Varesia ndaj internetit

Guest2

Antarë i Respektuar
Interneti dhe bota teknologjike është pjesë e pandashme e jetës sonë tashmë, perdorimi i së cilës shpeshherë imponohet dhe bëhet i parezistueshëm prej momentit që sadopak provohet ndjesia e përdorimit të tij.

Por, përkundër kësaj, menaxhimi i përdorimit të internetit (më saktësisht i rrjeteve sociale e web faqeve te tjera që përbëjnë tërheqësit kryesorë të botës virtuale) varet kryekëput nga karakteri dhe nevojat e papërmbushura individuale.

Meqë këtu po fokusohemi vetëm në varshmërinë ndaj internetit, atëherë duhet shtuar që në fillim asaj i paraprinë, mbi të gjitha, pamundësia e interpretimit të qartë të disa shprehive, nevojave individuale dhe kompleksiteteve të tjera, për të cilat, interneti gjen gjithmonë mënyra për t’i harruar, për t’i fshehur ato, pastaj për të zbutur stresin dhe në përgjithësi për t’u ndjerë më mirë me veten.

Ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e varshmërisë janë: mosaktivizimi në punë që kërkojnë angazhim intelektual dhe fizik jashtë mundësisë së përdorimit të shpeshtë të kompjuterit, mosprezenca e një shoqërie të mjaftueshme, pamundësia e realizimit të kapaciteteve individuale në ambientin e jashtëm, mungesa vetëbesimit si dhe mosnjohja e thellë e motiveve dhe mendjes së tjetrit (kjo në fakt është aq aktuale, saqë e bën më të shpeshtë preferimin e komunikimit mes njerëzve në internet sesa në ambientin e jashtëm).

Pra, emërues i përbashkët i gjithë këtyre elementeve është roli dhe ndikimi i tjetrit, mendimin e të cilëve duan ta kenë gjithmonë parasysh përdoruesit me varshmëri ndaj internetit dhe që këtej, për t’u ndjerë më rehat (psh. përmes postimeve të vazhdueshme dhe përmes nevojës së përhershme për të publikuar çdo aktivitet që ai/ajo bën). Pra, siç thuhet edhe nga Asociacioni Amerikan i Psikologjisë, interneti në këtë mënyrë dhe me të njejtën fuqi, i lidh njerëzit por dhe i izolon ata nga njëri-tjetri.

“Simptomat” e varësisë që mund të numërojmë, janë: pamundësia e kontrollimit të kohës gjatë përdorimit të internetit, nervoza dhe parehatia që ndihet kur kyqja në internet është e pamundur, rezultatet negative fillojnë të bëhen të zakonshme në fusha të tjera të jetës, pamundësia e kontrollimit të parave gjatë lojërave dhe përdorimit të internetit jashtë shtëpisë, interneti mbetet në mendjen e përdoruesit edhe gjatë kohës kur nuk është në përdorim të kompjuterëve, telefonit e mjeteve tjera teknologjike, prishen raportet me familjarë dhe miq, përdoruesit kthehen në depresivë dhe të palumtur etj.

Rezultatet e studimeve nga Asociacioni Amerikan i Psikologjisë, tregojnë se të gjithë ata që janë përdorues kompulsivë të internetit, e kanë të pamundur të flasin qartë mbi ndjenjat dhe mendimet e tyre, e në këtë mënyrë, megjithëse përdorimi i internetit i zbutë parehatitë individuale, ai nuk i zhdukë asnjëherë ato sepse çdo qëndrim i zgjatur jashtë përdorimit të internetit, shton përjetimin e emocioneve negative.

Por si mund të ‘shërohet’ varësia ndaj internetit?

Si në çdo gjë tjetër edhe këtu duhet fillimisht të ndihet nevoja e ndryshimit të disa shprehive të caktuara. Si hap i parë për shmangien e varësisë ndaj internetit është përpjekja për t’ia sqaruar vetes arsyet e çdo elementi që çon në varësi ndaj internetit.

Vet përpjekja për t’i njohur ato, është hap shumë i rëndësishëm për të filluar tërheqjen graduale nga përdorimi i pamatur i internetit. Si hap i dytë, është përpjekja për t’u lidhur me njerëz që nuk janë vazhdimisht online (e të cilët, në dukje të parë, nuk pëlqehen edhe shumë nga përdoruesit kompulsiv).

Të tillët kanë shumë ç’të ofrojnë në jetën reale, e cila rezulton të jetë më e këndshme sesa ajo virutale. Pastaj, si mënyrë tjetër preferohet heqja e internetit të parapaguar nga telefonët apo përdorimi i aparatëve më të thjeshtë telefonikë që lejojnë hapësirë për më shumë diskutim me njerëz.

Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, është theksimi i faktit se çdo respektim i zgjatur i vendimit për të mospërdorur internetin, i hap rrugë vendosmërisë për të vazhduar edhe më tej përdorimin më të rrallë të tij dhe përfshirjes në aktivitete që ofrojnë kënaqësi shumë të mëdha dhe më të qëndrueshme sesa interneti.
Etleva Durmishi.
 
Titulli: Varesia ndaj internetit

Une me fv jam bere dipendente... kisha ide anti web e ja tani ... faj i shumllojshmerise se temave, bisedave, ideve dhe nr i diskutusve... cmendonit ju se do e mbaja fajn per vete???!! .. te pakten "fajn"se lash jetim sic mbetet gjithmone...faj eshte i imi por sesht faj im :) ka njerez te mire ketu dhe te mire shume!
 
Titulli: Varesia ndaj internetit

Mua me duken te varur njerzit kur i shikoj qe ecin me koken poshte siper celularve.
Kjo me duket absurditet,ose ne kafe,ose ne nje shetitje ne natyre,ose ne nje pritje ne digastere te ndryshme.
Ky vesi i shkeputjes nga realia gjithenje, per tu gjendur afer virtuales tere kohen me duket fatkeqesi njerzore.
 
Titulli: Varesia ndaj internetit

Dikur rrija shpesh qoft n fb apo e nforume.
Kta koh futem postoj naj gjo max 1 or mund te rrij (m shkakton dhimbje koke) nese rrij shum gjat para pc ose celularit.
Por meqe skemi cte bejm ndonjeher futemi ngoogle kerkojm tluajm ndonje loj e te heqim merzitjen.
 
Titulli: Varesia ndaj internetit

Jooo,cne Cfare Eshte kjo varesi
 
Titulli: Varesia ndaj internetit

Une kam nje app qe e aktivizoj ne kompjuter qe ma bllokon facebookun dhe forumin per nje periudhe kohe te zgjedhur nga une (2-3 ore). :D
 
Back
Top