Vajza rebele e terroristit të Londrës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vajza rebele e terroristit të Londrës

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Njeriu që mbolli terrorin në zemër të Londrës pak ditë më parë nuk kishte arritur dot ta vishte të bijën e tij 18-vjeçare me ferexhe. Teegan Harvey ishte rebeluar ndaj ideve të të atit, pas konvertimit të tij të papritur në fenë islame.

Fotografitë e saj e tregojnë nxënësen e dalluar dhe mjaft popullore në shkollë me veshjet ekstravagante të një adoleshenteje, që nuk ka asgjë të përbashkët me të bijën e një fanatiku islamik.

Fustani që kishte zgjedhur për mbrëmjen e maturës ishte tejet i hapur, ndërsa miqtë e familjes tregojnë se Khalid Masood pothuajse nuk ekzistonte në jetën e saj.

“Teegan nuk e përmendte gati asnjëherë të atin”, shprehen ata.

Në kontrast të thellë me të, motra e madhe e Teeganit, Endi zgjodhi të ndiqte linjën e babait dhe të konvertohej në fenë Islame. Sot ajo jeton në zonën e Birminghamit.

Fqinjët thonë se 24-vjeçarja mban gjithmonë veshje tradicionale të këtij besimi dhe së fundi nuk e kanë parë më në publik me fytyrën të zbuluar. Besohet se rrugët diametralisht të kundërta që zgjodhën dy motrat kanë qenë, së bashku me shndërrimin e Khalidit, një nga arsyet kryesore të mosmarrëveshjeve të thella në familje dhe ndarjes së Masoodit nga ish-partnerja, Jane Harvey.

/ Top Channel

1490620538_1.jpg


1490620560_2.jpg


1490620576_5.jpg


1490620581_6.jpg


1490620587_4.jpg


1490623016_3.jpg
 
Kjo duhej te mbulohej komplet me burke. Per respekt te ideve fetare te te atit.
ps. Marshallah marshallah..goca
 
Sa mir se feja nuk mesohet nga individ ::manjak njeri .. se zoti thot : mos lendo ni milingon more koke derr.:stelle:
 
Fjalet i keni mjaft te bukura, por veprat boomb fare..!
 
Une flas gjithmone serjozisht, nuk bej batuta. Aq ne keq me arfe.;)
 
Per hir te se vertetes motra e saj me e madhe eshte nje myslimane e devotshme dhe komplet ndryshe nga kjo.
Sidoqofte keto jane vajzat nga martesa e pare.
Gruaja dhe femijet nga martesa e dyte jane gjithashtu besimtare te devotshem.
Lexova diku qe kjo paska mohuar babane dhe fene myslimane.
Lajm i rreme.
Ajo ska ndejtur kurre me babane e saj dhe ska qene kurre myslimane.
 
Personalisht asnjeher sdo te vija ne kundershtim me fenë e babait tim. Asnjeherë.... Ai te behet psh besimtar, dhe une te marr rrugen e djallit, oh never No gooo!!!



Dhe keto atentate sjan fare aspak te bukura, porse jan kah shtyhen shum: po ma ben, dhe do ta bej...


Pra mos te bejn ankesa, sepse thojnë: cfare mbjell e korr.
 
Sikur te isha prokuror, 2 vjet burg do te ishin pak ne te kerkuar gjykates, Jetesa.

Darius
 
E tmerrshme!
 
Thank you Darius..... Idetë jane perher te bukura...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top