Varfëria ekstreme / Vogëlushja feston për herë të parë ditëlindjen, fryn qirinjtë pas

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Varfëria ekstreme / Vogëlushja feston për herë të parë ditëlindjen, fryn qirinjtë pas 8 vitesh

hi9.jpg

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë kishte shkuar në Tropojë, në familjen e Zenunit dhe Bukuries. Ata ishin martuar në vitin 1996 dhe tashmë ishin prindër të 9 fëmijëve, por kushtet ekonomike të kësaj familjeje nuk ishin aspak të mira. Ata jetonin në varfëri ekstreme.


Fshati në të cilin ata jetonin ishte tepër larg dhe nuk kishte asnjë mundësi punësimi. Për këtë arsye ata mundoheshin të bënin çdo lloj punë vetëm për të fituar disa para. Varfëria e tejskajshme në këtë familje kishte bërë që ata shpeshherë të jetonin vetëm me lëmoshë dhe me gjëra të falura.

Nuk kishin lëvizur asnjëherë nga fshati i tyre dhe Bukuria kishte vite pa i takuar prindërit e saj që jetonin në Himarë. Madje kushtet ekonomike ishin kaq të vështira saqë asnjë nga fëmijët nuk e kishte festuar ditëlindjen një herë të vetme.

Për të bërë sadopak të lumtur fëmijët, motra e Bukuries, Zamira i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo në lot i tha:“Bukurije të kam sjellë në këtë program që ti të bëhesh sadopak e lumtur, sepse kurrë nuk ke qenë e lumtur. Edhe këta fëmijë e meritojnë të jenë të lumtur.”

Por motra e Bukurijes nuk ishte surpriza e vetme e rezervuar për të. Arbana Osmani i kishte sjellë në studio prindërit dhe pas shumë vitesh, ata u takuan me vajzën e tyre. Surprizat nuk mbaruan këtu pasi vajza e vogël, Amarda kishte ditëlindjen dhe Arbana i kishte përgatitur një festë dhe për herë të parë në jetën e saj ajo fryu qiriun e tortës.

Gjithashtu i ftuar special për këtë familje ishte dhe idhulli i tyre, këngëtari Sinan Hoxha.
t.chanel
 

Attachments

  • hi9.jpg
    hi9.jpg
    236.6 KB · Shikime: 0
Kur lexoj gjera te tilla,gjeja e pare qe me vjen ne mendje eshte,perse planifikimi familjar eshte nje tabu akoma dhe ne ditet e sotme.
Po 9 femije e ne kushte te tilla?!
C"faj kane femijet e shkret.
S"mund te sjellesh ne jete nje qenie njerzore pa pas te pakten minimumin e kushteve.
 
nevi mund te jete gabim ai planifikimi por shikoj sa te bukur jan te 9 .. kujt do i vendosje gishtin e te thoje ti jo ti jo ti jo...
jam e bindur qe me kohen do jene me te afte e do vleresojne ..do shijojne dhe do perballojne jeten me shume e me mire se nje femije i vetem i perkedhelur..

ps interesant si pershkrimi teksti bie ne kundershtim me imazhin ... zt ka nje fytyre te lodhur.. por te tjeret ngjajn pranvere....
 
Jana shiko do te them nje citat timin,ndoshta duket i vrazhde pak ne te lexuar,por pertej evestisise eshte shume racional;

"Nuk mund te ndjesh mungesen e dickaje qe se ke patur kurre"

Qe do te thote,prite zot me abortu,apo me heq qenien qe nis ne barkun tone femror,por te kujdesemi ,me masat mbrojtese qe mos te nisim nje shtatezani te pa-planifikuar.

Jana eshte veshtire jeta kur "varferia behet kryefjala e dites,eshte shume e veshtire qe femija i jot te kete qofte dhe mundesite minimalisht per te ecur dhe bere perpara,sic jane studimet,mundesite etj etj.
Jana nuk duhet te harrojme qe sot jetojme ne nje bote ku per cdo gje pergjethsisht do investosh,asgje nuk afrohet falas absulutisht.
Me beso kjo sdo thote qe une nuk kam nje ndjeshmeri shume te larte ndaj qenies dhe femijes ne vecanti.
Dhe eshte pikerisht kjo ndjeshmeri ,kur i shikoj qe rriten me veshtersi,ne ekstrem kushtesh,qe me con ne kete perfundim.

Dhe si per ta mbyllur,ato fytyrat e gezuara aty qe kane maskuar me "makeup-et televizive".pasi te kalojne pas kuintave me beso do kthehen asaj jetes se veshtire mes mijera veshtersish qe perqafojne cdo dite.
Dhe per mendimin tim,kjo eshte dicka e veshtire per tu perballuar.
 
nuk ve ne dyshim ndjeshmerine tende... as nuk ve ne dyshim veshtiresine qe ka ne keto caste ajo familje...
por me pelqen dhe jam pro jetdhenjes...jetesjelljes packa do sjell e nesermja ..pasi e nesermja eshte gjithmone nje mister dhe asnje nuk e di fatin (per fat kjo)
nje here nje 1 afrikan erdhi ne zyren time me gruan e tije dhe 2 femije .. i vogli mu afrua per aq pak kohe sa qendruan dhe zoteria me pyti nese kisha femije.. ju pergjigja qe jo..
me tha: - o sa po me vjen keq pasi nje qenje pa femije eshte i vdekur!!
buzeqesha dhe i thash per tu mbrojtur nga ajo e vertete.. -jo cthua ...
-degjo une kam 5 femije ne afrik 3 ketu dhe jan pak ( nderkoh qe asnjeri nuk punonte )
i them- kuptoj veshtiresite...
me pergjigjet.. cveshtiresi ..mbase nuk kan cfar ka nje femije italian por kan njeri tjetrin dhe jeten perpara une arrita te bej aq ato do mundohemi ti edukoj te bejne me shume se mua..etj etj..

me ka lene shume mbrese ai bisedim pasi vertet mbase nuk kishin sa ka nje femije ketu por ne nje zyre te vogel ju mjaftoj nje stilolaps i kuq e nje i zi per te "lozur" e me fytyrat plot jete!
ca kufinj mireqenje i ka krijuar ky shekull si edhe limitet apo perzgjedhjet sikur na ka bere aq te afte e te zotet sa te programohemi si rrobo deri edhe ne jetet qe japim...
une pyes nese x personi i pelqejne femijet e deshiroj te kete x nr apo ben x nr femijesh por ska mundesine per aq pervec egoizmit apo mos ditirise apo mos ndjekjes se nje llogjike masive te ketyre viteve ... a nuk eshte edhe dhurate e sakrifice e mirenjohje e chapeau per ato njerez?!
une i vleresoj dhe i quaj prind te denje qe packa kan aq pak i japin kesaj bote aq shume...


ps.. qe te qeshni pak im ate e paska pare ne tv dhe komentoj
cifti eshte i ri i dhane nje makine me ushqime tani bejn te 10-in.....
pse e mendoj mdryshe mga bota une?!
 
Redaktimi i fundit:
Jana dakort jam dhe kuptoj shume mire kete qe thua,por personalisht perseri i qendroj fort ides se planifikimit familjar kur kushtet jane te caktuara ne shume rrethana.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top