Vajza takon baban mbas 20 vjetesh,ai e perdhunon....

Guest2

Antarë i Respektuar
Ajo kishte 20 vite pa e takuar babanë e saj, pasi kur ishte 18 vjeçe ai e braktisi familjen dhe nuk u kthye më kurrë.

38-vjeçarja nga Australia, identiteti i së cilës mbetet anonim, bëri shumë përpjekje për t’u ritakuar me babanë e saj dhe pas 20 vjetësh arriti ta kontaktonte.

Ajo mësoi se gjatë kësaj periudhe të gjatë i ati kishte pasur mjaft histori problematike që lidheshin kryesisht me tendencën e dhunës që ai kishte…por ajo nga dashuria dhe malli që kishte për të vendosi të mos i merrte parasysh dhe ta ftonte në shtëpinë e saj për ta prezantuar edhe me bashkëshortin e fëmijët.

Pasi kaluan disa orë së bashku me familjen e saj, babë e bijë qëndruan pak më gjatë vetëm.*Gjatë këtyre orëve ai i afrohet dhe i thotë “jepi babait një përqafim” dhe e puth atë në qafë e më pas nisi ta puthte kudo nëpër trup.


Ajo e shtyu atë tutje dhe më zemërim i tha: “Nëse ke ndërmend ta bësh atë gjë, guxo të më çosh në dhomën e gjumit”.

“Unë të dua përgjithmonë”, i tha ai dhe më pas nisi ta përdhunonte.

“Ndjeva se thjesht më duhej të bashkëpunoja dhe të mos i thosha asgjë, u shqetësova se mos ai më bënte keq nëse e kundërshtoja. Mendova se nëse do të tentoj ta ndaloja ai do të bëhej agresiv”, shprehet vajza.

Ajo e dinte se në të kaluarën e tij kishte qenë i dhunshëm dhe ishte burgosur për ngacmime fizike.

“Ndjeva neveri që e kisha baba dhe kisha nevojë vetëm të bëja dush pasi më dukej vetja shumë e pistë pasi ai më preku”.

Pasi bashkëshorti i saj u kthye në shtëpi ajo i trego çdo gjë që kishte ndodhur dhe së bashku e kishin denoncuar në polici. Pasi babai u arrestua deklaroi se ishte vajza ajo e cila e shtyu atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe madje shtoi se e kishte refuzuar pasi nuk donte ta humbiste atë, shkruan ‘Mirror’.

Por babai i 38-vjeçares u shpall fajtor nga gjykata për incest në familje dhe u dënua me katër vite burg. Pas masës së marrë ai kishte apeluar përmes avokatit të tij që t’i ulej dënimi dhe gjykata vendosi ta çonte në tre vite burg pasi mori parasysh të shkuarën e tij.


*Gazeta Panorama.
 
Titulli: Vajza takon baban mbas 20 vjetesh,ai e perdhunon....

Per dite kiameti jane te dyja :(
Jane bere njerezit si kafshet qe veprojn ne baze instiktesh.
 
Titulli: Vajza takon baban mbas 20 vjetesh,ai e perdhunon....

Eshte tema e njejte Abis vetem se artikulli qe ke sjellur ka te dhena me te hollesishme.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top