Urtësi!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Urtësi!​


Skadimi i afatit

Janë shumë aktuale shkrimet nëpër gazeta për skadimin e afateve të mallrave ushqimore.

Alarmohet jeta e rrezikuar e qytetarëve.

Them: Sikur t’ishte alarmuar edhe rreziku:
- Nga politikanët me afat të skaduar!
- Nga prijësat me afat të skaduar.
- Nga qeveritarët me afat të skaduar.
- Dhe nga vlerat me afat të skaduar.

***

Vdekja nga uria

Rreth 24 mijë njerëz gjatë ditës vdesin nga uria.
Dhe udhëheqësit e botës thonë se janë shumë humanitarë.
Edhe biznesmenët e thonë të njëjtën gjë.
E kush po ua merr këtyre të pafatëve kafshatën e gojës?!


***

Peshku dhe uji

Peshku thotë: - Nuk mund t'i shoh lotët e mi sepse jam nën ujë.
Uji thotë:- Unë mund t'i ndjej lotët e tu sepse ti je në zemrën time.

Ps: Shpeshherë përpiqemi t’a fshehim dhembjen, por kurrë nuk mund të gënjejmë dot ata që na duan më shumë, sepse fjalët ndonjëherë nuk janë të nevojshme për ta, për ta ditur si ndihemi!


***

Mëshira e Zotit!


Babi, a ka diçka që është më e madhe shumë, se rëra e shkretëtirës?
- Po, uji i detit.

Diçka më shumë se uji i detit? ...
- Yjet në qiell.

Më shumë se kaq?
- Bota e engjëjve.

Më shumë se kaq?
- Gjynahet e babait tënd.

Po më shumë se kaq?
- Eh, more bir, mëshira e Zotit tënd.......!


***

Realiteti i Frikës

- Nuk kemi frikë nga errësira por nga çfarë fshihet në te...!
- Nuk kemi frikë nga lartësitë por nga rrëzimi…!
- Nuk kemi frikë nga njerzit rreth nesh, por nga reagimi i tyre…!
- Nuk kemi frikë nga dashuria, por nga fakti se ndoshta nuk na kthehet…!
- Nuk kemi frikë që dikush të shkojë prej nesh, por nuk pranojmë dot faktin se vetë janë larguar…!
- Nuk kemi frikë të provojmë sërisht, por thjeshtë kemi frikë se mos lëndohemi për të njëjtën arsye..!


***

Jam...


Jam i/e fortë sepse kam qenë i dobët
- Jam i/e mirë sepse i njoh të metat e mia
- Jam i/e dashur sepse kam luftuar per ato cka dua
- Jam trim/e sepse dikur kam pasur frikë
- Jam i/e mençur sepse dikur kam qen budalla

Dhe tashmë mund të buzëqesh sepse dikur e kam njohur mërzitjen…

***

Garanca!

Burri i pakënaqur nga gruaja e tij, i nis një sms Vjehrrës ...

- Produkti juaj nuk është në përputhje me kërkesat e mia, kështu që do j’ua kthej?!

Vjehrra e zgjuar i përgjigjet:

- Garanca e produktit ka skaduar, prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi produkti është përdorur dhe thjesht nuk ka më vulën e garancës...

 
Pe: Urtësi!



Fillimisht po vdisja te mbaroja gjimnazin dhe te filloja universitetin.
Fillova universitetin, dhe po vdisja te mbaroja e te gjeja pune.
Fillova pune dhe po vdisja te martohesha dhe te shihja femijet qe rriteshin mjaftueshem, keshtuqe mund te vazhdoja karrieren time.
Pastaj po vdisja te dilja ne pension.

Dola ne pension dhe tani qe po vdes vertete kuptova qe kam harruar te jetoj....


***


Modestia ngrit dijetarët,
Pasuria ngrit (largon) poshtërimin,
Heshtja ngrit (largon) gabimet,
Turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon) vështirësitë.


***


Si do të ndiheni, nëse keni hyrë në një garë ku nuk ka çmime për fituesit?

Kjo nuk është shumë inkurajuese, apo jo?

Të njëjtat parime zbatohen për vizionin tuaj.
Shpërbleni veten pas realizimit të qëllimit.
Vendosni një nxitje të veçantë për çdo objektiv.

Le të themi, nëse keni arritur një detyrë të veçantë, qerasni veten.

Kur të keni përfunduar një detyrë të madhe, shkoni në ndonjë vend të preferuar pushimi.



***


- Cila është gjëja më e bukur?
Universi, se është vepër e Zotit.

- Cila është gjëja më e madhe?
Hapësira, se përmban gjithçka që është krijuar.

- Cila është gjëja më e qëndrueshme?
Shpresa, sepse qëndron gjithmonë me njeriun, akoma dhe kur i ka humbur të gjitha.

- Cila është gjëja më e mirë/bukur?
Virtyti, se pa atë s’ka asgjë të mirë/bukur.

- Cila është gjëja me e shpejtë?
Mendimi, sepse brenda një minuti mund të fluturojë përtej gjithçkaje.

- Cila është gjëja më intensive?
Nevoja, sepse e bën njeriun të aftë të përballojë të gjitha rreziqet e jetës.

- Cila është gjëja më e lehtë?
Të japësh këshilla.

- Cila është gjëja më e vështirë?
Të njohësh Vetveten!


***


Tre janë mënyrat me anë të të cilave ne përvetsojmë njohurinë (dijen):

- E para, nëpërmjet të menduarit që është dhe mënyra më fisnike,
- E dyta, nëpërmjet imitimit që është mënyra më e lehtë dhe
- e treta, nëpërmjet eksperiencës që është dhe mënyra më e dhimbshme.


***

Që nga momenti që mësova se zemra ime rreh 103.389 herë në ditë , që marr frymë 20.040 herë duke gëlltitur 438 metër kub ajër, që shqiptoj mesatarisht 4.800 fjalë dhe bëj të mundur të lëvizin 780 muskuj, që thonjtë e mi rriten 0.0046milimetra dhe flokët 0.17 milimetra në ditë ... e ndjej të nevojshme të pushoj...


***


Si do t'i përgjigjeshit një fëmije që ju kërkon një përgjigje për pyetjen e tij:
- Përse njerëzit vdesin ?

Do t'i them: Sepse kur bëhemi shumë të plakur dhe nuk zbavitemi më, është koha të mbyllim sytë dhe të ëndërrojmë Hënën ...

Dhe të shkojmë në vendin ku nuk ka pleq por vetëm të rinj...
E ky vend ekziston sigurisht?
Në parajsën e Mëshiruesit.........
Të gjithë do të jemi në moshën 33 vjeçare.


Autor: Anum

KurandheSunnet

 
Pe: Urtësi!


Më pyet ''si jam?''
më në fund e pranoj, ''keq''
Më shikon e më thua ''nuk duket'', ''në fund të fundit ti je e fortë'', ''je e mençur’’,
''po, unë jam e fortë, jam e mençur”,
Më thua ''ti nuk e ke zemrën si gjithë të tjerët'',
“po , unë nuk e kam zemrën si gjithë të tjerët… sepse unë kam vetëm një zemër… kurse të tjerët kanë nga një, për çdo rast”.


***

Po patët fëmijë të mirë ç'të duhet pasuria...
Po patet fëmijë të këqij prap ç'të duhet pasuria...?!

***


Gjyshe, përse flokët e tu janë të bardhë?
- Vajzë, është dëbora e viteve që i ka zbardhur.

Gjyshe, pse ke kaq shumë rrudha?
- Ato janë shenjat e dhimbjeve të kaluara.

Gjyshe, pse tundet koka jote?
- ثshtë era e parajsës që do të më marri lart.

Gjyshe, pse nën sytë tuaj është një rreth i zi?
- Sepse kam qarë shumë.

Dhe çfarë murmurit, gjyshe e dashur, kur unë të përqafoj?
- Lutem për ty !!!


***


Në dyer zemrash trokiti shpesh,
"Hyr" - i thoshin dikur...
Një copëz buke ai desh
Porse i jepnin gurë.

Kështu i mblodhi gurë gurë
I mori në shtëpi
Dhe me ta ndërtoi një mur
Përreth zemrës së tij...


***


E di kur quhesh i/e fortë..?!

-Kur fal dikë që nuk meriton falje...
-Kur arrin të dashurosh në heshtje pa e marr vesh asnjë...
-Kur i ndihmon dikujt që gjithmonë të ka urryer...
-Kur armikut tënd të tanishëm i dëshiron parajsën...
-Kur qesh dhe shfaq lumturi ndërkohë që zemra të qan...
-Kur i fshin lotët dhe vizaton buzëqeshjen për t‘i treguar botës se je i/e kënaqur me caktimin e Krijuesit të Gjithdijshëm........




Nga Anum
 
Pe: Urtësi!


Dhjetë gjëra nuk vlejnë pa dhjetë tjera:


1. Mendja pa ndershmëri

2. Mirësia pa dituri

3. Suksesi pa frikë

4. Sundimtari pa drejtësi

5. Fisnikëria pa edukatë

6. Lumturia pa siguri

7. Pasuria pa bujari

8. Vartësia pa kënaqësi

9. Pozita e lartë pa modesti

10. Lufta pa lumturi...



Autor: Anum

(Pseudonimi ANUM)

 
Back
Top