Lauri
Anunnak
Vajza e detit
“Venusi” prej valësh, kaplimi dehës i hungarezit Adolf Hirémy-Hirschl
"Venusi", femra që lindi nga shkuma e detit, sipas mitologjisë greke, perëndesha e dashurisë, bukurisë, paqes, martesave dhe harmonisë, është idealizuat nga shumë mjeshtra të tjerë si: Botticelli, Cabanel etj, si dhe një pikturë murale në Pompei.
Ajo është vetë bukuria ikonike e femrës. E hirshme dhe joshëse deri në përsosmëri.
Edhe te ky mjeshtër i penelit, ajo vjen për të grishur mitin, për të mbajtur të shkumtë bregun dhe të dallgëzuar epshin.
Përfytyrimi dalldisës i Adolf Hirémy-Hirschl ndoshta ngjason me Venerat e tjera, po aq sa është e veçantë në këtë kumt krijues. Ajo është një punë që përfaqëson galerinë e këtij mjeshtri dhe e pasuron ëndjen tonë përjetuese dhe përfshirjen në shpërfaqjen e kësaj joshjeje.
Ana kompozicionale e thërreth mitin si melodi valësh që dehin me bukurinë e gruas, simbolin e dashurisë.
Adolf Hirémy-Hirschl ishte një artist hungarez, hebre i njohur për pikturën historike dhe mitologjike, veçanërisht për temat që i përkasin Romës së lashtë.
A-Vataj