Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Van Gogh, historia e dashurisë me një prostitutë

Van Gogh, historia e dashurisë me një prostitutë

37883070_10216779000777555_190690565052956672_n.jpg


Një nga historitë më të bukura e dramatike të dashurisë së Van Gogh është ajo me prostitutën Sien Hornik. Ai e takoi atë kur ishte shtatzënë dhe i kërkoi të bëhej modele për pikturat e tij. Në studion e artistit Sien hyri me trishtimin e një gruaje pa një zgjedhje për jetën, e do të dilte prej andej e dashuruar.

Fillimisht ai i propozoi asaj të ishte ndihmësja e tij, por do të tërhiqet nga heshtja e gruas dhe nis të jetojë me të. Kur fëmija i saj vjen në jetë Vincent merr një banesë më të madhe për të jetuar Sien bashkë me fëmijën. Duket se paqja që i jep kjo grua e bën artistin të mendojë martesën. Por njerëzit dhe familja e tij nuk mund ta lejonin të bënte një veprim të tillë.

Të njëjtën gjë bëjnë dhe familja e Sienit të cilët mendojnë se ai po e shfrytëzon dhe nuk do të martohet kurrë me të ndaj përpiqet ta kthejë atë kundër tij. Atëherë Van Gogh i propozon asaj të largohen nga vendi ku jetojnë dhe të shkojnë diku tjetër ku të jenë të lirë, por ajo nuk pranon. Pas ikjes së Vincent jeta e Sien do të zhytet në depresion.

Janë të njohura pikturat që ai I bëri asaj, ku ndjehet dashuria e një burri ravijëzuar kudo. Ajo mbeti një nga pasionet e tij të përhershme, fytyrën e së cilës u përpoq ta vizatonte në çdo pikturë. “Dashuria është e përjetshme – aspekti mund të ndryshojë, por jo esenca.

Ekziston dallimi i njëjtë tek një person para dhe pasi të dashurohet, ashtu sikur një llamb e fikur dhe një që është e ndezur. Llamba ishte aty dhe ishte një llambë e mirë, por tani shpërndan edhe dritë dhe ky është funksioni real i saj. Edhe dashuria e bën njeriun më të qetë për shumë gjëra, e në këtë mënyrë, dikush bëhet më i përshtatshëm për punën e vet”, shprehej Van Gogh.



37945578_10216779001097563_8525613964933988352_n.jpg


37888342_10216779000497548_8734778803529711616_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back