë lokalizuar me dhjetëra vendbanime të hapura dhe të fortifikuara me mure, varreza tumolare e të dysta. U studiuan materialet e gjetura te stacioni i Maliqit, te Shpella e Trenit, te Tumat e Barçit e të Kuçit të Zi. Që të gjitha treguan se Shqipëria juglindore kishte qenë një nga vatrat më të rëndësishme të shtetit Ilir. Ato treguan se ilirët nuk ishin formuar në një vatër jashtëballkanike, siç mendohej më parë, porse ata kishin qenë një popullsi vendase. Megjithatë, emri i Pelionit na tërhiqte gjithnjë e më shumë. Gjithnjë pyesnim, ku do të jetë ai? Gjithçka që zbulohej na tregonte për origjinën nga kishim ardhur gjetja e qeramikës së zbukuruar me sprucë e shirita të gropëzuar në shtresat kulturore të bronzit të hershëm të Maliqit 2200-1800 p. e. s. shpjegonin dyndjet e mëdha indoevropiane. Gjetjet e bronzit të mesëm dhe sidomos atij të vonë vinin në dukje një ecuri të re ekonomiko-shoqërore. Materiale të tjera arkeologjike na flisnin për krijimin e bashkësive fisnore patriarkale, për ngritjen e varrezave tumolare, shpesh me një varr qendror për një të parë të familjes apo fisit. Tashmë dimë se vlerat e qytetërimit ilir të Korçës bëhen edhe më të dukshme veçanërisht në bronzin e vonë shekujt XV-XII p. e. s. dhe në periudhën e kalimit për ne hekur, kur metali hyn gjerësisht në prodhimin e veglave të punës, armëve dhe stolive trupore.

Besojmë se kjo kushtëzohej jo vetëm nga prania e mineralit të bakrit në Rehovë, por edhe nga tradita që ka zanafillën e saj që nga epoka neolitike në vitet 2500-2100 p. e. s. Kjo u vërtetua edhe nga gjetjet arkeologjike në Maliq të Korçës dhe Kamnik të Kolonjës u gjetën dalta prej bakri dhe grepa peshkimi. Njohuritë arkeologjike për kulturën ilire të bronzit të vonë e të epokës së hekurit në përgjithësi, shkuan edhe më tej pas gërmimeve të varrezave tumolare në Barç e Kuç të Zi të Korçës, në Prodan, Rehovë, Pësar, Shtikë e Luaras të Kolonjës. Në tërësinë e gjetjeve vendin kryesor e zënë enët 1 dhe 2 vagjake, enët dyshe e treshe, ato me vegje biforate, apo enët me tre qafa, me trup e vegje të përbashkët që shquhen për përsosmërinë e formës, zbukurime me pikturimet me motive gjeometrike lineare që përcaktojnë veçoritë specifike të grupit Ilir juglindor ose të quajtur ndryshe ‘devollit’. U gjetën prodhime prej bronzi, argjendi, hekuri, qelibari, kocke e briri. Si të tilla vlen të përmendim shpata, kama, thika, heshta etj, por edhe stolitë e shumta kryesisht prej bronzi etj. Që të gjitha këto flasin shumë, na tregojnë për rrugën që kemi përshkuar, por në të njëjtën kohë na flasin edhe për ekzistencën e qytetit të Pelionit, të cilat me siguri që një ditë do të na çojnë te portat e tij. ثshtë ky qytet që mund të na flasë për krijimin e formacionit të parë shtetëror, i cili për afro një shekull zhvilloi aktivitet të dendur, të shoqëruar me një përqendrim të madh mjetesh dhe forcash të nevojshme për t’i kundërvënë Maqedonisë. Gjatë kësaj kohe Shqipëria juglindore bëri të mundur bashkimin e forcave ekonomike dhe shoqërore, por edhe përvetësimin e formave më të përhapura shoqërore e kulturore të kohës. Megjithatë, me sa duket një ditë do të trokasim në portat e këtij qyteti, atje ku jetonin pelionët”, përfundon jo pa optimizëm prof. as. dr. Skënder Aliu.

VEPROR HASANI : Gazeta Metropol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top