Vajza shqiptare që do të mbajë flamurin grek

cent

...Lontano
Siç është publikuar nga "candia.gr", një shkollë në Hersonisos, Kretë, ishte kauza e një debate të gjerë në vend.
2cwldow.jpg
Prindërit dhe studentët reaguan kur shkolla vendosi që një studente shqiptare të ishte lidere në paradën e shkollës më 28 tetor. Studentja shqiptare është më e mira në shkollë.

Vendimi zemëroi disa nga shokët e klasës së vajzës dhe prindërit e tyre. Ata besojnë se është e papranueshme për një nxënëse shqiptare që të mbajë flamurin grek. Situata duket se është qetësuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.

Lazaros Markou, presidenti i ELME (sindikata e mësuesve) në Heraklion, foli për radion “Alpha News 106.2” rreth incidentit.

“Kjo nxënëse e shkëlqyer, mund të jetë me origjinë shqiptare, por ajo ka shtetësi greke. Ka pasur reagime, por si mësuesit, ashtu edhe drejtuesi i shkollës, janë përpjekur që të bindin ata që nuk janë dakord se, këto ide raciste nuk janë të përshtatshme për ambientin shkollor.” /greekreporter/

/Shekulli
 
Titulli: Vajza shqiptare që do të mbajë flamurin grek

uffffff se na lodhen kto gjera duke qe ne qe ligjin per mbajtjen e flamurin ne shkollat greke e kan miratuar vete greket duke thene se flamurin e mban nxenesi me i miere i shkolles crendesi ka preejardhja e tij
 
Titulli: Vajza shqiptare që do të mbajë flamurin grek

Faktikisht ne duhet te krenohemi se kjo eshte nxense e shkelqyshme ....plus se parakalon e para :puthdoren: flamuri nuk ja ka humb kombesin e te qenit shqiptare. ne shum her ne veshje tona kemi flamuj te ndryshum ,kjo nuk do thot se e duam ata shtet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top