Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Psikologji - Komunikimi vjehërr-nuse ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje shumë delikate në shoqërinë tonë. Kjo, prej faktit se të dyja palët e shohin njëra-tjetrën direkt me “syrin e keq”! Gjithsesi, edhe për këtë temë ekzistojnë disa këshilla shumë të vlefshme

nusja-dhe-vjehrra-3-200x200.jpg

Në të shumtat e rasteve, për vjehrrat thuhen defektet më të tmerrshme, kur në të vërtetë duhet të mendohet se bëhet fjalë për një grua dhe një mama si të gjitha të tjerat në botë. Për të mos e përjetuar me siklet momentin e takimit ose të bashkëjetesës me prindërit e të fejuarit dhe veçanërisht me vjehrrën, zbuloni më poshtë dhjetë këshillat se si të shkoni mirë me të.

Vajza, një lloj dashurie është edhe kjo ndaj të fejuarit apo burrit tuaj të ardhshëm! Ndërkohë, nga ana tjetër, mbani mend se vjehrra juaj nuk do të jetë aspak e keqe, nëse ju do ta doni dhe do ta respektoni djalin e saj!

Zgjidhni të vishni veshje serioze

Mbase do të jetë pak e vështirë për ju që të ndryshoni në këtë drejtim, nëse jeni mësuar që të visheni gjithnjë në mënyrë ekstravagante. Duhet të merrni parasysh faktin se tashmë do të futeni në një stad të ri të jetës, i cili duhet respektuar edhe nëpërmjet mënyrës së të veshurit.

Ndaj jini më pak të rezervuara kur dilni mbrëmjeve në diskotekë. Ndërsa në raste të tjera, mundohuni të zgjidhni veshje të llojit serioz. Vjehrra në këtë mënyrë do t’ju “pranojë” me kënaqësi.

Jini xhentile

Mos bëni shikime dredharake ose bezdisëse të paktën për pak net që takoheni dhe mos i jepni përshtypjen se dëshironi të gjendeni në një vend tjetër! Ndihmojeni vjehrrën tuaj që të shtroni bashkë tryezën.

Dëgjojini kujtimet e gjyshes dhe bëjini komplimente vjehrrit për verën që ka zgjedhur. Por, ama, duke qenë gjithnjë vetvetja në gjithçka që bëni, pa qenë shumë mospërfillëse.

Bëjini një dhuratë

Kur t’ju ftojnë në shtëpinë e vjehrrës, çojini diçka, por pa e ekzagjeruar. Për shembull një ëmbëlsirë, një shishe verë ose lule. Nuk është e nevojshme që të shpenzoni një “pasuri të tërë” për diçka të rrallë që do t’i vinte të tërë në siklet.

Përcaktoni hapësirat

Ndajini hapësirat në rast se vjehrra bëhet shumë e bezdisshme, komunikojani këtë gjë menjëherë: nuk ka asgjë të keqe nëse uleni në tavolinë për të diskutuar disa rregulla, sidomos kur të merrni vesh se ju dhe bashkëshorti juaj do të bëheni me fëmijë. Bezdisja luftohet menjëherë.

Shmangni konfidencat e tepërta

Ndonjëherë është e nevojshme që të detyroheni t’ia bëni të kuptueshme vjehrrës suaj se ka një kufi, i cili nuk duhet të kalohet edhe në rastin e konfidencave. Mbani mend gjithmonë se ajo nuk do të jetë kurrë një mikja ose një e besuara juaj, por as edhe aleate. Ajo është mamaja e partnerit tuaj dhe si e tillë do të mbesë gjithmonë: do të jetë më e afërt me të birin.

Dëgjojeni në qetësi

Herë pas here është e detyrueshme që ta dëgjoni, duke mbajtur qetësi, edhe pse nuk thotë asgjë për porositë e saj morale dhe mësimet e jetës. Ia vlen që ta kënaqni, nëse shkëmbeni vizita të paktën një herë në javë.

Bëjini komplimente

Ndoshta kostumi i saj i ri nuk është shumë në modë, mbase është shumë i vjetër, banal dhe aspak i bukur, por nëse ajo jua tregon me krenari, merrni frymë thellë dhe thojini se i rri shumë mirë. Në fund të fundit, ju nuk do të humbni asgjë, vetëm do të fitoni!

Kërkojini këshilla

Nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë të lumtur sesa duke i kërkuar këshilla për gjëra që ajo i ka shumë për zemër, si për shembull për recetat e gatimit, pastrimet e shtëpisë apo edhe për pazaret. Do të jetë krenare që t’ju transmetojë njohjet praktikisht. Ndoshta ju mund të mësoni diçka me të vërtetë nga këto këshilla.

Flitini për djalin e saj

Ndonjëherë do të ishte mirë që të hapnit ndonjë bisedë për djalin e saj të adhurueshëm, jo për ta kritikuar, por për t’i treguar për sukseset dhe sjelljet e tij të mira. Për vjehrrën nuk do të kishte lumturi më të madhe sesa ky gjest.

Gjithashtu, e mrekullueshme do të ishte sikur në këmbim ta pyesnit për fëmijërinë e të birit apo të partnerit tuaj.

Merreni në telefon

ثshtë e sikletshme dhe pak e bezdisshme që ta merrni vjehrrën në telefon, kur kjo e fundit nuk kujtohet asnjëherë që ta mbyllë bisedën. Por, gjithsesi, është një veprim veçanërisht i garantuar. Kjo është një mirësi e vogël që kushton shumë pak. Ndaj vëreni dorën në zemër dhe merreni të paktën dy herë në javë në telefon vjehrrën tuaj.
g.shqip
 
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

Artikull diskriminues!
Nuk jep keshilla edhe per ne meshkujt por vetem per femrat :P
Nejse, une me vjehrren shkoj shume mire, me do dhe e dua, problemin e kam me gocen e vet une, me ate nuk shkoj mire lol
 
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

me kaq pak keshilla thua fitohet davaja me vjehrren??? lol

diskriminues mendoj edhe une se eshte ky artikull...Vjehrra eshte nena e djalit , per aq kohe sa duam nenen tone dhe ajo ne, e njejta funksionon edhe ne kahun tjeter. Nese nga nuset do kishte /ekzistonte deshira e mire per te shkuar mire me vjehrren , mendoj se sdo ishte ky lloj fenomeni.
le te kthejme syte dhe te shohim dhimbshurine dhe mirekuptimin qe kemi per nenat tona, a nuk jane edhe vjehrrat nena?
a nuk do jemi ne nuset ..neser vjehrra?

per mua rendesi ka jo emertimi qe ka nje person, nene , vjehrre apo kunate.....por deshira, fokusi ne nje marredhenie njerezore. Kushdo qofte , nese ti di ta trajtosh si njeri me respekt dhe ngrohtesi , padiskutim qe do marresh te njejten sjellje.
 
Artikull kot. Gruaja ime asnjeren nga keto se ben dhe kalon per mrekulli me nenen time lol
 
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

Faleminderit per keshillat. :sun:
 
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

Artikull mashtues.
Si e mir si e keqja duhet te ja thuash hapur . I keq eshte Ai se ta ben krejt rrafsh si pune e keti artikullit kur thot;Bej komplimente edhe nese kostumi eshte i dal mode.........Nese je njeri, ne kuptimin e mir te fjales, duhet ta dishe vet vendin se cilin ke zen ne ate shtepi se per mbret nuk te merr askush...ase per skllav. Ky model vjeherre nuse eshte ber domode tani me ka vite e vite...Un cdo her rri pas fjales se kam then cdo her (Dije vendin tende si nuse.)dhe do jeshe njeriu me i lumtur ne ate familje pamvarsisht se me cfar njerz ke te besh.
 
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

Une mendoj se mire shkoj me vjerren...jam shume e degjueshme, smundem ti them dicka qe e di se kunata ime te ja thote nenes time...Une nenen time e dua shume, vjerren e respektoj, per hater qe dua djalin e saj...mundohem sa me shume te bej dicka qe ta prek...ose merzis...eshte mendimi im...nese e pyesim ate...sdi a do tregoj kete version...hahaha
 
e kuptuam tani dhe versionin e saj hahahahha
 
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

Respekti mirekuptimi toleranca duhet te jene paresoret ne cdo mardhenie njerezore.Nese i zbaton keto te 3ja shkon mire me cdo person.
 
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

vjerrat duan dru....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

Ne fakt une kam vene re si flisnin vjehrra dhe mamaja ime per vjehrra e tyre...
Per çudi Nena ime nuk gjindte asgje negative te gjyshja ime.
Dhe jo se e kam pasur gjyshen engjell :)
 
Titulli: Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla

Ndonje vella beqo a ke qe ta kem ket fat,vjerre maman tende :P
 
Pse s'ka ndonje teme: 1001 menyra per te vrave vjehrren e per te mos u zbuluar qe e ke bere ti?
 
Back
Top