Varfëria/ Tropojanët, me familje si refugjatë drejt Francës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


TROPOJث- Nga muaji maj i vitit të kaluar e deri më tani, fluksi i emigrantëve nga Tropoja për në shtetin francez ka ardhur në rritje. Pothuajse nga çdo fshat e komunë, familje të tëra janë nisur drejt Francës. Të kontaktuar familjarë që kanë arritur tashmë në shtetin francez, janë shprehur se ndodhen në kampe të grumbulluar në qytete të ndryshme dhe trajtohen si refugjatë. Sipas tyre, deri në muajin mars, autoritetet franceze do merren me dokumentacionin e tyre dhe pastaj do vendoset në bazë të legjislacionit për refugjatët.

Pothuajse nga çdo fshat dhe komunë e nënprefkturës Tropojë, të qarkut Kukës, kanë emigruar kryefamiljarë me familjet e tyre, kryesisht të papunë dhe që trajtohen me ndihmë ekonomike. Statistika të sakta nuk disponohen sipas drejtuesve të pushtetit vendor, por mendohet se janë 80-100 familje me 400-500 banorë, kryesisht nga bashkia “Bajram Curri”, komuna Bujan, Tropojë, Bytyç, Llugaj, etj.

Emigrimi i banorëve nga Tropoja vazhdon edhe në këto ditë janari. S.H., banor i lagjes “Partizani”, kryefamiljar me 3 fëmijë dhe bashkëshorten, thotë se deri në fund të muajit janar do sigurojë një sasi të hollash dhe do niset familjarisht drejt Francës. “Kam përgatitur të gjitha dokumentat që më ka sugjeruar një avokat shqiptar me banim në shtetin francez, kuptohet kundrejt pagesës. Më kanë premtuar se do sistemohem në punë dhe me strehim, duke pasur parasysh se dokumentat që disponoj më japin të drejtën e refugjatit në bazë të konventave ndërkombëtare”, mbyll bisedën për gazetën “Shekulli” kryefamiljari. Fluksi i emigrantëve në rritje ka një emërues të përbashkët: gjendja e rënduar ekonomike, kryesisht papunësia në zonat rurale të prefekturës së qarkut Kukës.

/Shekulli Online/Gjon Neçaj/M.A./
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top