Ushqimet që e largojnë stresin

PiNkY

Anëtar i Nderuar
IMG_3872.jpgUshqime kundër stresit, çfarë mund të ketë më mirë se heqja e ushqimit me stres. Gjithë lodhja, ankthi dhe depresioni që mblidhen gjatë ditës të mund të hiqet me anë të ngrënies. Të paktën këto janë disa nga ushqimet, qofshin këto fruta, pije apo perime që nuk duhet të mungojnë në asnjë mënyrë në tavolinën tonë.
- Dardha: Dardha është një frutë antistres: fibrat (sidomos nëse hiqet lëkura) rregullojnë zorrët, pasi përmban vitaminat B dhe C të cilat janë antioksidantë.
- Sallata e gjelbër: Ajo është e pasur me ujë, fibra dhe përmban substanca me një efekt qetësues. Recetë për mbrëmje: sallata e gjelbër gatuar me oriz është një gatim i shijshëm për njerëz që vuajnë nga pagjumësia ose nervat. Orizi është edhe qetësues për zorrët dhe stomakun. Sallata e gjelbër përmban fibra dhe nëse përtypet për një kohë të gjatë rrit ndjenjën e ngopjes. Për këtë është një aleat i mirë kundër ushqyerjes emocionale.
- Qumështi: Një gotë qumësht, mundësisht i ngrohtë, ndihmon në gjumë për shkak të peptideve që rrjedhin nga tretja e tij duke luajtur rolin e një qetësuesi. Dihet mjaft mirë edhe si kurë popullore e cila këshillon një gotë qumësht të ngrohtë përpara se të biem në gjumë. – Uji: Pirja sa më shumë e ujit ul nivelin e prodhimit të hormoneve të stresit dhe ndihmon për të pushuar më mirë.
- Domatja: Domatet janë të pasura me vitamina C dhe antiaksiodantë të cilat mbrojnë trurin, organizmin, i cili konsumon më shumë oksigjen për rastet kur është nën stres.
- Portokallet: Edhe portokallet përmbajnë shumë vitamina C, e cila përmirëson qarkullimin e sistemit imunitar dhe folateve, këto të fundit të njohura në mbrojtjen e nivelit të “homocysteine”, e cila kontribuon në përthithjen e gjendjes depresive.
- Bukë dhe makarona: Një vakt i pasur me karbohidrate menjëherë e përmirëson disponimin tuaj. Por kini kujdes: sheqerna të thjeshta prodhojnë një rritje të shpejtë të endorfinës, e cila shoqërohet me një rënie shumë të shpejtë të vlerave në trup. Bëni mirë të zgjidhni për bukë me miell dhe makarona, edhe niseshtet që përmbajnë karbohidrate dhe që nuk i shkaktojnë këto ndryshime.
- Fasulja: Fasulet e freskëta përmbajnë një substancë, L DAP, e cila favorizon prodhimin e dopaminës dhe rrit ndjenjën e mirëqenies. Janë të pasura me fibra (anti-uri) dhe folate...lajmeonline
 
Titulli: Ushqimet që e largojnë stresin

Une dua nga ato qe ke sjelle ne foto se keto te shkruarat sme pelqejne.

Bene te marre ca lajthi????
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top