Në zonat rurale kjo shifër midis grave 15 dhe 49 vjeç është akoma më e lartë. Statistikat janë prezantuar nga ministri i Shëndetësisë Adel Adawy, i cili tha se shumica e operacionit kryhet midis moshës 9 dhe 12.
30% e grave të martuara mendojnë se kjo praktikë duhet të ndalohet, por më shumë se gjysma e tyre janë dakord të kryhet për arsye fetare. Egjipti ka shkallën më të lartë të gjymtimit gjenital të femrave dhe më 2008 është kriminalizuar, por kjo praktikë mbetet gjerësisht e përhapur.
1 në 4 gra në botë që është bërë synet është nga Egjipti dhe më pak se 1/3 e operacioneve kryhet nga doktorët.
Syneti tek gratë zakonisht praktikohet në vajzat e reja gjatë adoleshencës, por ndonjëherë edhe tek bebet. Ata besojnë se gjenitalet e grave do të jenë të papastra nëse nuk bëhen synet dhe e quajnë si një kusht për martesë.
Ekziston besimi në popull se gratë duhet të bëhen synet në mënyrë që të kenë fëmijë, por në fakt është e kundërta, sepse syneti tek gratë mund të çojë në sterilitet ose në komplikime gjatë lindjes.
Vlerësohet se 3 milion vajza bëhen synet në të gjithë botën dhe rreth 23,000 në Britaninë e Madhe.
Rreth 125 milionë gra që janë gjallë sot janë bërë synet, të cilat ndodhen të përqendruara në 29 vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme. Kjo praktikë është e zakonshme në Afrikën Lindore, Verilindore, në disa vende aziatike, në Lindjen e Mesme dhe midis emigrantëve që janë nga këto vende në perëndim.
Ndërkohë disa doktorë islamikë thonë se ka disa përfitime shëndetësore për femrat pasi ato bëhen synet.
Syneti është një nga Sunnahet (mënyra e jetesës sipas mësimeve të Muhamedit dhe Kuranit) e fitrah (natyra e njeriut), “fitrah është pesë gjëra – syneti, rruajtja e qimeve pubike, heqja e qimeve të sqetullave, prerja e thonjve, dhe shkurtimi i mustaqeve.”
Duke përmendur disa nga këto përfitime, Dr. Hamid el-Ghawaabi thotë:
Sekrecionet e Labia minora grumbullohen tek gratë që nuk janë bërë synet dhe prishen, kështu që ato zhvillojnë një erë të pakëndshme që mund të çojë në infeksione të vaginës apo uretrës. Unë kam parë shumë raste sëmundjesh të shkaktuara nga mungesa e synetit.
Syneti zvogëlon ndjeshmërinë e tepruar të klitorit që mund të shkaktojë rritjen e tij deri në madhësinë 3 centimetra, që është shumë e bezdisshme për burrin, sidomos në kohën e aktit seksual.
Një tjetër përfitim i synetit, është se parandalon stimulimin e klitorit që e bën atë të rritet shumë dhe të shkaktojë dhimbje.
Syneti parandalon spazmat e klitorit të cilat janë një lloj inflamacioni.
Syneti redukton dëshirën e tepruar seksuale.
Gjinekologja Sitt al-Banaat Halid thotë në një artikull të titulluar Khitaan al-Banaat Ru’yah Sihhiyyah (Syneti femëror nga këndvështrimi shëndetësor):
Për ne në botën myslimane syneti femëror është, mbi të gjitha, bindje ndaj Islamit, që do të thotë duke vepruar në përputhje me fitrah dhe sipas Sunetit që e inkurajojnë atë. Ne të gjithë i dimë dimensionet e Islamit, dhe se çdo gjë në të duhet të jetë e mirë në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe aspektet shëndetësore. Nëse përfitimet nuk janë të dukshme tani, ato do të njihen në të ardhmen, siç ka ndodhur në lidhje me synetin e meshkujve – bota tani i di përfitimet e tij dhe është përhapur midis të gjithë popujve, pavarësisht kundërshtimit të disa grupeve.
Pastaj ajo përmendi disa nga përfitimet shëndetësore të synetit femëror dhe tha:
Largon dëshirën seksuale të tepruar nga gratë
Parandalon aromat e pakëndshme të cilat rezultojnë nga sekrecionet poshtë labia minora.
Redukton mundësinë e infeksioneve të traktit urinar
Redukton mundësinë e infeksioneve të sistemit riprodhues.
Por çfarë thonë studime të tjera rreth Gjymtimit të Gjenitaleve Femërore;
Komplikime të menjëhershme dhe pasojat
Shok nga gjakderdhja, dhimbje dhe stres që rezulton nga prerja e një zone shumë të ndjeshme dhe delikate e organit gjenital pa përdorimin e anestezisë.
Gjakderdhje apo hemorragji: prerja e enëve të gjakut në vulvë (arteries klitorale) gjatë operacionit që çon në gjakderdhje. Gjakderdhjet e rënda mund të shkaktojnë tronditje. Gjakderdhja e zgjatur mund të çojë në anemi dhe madje edhe dekje.
Mbajtja e urinës nga frika e dhimbjes, ënjtje e indeve ose lëndim i uretrës, dhimbje dhe parehati të cilat lehtësisht mund të çojnë në infeksione të fshikëzës dhe traktit urinar.
Infeksione të shkaktuara nga përdorimi i instrumenteve të pasterilizuara në një mjedis të papastër, mund të çojnë në komplikacione të tjera dhe madje edhe në vdekje. Kjo mund të rezultojë drejtpërdrejt në helmim të gjakut dhe marrjes së tetanozit, dhe në qoftë se nuk trajtohet mund të çojë deri në vdekje. Ka rrezik të lartë edhe për transmetimin e HIV-it nëpërmjet përdorimit të një instrumenti për operacione të shumëfishta.
Dëmtim të organeve të tilla si anusi, uretra dhe fshikëza nga synetbërësit pa eksperiencë.
Pasojat afatgjata
Infibulimi(prerja e klitorit dhe labias së femrave dhe qepja e vulvës për të parandaluar penetrimin) dhe prerjet mund të shkaktojnë komplikime afatgjata të traktit gjinekologjik, obsterik dhe urinar. Ato kryesore janë këto më poshtë (Mgr 1992/3; African Env’t 1999; Toubia 1993; Smith 1995; Leye 1998, WHO)
Infeksionet e rrugëve urinare të përsëritura për shkak të ngushtimit të daljes urinare e cila pengon zbrazjen e plotë të urinës nga fshikëza.
Menstruacione jashtëzakonisht të dhimbshme për shkak të mbledhjes dhe urinës dhe të gjakut në mitër që çon në inflamacion të fshikëzës dhe organeve të brendshme seksuale.
Formim shenjash dhe keloid në plagën e vulvës. Rritja e kisteve dermoide të cilat mund të rezultojnë në lungë(një vend i fryrë brenda indeve të trupit që mbledh infeksion) .
Formimi i fistulave – këputje e vaginës dhe / ose e mitrës.
Dhimbje të forta gjatë marrëdhënieve seksuale të cilat mund të përbëhen nga sikleti fizik dhe traumatizimi psikologjik.
Lindja e vështirë e fëmijëve e cila në rastin e lindjes së gjatë dhe të vështirë mund të çojë në vdekje të fetusit dhe dëmtimit të trurit të foshnjes.
Në rastin e infibulimit akut dhe infeksionit kronik të legenit çon në infertilitet dhe / ose shtatzanisë në tubat e mitrës.
Grumbullimi i gjakut dhe mpiksjes së gjakut në mitër dhe / ose vaginë.
Pasojat psikologjike
Nga të gjitha aspektet e Gjymtimit të Gjenitaleve Femërore,aspektet psikologjike ose emocionale janë një zonë më pak e njohur. Toubia (1993) përmend tre raste psikologjike: “gjendje ankthi” për shkak të mungesës së gjumit dhe haluçinacioneve; ” reagim depresioni ” nga vonesa e shërimit, dhe “eksitim psikotik” nga mungesa e fëmijëve dhe divorci. Probleme të tjera përfshijnë përvojën traumatike, ndjenjën se po tradhëtohet nga anëtarët e familjes, pleqtë, dhe ti bashkohet grupeve me njerëz me të njëjtin problem me forcë nëpërmjet operacionit të Gjymtimit të Gjenitaleve Femërore.
Burimi:Gazeeta ekspress
Redaktimi i fundit: