Love
βeℓℓe â๓e
Luela Myftari
Papunësia. ثshtë kjo kryefjala e pothuajse të gjitha veprimeve që mund të shkatërrojnë një familje.
Po çfarë ndodh realisht me një femër të dhunuar që dëshiron të rifillojë jetën e saj, me një femër e cila është braktisur nga familja?
Asgjë, përpos një gjendjeje të rënduar psikologjike. Asaj i duhet të përballet edhe me stresin e gjetjes së një pune për të siguruar nevojat e saja personale. Zyra e Punësimit nuk tregohet shumë bashkëpunuese me to. Këtë na e tregon vetë profesoreshë Edlira Haxhiymeri, e cila i njeh shumë mirë problematikat që e shqetësojnë më së shumti një femër të dhunuar. Mentaliteti shqiptar i detyron disa familje të mohojnë vajzat dhe fëmijët e tyre.
Sidomos në rastet kur ato largohen nga streha bashkëshortore për t’i shpëtuar dhunës. Studimet mbi dhunën në familje janë relativisht të pakta në Shqipëri, por ato pak tregojnë se faktori “dhunë” po bën gjithnjë e më shumë vend në familjet shqiptare. Sipas profesoreshë Haxhiymerit, disa meshkuj ndihen të kërcënuar nga koncepti i lirisë së femrave, ndërsa disa të tjerë të shtyrë nga faktorë të jashtëm reagojnë dhunshëm ndaj bashkëshorteve të tyre.
Shumica e shqiptarëve kanë disa lloje mitesh që nuk lejojnë depërtimin Varfëria më mban peng të burrit që më dhunon Edlira Haxhiymeri, tregon se, femrat e dhunuara e kanë shumë të vështirë të rinisin jetën e tyre për shkak të mungesës së mundësive për punësim në thelbin e problemit. Në shumë ambiente sociale ndahen mendime se, “dhuna prek vetëm një shtresë apo grupe të caktuara”, “dhuna është një problem i të varfërve”, “gratë e dhunuara kanë personalitete të caktuara që e nxisin ushtrimin e dhunës nga bashkëshorti”, “gratë e dhunuara qëndrojnë në një marrëdhënie të dhunshme sepse ato e pranojnë dhunën”, etj.
Mirëpo dhuna në familje është një problem që prek të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim race, etnie, niveli ekonomik, zone gjeografike, besimi fetar, moshe etj. Kështu pohon edhe Edlira Haxhiymeri. E intervistuar nga “Shekulli”, ajo na rrëfen se numri i atyre që kërkojnë ndihmë në institucione është rritur shumë në 5-vjeçarin e fundit. Telefonatat në numrin “04 22 33 403” janë shtuar shumë sepse linja e këshillimit është një ndër mundësitë më të mira të konsultimit me dikë që mund të të ofrojë ndihmë. Zakonisht, numrat jeshilë që ne kemi provuar këto ditë kanë qenë jashtë shërbimit.
Ky ishte një ndër ato numrat në të cilët nuk mungoi shërbimi që ne kërkonim. Për këto raste, profesoreshë Edlira na tha se, mund të ketë ndonjë problem teknik që pengon zhvillimin e linjave të këshillimit, por jo linjën e këshillimit për të cilën ajo përgjigjet. Në strehëzën që ajo drejton, ka gjithnjë një person pas telefonit. Ky person mund të ndihmojë që të kaloni gjendjen e keqe në të cilën mund të ndodhet personi që telefonon, ose mund të vlerësojë rastin për nevoja të mëtejshme. Në shumicën e rasteve, trajtimet që janë marrë përsipër nga stafi i kësaj strehëze kanë qenë të suksesshme.
E gjithë çështja rrotullohet drejt një trajektoreje jashtë kësaj strehëze. Ku përfundojnë këto femra pasi lënë qendrën e këshillimit? Edlira na tregon se mundësitë e punësimit janë shumë të pakta, për të mos thënë thuajse zero. Të gjitha vajzat dhe gratë që duan të rifillojnë jetën nuk kanë mundësi punësimi. Zyra e Punësimit nuk ofron asgjë. Bashkëpunimi me to lë shumë për të dëshiruar. Kështu na tha Edlira, në përpjekje për të gjetur edhe më shumë hapësira pas trajtimit të këtij problemi në media.
Prej sa kohësh ofron shërbime të tilla kjo strehëz?
Rrugëtimi ynë fillon në vitin 1998. Linja e këshillimit tonë është një nga më të hershmet, ku ky proces ka nisur që në vitin 1996. Në plotësim të këtij shërbimi ne krijuam strehëzën. Në shumicën e rasteve, fillimisht ne prezantohemi me problemin me anë të telefonatës dhe më pas e trajtojmë rastin. Kur kuptojmë se situata ka një shkallë rreziku më të lartë, ne i këshillojmë që të paraqiten tek ne dhe i ndjekim më nga afër. Institucioni ynë ka 12 shtretër dhe ka gjashtë persona që çdo ditë ofrojnë shërbimin e tyre për 24 orë në ditë.
اfarë trajektoreje ndjekin shifrat e të dhunuarave gjatë këtyre 5 viteve të fundit?
Nëse në 10-vjeçarin e parë rastet kërkonin vetëm informacion dhe këshillim nëpërmjet telefonit, sot rastet që kërkojnë të ndiqen drejtpërdrejtë janë më të shumta. Në 10 vitet e para ndihma kërkohej nga një shtresë më e edukuar e shoqërisë. Sot, kërkojnë ndihmë femra nga të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim race, etnie, niveli ekonomik apo zone gjeografike.
Cili është problemi që ju shqetëson gjatë procesit të rikuperimit nga këto femra?
Ajo që më shqetëson më shumë është dëshira e tyre për të rinisur jetën. Ka nga ato që janë të gatshme t’i rrisin fëmijët e tyre të vetme. I gjithë problemi qëndron tek mundësitë e punësimit. Do të doja që zyra e Punësimit të ofronte më shumë për këto femra. Aktualisht, ne e shohim shumë të vështirë punësimin e tyre. Këto situata të çojnë sërish pas, në jetën e mëparshme. Ka shumë raste të cilat i janë kthyer një jete të dhunshme, pasi nuk kanë pasur burime financiare që të plotësonin nevojat e tyre. Unë njoh vetë raste të tilla.
Baçi: Papunësia, vrasësi i heshtur!
Sipas psikologes Manjola Baçi, depresioni të degradon e të çon drejt vetëvrasjes
“اfarë do të ndodhë me mua tani që jam i/e papunë...? اfarë do të ndodhë me familjen time...?!”. Këto janë disa pyetje që sipas psikologes klinike Manjola Baçi, e çukisin në kokë shpesh individin. Ajo do ta cilësonte gjendjen psikologjike që krijohet nga papunësia si një “Vrasës të heshtur”. Sipas saj, nga degradimi për shkak të humbjes së punës arrihet deri në konflikte me partnerin, por edhe me vetveten. Po ashtu edhe me femrat e dhunuara që duan të rinisin jetën dhe nuk u jepet mundësi punësimi. Papunësia nuk sjell vetëm probleme psikologjike, por edhe fizike. “Kemi marrje mendsh, ndjesi përzierjeje, djersitje, humbje oreksi, dhembje koke të shpeshta etj”, - thotë psikologja. Ajo bën apel që individët të flasin me të afërmit e tyre, të mos mbyllen në vetvete, pse jo, t’i drejtohen edhe psikologut.
Cila është gjendja që krijohet tek individi si pasojë e papunësisë?
Papunësia, deri diku shihet si një “vrasës i heshtur”, për individin. ثshtë shumë e rëndësishme që njeriu të punojë, të ketë një aktivitet të vetin, pasi nga aty varen të ardhurat e tij. Individët e papunë kanë tendencë që të vuajnë nga probleme psikologjike dhe fizike. Përjetohet një gjendje stresi. Individi fillon dhe shkëputet nga realiteti, izolohet në vetvete. Në këtë gjendje, krijojmë konflikte me veten dhe të tjerët, bëhemi impulsivë. Fizikisht, kemi probleme me pagjumësinë. Personi ka vështirësinë e të rënit në gjumë, por edhe të zgjuarit natën shpeshherë. Kemi marrje mendsh, ndjesi përzierjeje, djersitje, humbje oreksi, dhimbje koke etj.
A është një çrregullim patologjik gjendja e rënduar emocionale nga papunësia?
Kjo ndodh përgjithësisht tek ata persona që kanë një karakter më të dobët. Që kanë një vështirësi në përballimin e jetës që ata bëjnë. Dhe përshpejtohet më lehtë se sa tek ata individë që janë gjithë kohës optimist. Depresioni të degradon e të çon në vetëvrasje, ndonjëherë.
Po papunësia tek një kryefamiljar, çfarë reagimesh ka?
Tek kjo pjesë, është shumë e prekshme, pasi konsiderohet që kryefamiljari ka përgjegjësinë për të mbajtur familjen e tij dhe kur nuk mund t’i përgjigjet, e ka shumë të vështirë. Kryefamiljarët duhet që të mos bien pre e këtyre mundimeve e mendimeve negative, por të japin një shembull të mirë për fëmijët e tyre, sepse rrezikojnë që të transmetojnë tek ata një lloj pasigurie, vetëvlerësim të ulët, ndjenja mosbesimi. Të gjitha këto krijojnë konflikte.
Cili është ilaçi kundër depresionit?
ثshtë domethënëse që individi të kuptojë që ka edhe gjëra të tjera përtej asaj financiare. Në të tilla raste, këta persona do të ishte mirë që të fokusonin energjitë, tek dëshirat e tyre. Mund të bëjnë shëtitje, të merren me pikturë apo poezi. Të komunikojnë me familjarët e tyre për çdo problematikë dhe t’i përkushtohen më tepër familjes. Nëse individi shkarkohet nga puna apo nuk gjen mundësi punësimi, mund të kontaktojë me një profesionist, si psikologu. Aty ai mund të orientohet duke marrë disa mekanizma mbrojtëse.
Mes dhunës dhe braktisjes së shoqërisë
R. ishte një grua e re, e bukur, me sy të mëdhenj. Buzëqeshja nuk i mungonte asnjëherë, edhe pse jeta ishte treguar e ashpër me të. Historia e saj plot probleme dhe mundime kishte zënë fill ende pa lindur ajo, kur prindërit e saj u ndanë dhe kur e ëma e saj ishte ende shtatzënë. Pas gjashtë muajsh e ëma e R-së martohet sërish. Tre vjet martesë R-ja jetoi me njerkun dhe nënën e saj, por kur lindi fëmija tjetër, njerku filloi t’i shprehte hapur qëllimet e tij të paskrupullta. Në këtë situatë, gjyshërit e morën R-në dhe e rritën me shumë sakrifica deri në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Më pas një takim me babanë që e kishte braktisur kur ishte fëmijë, do t’i ndryshonte jetën. Në fshatin e babait të saj, ajo do të njihte bashkëshortin e saj. Kush ishte 17 vjeç, R. lindi një djalë. Ajo pohon se bashkëshorti i saj ishte një njeri shumë i mirë, por bashkëjetesa me të zgjati pak sepse ai humbi jetën në një sherr që u bë në fshat. Kjo ishte një ngjarje shumë e dhimbshme për të. Dhe jo vetëm për të por edhe për djalin që në atë kohë ishte gati tre vjeç. Pa mbushur ende 40 ditë nga vdekja e bashkëshortit, R. martohet me një tjerët. Këtë ai gjeti babi. Ishte një njeri me probleme në shëndetin mendor dhe kishte nevojë për përkujdesje. Familja e tij e ndihmonte R-në me para. Qëndroi e martuar për një vit me të sëmurin, por duke qenë se jeta me të bëhej gjithnjë e më e vështirë për të dhe për të birin, ajo vendosi që të largohej. Edhe familjarët e të sëmurit e pranuan këtë vendim. Nëna e saj, i mbylli derën paskëtaj, babai u largua nga jeta dhe ajo shkoi pranë të birit, që kishte një vit pa e pasur pranë. Në shtëpinë e bashkëshortit të parë, ajo gjeti një kunat që kujdesej shumë për të birin dhe për të. Por, ngacmimet e tij ****uale dhe fizike ishin të padurueshme. Varfëria e mbante peng të burrit që e dhunonte. Në këtë situatë, ajo detyrohet të largohet sërish. Së bashku me fëmijën, R. shkon në një strehëz që ndihmon gratë e dhunuara. Djali e mori veten më shpejt. Terapia sportive e ndihmoi shumë atë. Sot, ajo është në Itali, pranë së ëmës dhe fëmijëve të saj. Ata e ndihmuan ekonomikisht, pas këmbënguljes së vazhdueshme që ndërmorën punonjësit e kësaj qendre. Nëse familjarët do ta braktisnin sërish, ajo nuk do të mund të mbijetonte në Shqipërinë që nuk të ofron mundësi punësimi.
(Në fotot: Zhaneta Peto e dhunuar nga burri në sy të gjykatëses dhe Etmonda اupi)
Shekulli