Vaksina kundër gripit të derrit e rrezikshme për jetë?

Ado

FISEBILIL-LAH
Vaksina kundër gripit të derrit e rrezikshme për jetë?
ثshtë përhapur panik në lidhje me vaksinimin kundër virusit A/H1N1. Mediat e huaja raportojnë se në Gjermani janë shënuar viktima pas vaksinimit. Ndërkohë që të tjerë të vdekur raportohen edhe në vendet e tjera, si në Kinë dhe Suedi.

Sipas të përditshmes Bild, mes viktimave është edhe një fëmijë 21 muajsh. Ndërkohë, The Associated Press raporton se dy persona kanë humbur jetën në Kinë, menjëherë pas vaksinimit.

Artikulli bazohet në një deklarate të publikuar në faqen e ministrisë kineze të shëndetësisë, ku thuhet se njëri nga të vaksinuarit kishte pësuar sulm në zemër, ndërkohë që ende nuk është kryer autopsia e viktimës së dytë.

Sipas ekspertëve duhet të kryhen më shumë rezultate laboratorike, për t’u vërtetuar nëse sulmi në zemër ka qenë pasojë e reaksionit alergjik pas vaksinimit, apo ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër. /Shekulli/Telegrafi/
 
Une me sa ndegjova kjo ish edhe vdekjeprurese por nese po pshtojshe prej saj pet lejke me pasoja tkqija.Kshtu degjova ka TV.
 
Back
Top