Varesia emocionale !

Endrra

VIP
V.I.P
1603988717127.png

Varësia emocionale
shkwputur nga libri “Rruga e rrahur më pak” (The Road Less Traveled) e autorit Scott Peck

Varësia
Keqkuptimi i dytë më i zakonshëm në lidhje me dashurinë është ideja që varësia është dashuri. Ky është një keqkuptim të cilin psikoterapistët duhet ta trajtojnë seriozisht. Pasojat e saj dramatike mund të shihen në një individ i cili bën një përpjekje apo një gjest apo një kërcënim për të kryer vetvrasje apo i cili bëhet së tepërmi i depresuar si pasojë e një refuzimi ose si pasojë e ndarjes nga bashkeshorti ose i dashuri. Ky njeri thotë: “Unë nuk dua të jetoj më, unë nuk mund të jetoj dot pa burrin (gruan, vajzën, të dashurin, mikun, shoqen), e dua atë kaq shumë.”
Dhe kur unë, si zakonisht, i përgjigjem: “E ke gabim; ti nuk e do burrin (gruan, vajzën, të dashurin, mikun, shoqen)”
“Çfarë do të thuash?” – më pyet ai i revoltuar – “Unë po të them që nuk mund të jetoj dot pa të. Më dëgjon çfarë po them apo jo?”
Përpiqem t’i shpjegoj se: “Ajo që ti përshkruan nuk është dashuri, por e ka emrin parazitizëm. Kur ti ke nevojë për një tjetër person për mbijetesën tënde, në këtë rast ti je thjesht një parazit mbi atë individ. Nuk ka liri në këtë mes, nuk ka zgjedhje të vullnetit të lirë në marrëdhënien tuaj. Kjo është bërë tashmë më shumë një çështje nevoje sesa dashurie. Dashuria është ushtrimi i lirisë për të zgjedhur. Dy njerëz e dashurojnë njëri-tjetrin vetëm atëherë kur ata janë plotësisht në gjendje të jetojnë pa njëri-tjetrin, por zgjedhin të jetojnë me njëri-tjetrin.”
 
Last edited by a moderator:
Dashuria është ushtrimi i lirisë për të zgjedhur. Dy njerëz e dashurojnë njëri-tjetrin vetëm atëherë kur ata janë plotësisht në gjendje të jetojnë pa njëri-tjetrin, por zgjedhin të jetojnë me njëri-tjetrin.”
Keshtu eshte ne fakt.
Ama tek femija eshte veshtire shume te mos e kesh shpirtin bashke me te,ku do qe te jete, ndodhet. :))
 
Back
Top