Vaksina kundër gripit të derrave mund të jetë vdekjeprurëse

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Vaksina kundër gripit të derrave mund të jetë vdekjeprurëse

Frika e Agjencisë për mbrojtje shëndetësore bazohet në rastin e vaksinimit nga viti 1976, kur nga sindromi Guillain-Barré, pas vaksinimit vdiqën 25 njerëz. Agjencia amerikane për mbrojtje shëndetësore ka tërhequr vërejtjen në faktin se vaksina kundër gripit të derrit do të mund të shtonte rrezikun nga sindromi Guillain-Barré, i cili mund të jetë fatal. Në të vërtetë, frika bazohet në të dhënat nga viti 1976, kur nga ky sindrom pas vaksinimit vdiqën 25 njerëz.Vaksina
Sindromi Guillain-Barré sulmon nervat, si dhe shkakton paralizën dhe pamundësinë e frymëmarrjes, kurse mund të përfundojë edhe me vdekje. Ajo që plotëson brengosjen është se vaksina e re nuk është mjaft e testuar, andaj edhe nuk dihen të gjitha pasojat, sidomos ndaj organizmit të fëmijës.
Vaksina të cilën e zhvilluan kompanitë farmaceutike, do ta pranojnë 13 miliona njerëz në valën e parë të vaksinimit, që do të duhej filluar në muajin tetor.
Prioritet do të kenë personat prej 6 muaj e deri 65 vjet.
Pas vaksinimit të vitit 1976 u paraqitën rreth 500 raste të të sëmurëve nga sindromi Guillain-Barré, kurse 25 persona vdiqën. Vaksinimi është ndërprerë pas 10 javësh, sepse dyshohej në sigurinë e saj, kurse qeveria amerikane atëherë pagoi dëmshpërblim me miliona dollarë.
 
Back
Top