Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Love

βeℓℓe â๓e
Shumica e femrave marrin me vete në pushime 150 artikuj të ndryshëm dhe veshin vetëm çerekun e tyre

226_3377-150x150.jpg
isolated-woman-suitcase-travel-150x150.jpg
p-packing-to-go-on_1470633c-150x150.jpg
Packing-150x150.jpg
article-2386742-1B338F5A000005DC-683_306x4231-150x150.jpg


Prej kohësh meshkujt janë mahnitur nga sasia e veshjeve që femrat marrin me vete në pushime dhe kanë parë me dëshpërim se sa para i ka kushtuar ky tejkalim i peshës së lejuar në aeroporte. Për të mos llogaritur kohën e nevojshme për paketim, shpaketim në hotel dhe përsëri paketim për t’u nisur në shtëpi.

Por tashmë është zyrtare: Femrat marrin me vete më shumë se sa u duhet. Shumica e femrave veshin vetëm një nga tre rroba që kanë marrë me vete në valixhen e pushimeve.

Sasia e sendeve që mund t`i duhet një femre është 57, për pushimet që zgjasin nga 2-3 javë. Pavarësisht kësaj, femrat paketojnë plot 150 sende, duke filluar që nga: fundet, bluzat, veshmbathjet, rrobat e banjos, takat dhe pizhamet.

Për më tepër, e lënë dy të tretën e përmbajtjes së valixhes të paveshur. Kur u pyetën, 79 për qind e femrave pranuan se merrnin me veten sende ekstra, me shpjegimin ‘vetëm në rast se’.

Përveç rastit të veshjeve për të përballuar çdo skenar të mundshëm, femrat në studim pohuan se merrnin me vete më shumë krem kundër diellit, tualet dhe shampo, se sa mund t`i duhej për kohëzgjatjen e pushimeve.

Rreth një e treta e grave të pyetura thanë se ishin ngarkuar me pagesë shtesë teksa udhëtonin, për shkak të tejkalimit të peshës së lejuar të bagazheve.

Nga këto femra, gjysma e tyre pranon se e kishte gënjyer partnerin për peshën e valixheve të saj përpara se të niseshin për në aeroport, nga frika se mos ai mund t`i kërkonte të hiqte sendet e panevojshme në dukje.

Femrat e planifikojnë gardërobën e tyre të pushimeve muaj më parë, me fustane të reja, këpucë, rroba banjo dhe aksesorë të tjerë.

Edhe pse valixhet mund të jenë të mbushura me artikuj të rinj, përsëri femrat preferojnë të marrin me vete edhe veshjet e tyre të preferuara, të cilat i kanë pasur prej kohësh.

Ato i mbushin valixhet me veshje shtesë, për t`i pasur rezervë në raste të mundshme, që në shumicën e rasteve nuk ndodhin kurrë. Paketimi i veshjeve dhe aksesorëve me të cilat mund të kalosh rehat një muaj të tërë, nuk është i mjaftueshëm për disa femra. Mbi gjysma e atyre që u pyetën nga kërkuesit, deklaruan se do të ishin të lumtura nëse do të blinin veshje të reja në vendin ku po qëndronin me pushime.

Femrat janë të prirura të marrin me vete në pushime sende të dashura për to. Duke ditur se kanë me vete sende të marra nga shtëpia, ato ndihen më të sigurta dhe më rehat në vendin e pushimeve.

Disa njerëz e shohin udhëtimin si stresues, veçanërisht kur nuk janë të sigurt nëse do t`i gjejnë komfortet e shtëpisë në vendin ku po shkojnë.

Paketimi i ekzagjeruar i ndihmon femrat të luftojnë këtë gjendje stresi dhe të pakësojnë mungesën e sigurisë. Veshjet e ditës, sipas studimit, ishin ato që mbeteshin më shumë të paveshura nga femrat.

Kjo ndodh për arsyen se gjatë pushimeve, njerëzit e kalojnë shumicën e kohës me rroba banjo, në pishinë ose në plazh dhe mbulohen paksa vetëm kur shkojnë për të ngrënë vaktet ose për shëtitje të shkurtra.

Aksesorë, si: kapele, pizhame, këpucë, bizhuteri, çanta dhe syze dielli, zënë shumicën e hapësirës në valixhe, kur vetëm shumë pak prej tyre do ta shohin ndonjëherë dritën e diellit gjatë qëndrimit në resort.

Sikur të mos mjaftonte kjo, më shumë se gjysma e femrave e planifikojnë me saktësi çantën e tyre të dorës, duke marrë me vete në miniaturë gjithçka që përmbajnë valixhet e mëdha, në rast se ato humbasin gjatë transportit.

Nga ana tjetër, meshkujt paketojnë shumë më pak veshje. Për një periudhë dy-javore pushimesh, meshkujt marrin me vete vetëm 40 sende të nevojshme.

Kohët e fundit, Paris Hilton u shfaq në Ibiza me 19 valixhe, që përmbanin gjithçka që i duhej për pushimet e saj verore.

4d36be45-d531-484a-81cd-d5c77f6dde65_zps8eeefe47.jpg
G,Shqip


 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Ja si shembull me merrni mua :p....Une marr rroba ekstra se jam e pavendosur ne lidhje me veshjet...nderkohe qe kur e kombinoj dicka ne shpi para se te nisem me pelqen si me rri, kur jam tek ai vendi i pushimeve s'me pelqen me veshja kshu qe me duhen alternativa te tjera :D
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

ثshtë e vërtet i mbushim plot sa plasin dhe kur jemi me pushime tek vendi .. asgjë nuk na hyn në sy :)..
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Edhe, vete I terheqim fundja fundit, :p
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

4d36be45-d531-484a-81cd-d5c77f6dde65_zps8eeefe47.jpg

10 pale tuta? Pse nga nje pale per cdo dite?
Plus 4 pale pizhame?

Dhe pantallona dhe xhinse?

Edhe funde por edhe fustane plazhi+ mbremje?

8 pulovra???

Keto shifrat jane te cmendura, mbase vertet femrat marin me shume sec duhet, por jo ne kete grade.


Sa per veten, i kam bezdi valixhet, e sidomos ato teper te renda. Fundja shkon per pushim/qejf, jo telodhesh duke mbajtur/terhequr valixhen.
 

Attachments

  • 4d36be45-d531-484a-81cd-d5c77f6dde65_zps8eeefe47.jpg
    4d36be45-d531-484a-81cd-d5c77f6dde65_zps8eeefe47.jpg
    30.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

eeee ket problem kam dhe un ,, lere se marr aqe shum valixhe po edhe kudo qe shkoj blej.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

eeee ket problem kam dhe un ,, lere se marr aqe shum valigje po edhe kudo qe shkoj blej.

A per ca blen duhet valixhe me vete :p

Se di pse njerzit sjane me komod per pushime, por e komplikojne jeten me pesha!
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

A per ca blen duhet valixhe me vete :p

Se di pse njerzit sjane me komod per pushime, por e komplikojne jeten me pesha!

ndoshta per faktin se jam shum njeri me komplekse , ndodh se edhe pse i marr me vete nuk i veshe ,,,,,,,,PASTAJ blej edhe per vete dhe dhurat kam qef shum te beje , si mos te mbushet valixhet tani.
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime


ndoshta per faktin se jam shum njeri me komplekse , ndodh se edhe pse i marr me vete nuk i veshe ,,,,,,,,PASTAJ blej edhe per vete dhe dhurat kam qef shum te beje , si mos te mbushet valixhet tani.


Spo thoja per ty personalisht:)

Thjesht, humbim pas detajeve, e harrojme te shijojme te rendesishmen.

Se po veshe te njejtin fustan 2 dite, behet nami! Apo nqs vete me te njejtat shapka plazhi...
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Spo thoja per ty personalisht:)

Thjesht, humbim pas detajeve, e harrojme te shijojme te rendesishmen.

Se po veshe te njejtin fustan 2 dite, behet nami! Apo nqs vete me te njejtat shapka plazhi...
E kuptoj se e thua ne pergjithsi:respekte:pOr meqe nuk rrim edhe shum ne pushime ka lezet se ndrron cdo dit luuk-in,, se di un flas per vete , kam qef te shetsi po jam e dhen edhe pas veshjes shum... nuk e mohoj dot .
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Nuk vuaj nga kjo "semundje" fatmiresisht. Mar aq sa t'me nevojiten! A me pak e as me shume.
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Meq vuani kaq shume nuk e di pse nuk shkoni pa to me pushime ;)
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Une gjithmone marr shume dhe me bien edhe te paguaj extra, por eshte qejfi dhe deshira ime, s'po me detyron njeri mezor..... per pushime po iki :)


Ps ....sweetzinna , nderrohesh nga qejfi jo halli, kshu si thua ti po rrijme me 1 pale gjithe javes edhe ku jetojme s'ka gje te keqe.......
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Nuk e shikoj veten tek keto shifra se jane shume, lol.

Plus varet ne eshte behar smar shume rroba te gjata per mos te thene fare.

Per te tjerat po mer e fut ne valixhe shyqyre qe ska goje se ca sdo kishte thene, lol.
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Une gjithmone marr shume dhe me bien edhe te paguaj extra, por eshte qejfi dhe deshira ime, s'po me detyron njeri mezor..... per pushime po iki :)


Ps ....sweetzinna , nderrohesh nga qejfi jo halli, kshu si thua ti po rrijme me 1 pale gjithe javes edhe ku jetojme s'ka gje te keqe.......


S'tha njeri nga halli, fundja s'eshte hall te mbash 2 dite brenda javes te njejtin fustan....
Ose te njejtat shapka? Te duket hall ty?

Se di, Zana, por edhe te kesh 2 valixhe nga 30 kile secila, e te thuash po vete pushime....me shume sikur po vete te ngresh pesha se sa te besh qejf.

E fundja qejf ben e me nje pal xhinse e nje bluze.
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

fundja qejf ben edhe pa asgje, por thjeshte jane kendveshtrime dhe shije te ndryshme, s'ka gje te keqe as kur merr pak as kur merr shume ne k'te rast, e gjitha ka te beje me deshiren dhe shijen....
 
Titulli: Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

une per pushime leviz me nje kshu
the-north-face-patrol-35-backpack.jpg


nxe cdo gje per bukuri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top