PiNkY
Anëtar i Nderuar
Gazetari amerikan, David Ono, që ka udhëtuar në gjithë botën në kërkim të legjendave për vampirët, ka zbuluar se legjenda e gjakpirësve nuk fillon me romanin “Dracula” të Bram Stoker (1897) e as në Rumani. Bëhet fjalë për Serbinë.
Vampiri i parë, për të cilin flasin librat historikë është i varrosur në një varrezë të izoluar në Kisiljevo të qarkut Branicevo, ku gjenden dhjetëra përmendore pa mbishkrime dhe vetëm disa fshatarë dinë për ekzistencën e tyre.
Në njërën nga varrezat gjendet Petar Blagojevic, për të cilin në vitin 1725 është shkruar se do të ngrihet nga varri dhe do t’i sulmojë banorët e zonës.
Ono ka arritur ta gjejë njërin nga pasardhësit e Blagojevicit dhe me të ka biseduar se si ndihet me faktin që është pasardhës i vampirit të parë në histori. Ai ka thënë se kurrë nuk flitet për Petar Blagojevicin në fshat dhe se fshatarët shmangin çfarëdo bisede që e lidhin atë me prejardhjen nga vampirët.
Për nxitjen e besimit për ekzistimin e vampirëve në Serbi, është përgjegjës kirurgu ushtarak austriak, Johann Fluckinger. Në vitin 1732, ai së bashku me një njësi ushtarësh kanë arritur në atë vend për të gjetur dëshmi për se vampirët ekzistojnë.
Në raportin e tij, ai shkruan se ka qenë i pranishëm në gërmimet e varreve dhe nguljen e kunjit në trupin e të dyshuarve. Oficerët asokohe i kanë angazhuar romët lokalë që t’ua heqin kokat të dyshuarve si vampirë, t’u djegin trupat e tyre, ndërsa hirin ta hedhin në lumin Morava. /albeu.com/