LeVoyageur
RDM 33 NSOE
![-800-0-5f82b33443d36.jpeg -800-0-5f82b33443d36.jpeg](https://fv.al/data/attachments/93/93546-e099d384dd146f8eb73b95a9b560baf5.jpg?hash=4JnThN0Ub4)
Pandemia e COVID-19, e cila ka përfshirë mbarë botën po shoqërohet me polemika të shumta. Jo të paktë janë ata që mendojnë se ky është një virus i shpërndarë nga dora e njeriut për qëllime të mirë përcaktuara.
Mirëpo ndërkohë që vendime të shumta po merren në emër të pandemisë së koronavirusit, jo të paktë janë ata njerëz që po i kundërshtojnë këto masa.
Mediat italiane kanë marrë së fundmi në një intervistë, një vajzë shqiptare me emrin Aida e cila është shprehur kundër mbajtjes së maskës në publik. Në intervistën e saj, ajo shprehet se as gjobën prej 400 eurosh nuk do ta paguajë, dhe ndan me shikuesit recetën anti-covid.
Sipas saj, nëse infektohet me COVID-19, pini pak raki dhe të nesërmen do të ngriheni në këmbë.
“Jemi me ju djema! Unë kam pasur fatin që të sëmurëm shumë rrallë. Shërohem si të gjithë, pak anti-inflamator, pas antibiotik dhe pak raki do e shohësh se nesër në mëngjes do ngrihesh në këmbë. Nuk kam frikë nga gjoba, prandaj nuk mbaj maskë. Nuk kam frikë nga asgjë. Nuk mendoj se do ta paguaj gjobën. Nuk shoh arsye ta vendos maskën. Jemi në 2020, e dini ju që virusët lindin dhe vdesin shpejt. nuk jam mjeke por kam mësuar gjërat elementarë në shkollë. Në Shqipëri funksionon shumë ndryshe. Do ta mbaja nëse do merrej si respekt për të tjerët, por jo si detyrim. Mua diktaturat nuk më kanë pëlqyer kurrë”, – tha ajo gjatë intervistës.
Dosja.al