Urrejtja dhe lakmia të bëjnë budalla

Vajza

🪡
Shiko fotografinë 1765133

Një president si ky.

Urrejtja dhe lakmia të bëjnë budalla

Ish Presidenti i Uruguait, José Alberto Mujica, konsiderohej presidenti më modest në botë. Ai mbeti modest edhe si pensionist, kohët e fundit nuk pranoi të merrte pagesë për pension dhe ua dhuroi shtëpinë dhe pronën e tij rreth njëqind fëmijëve që kishin mbetur jetimë gjatë luftës siriane.

Dikur, si "presidenti më i varfër në botë", ai nuk kishte truprojë dhe ngiste një "wolfswagen - bubë", jetonte në fermë dhe e dhuronte për bamirësi rreth 90% të pagës së tij mujore, e cila ishte rreth 12,000 dollarë.

Nuk përfundon këtu, ai pallatin presidencial e përdori vetëm për takime zyrtare, por gjatë ditëve të ftohta, të pastrehët dhe familjet e tyre bujshin aty. Gjatë sundimit të tij, Uruguai ishte vendi i tretë më i zhvilluar në kontinent dhe një nga vendet e pakta që arriti të shmangte recesionin dhe ta ruante normën pozitive të rritjes.

Sot, ai jeton në një shtëpi me qenin e tij me tre këmbë. Ai thotë se jeton si shumica, dhe jo si pakica e popullit uruguajan dhe se kështu duhet të jetojnë të gjithë liderët e tjerë, domethënë jetën e një qytetari të zakonshëm.

Ai beson se nëse kryetari nuk mund të ecë lirshëm në rrugë pa truprojë, kjo do të thotë se ai ka bërë diçka të gabuar.

Mujica është mësuar me një jetë modeste. Ai luftoi për lirinë e kombit të tij, dhe kaloi 14 vjet në burg në rininë e tij si një rob lufte.

Motoja e tij është: "Urrejtja dhe lakmia të bëjnë budalla".
 
Njeriu plaket, e sbashku me te plaken edhe dy cilesi. Shpresa e gjate dhe lakmia e tepert
 
Mesime jete jane te gjitha dhe mos mohoni , diku diku keni xhelozuar si dreqi per dike qe ka patur dicka me shume se ju
dhe ziline ia keni ofruar si kavjar ne nje pjate te ftohte

Eshte njerezore cdo ndjesi..

Perse te mos e mohoj kur nuk e kam ne gjak as cilesi xhelozine e ketij lloji !?
 
Nese jo te ktij lloji ,te nje lloji tjeter
Jane ndjesi qe si mshehim dot

Mendoj se po e pergjitheson xhelozine gabimisht. Une mendoj dhe besoj se xhelozia per te mire ekziston, dhe kjo nuk te demton. Per dallim nga xhelozia e keqe, kur ti xhelozon per dicka qe ti se ke, nje dhunti apo cfaredo qofte ajo, e tjetri se ka, dhe ti ne te njejten kohe deshiron qe ai te mos i posedoje ato te mira, e kjo eshte e keqe dhe e demshme.
 
jo spo ngaterroj asgje
emrat cdo gjeje ia japim si duam , por une po flas per ndjesite , jo per pasojat qe mund ta pasojne ate ndjesi
xhelozi e mire? Zili e mire?
spo flas per ambicien te jemi te qarte
Ama ekzistojne brenda nesh , i ndjejme , tjeter se cfare zgjedhim ti japim ze , apo dore....por te gjithe i ndjejme ne momente te caktuara

ose ti je perjashtimi i natyres :P
 
jo spo ngaterroj asgje
emrat cdo gjeje ia japim si duam , por une po flas per ndjesite , jo per pasojat qe mund ta pasojne ate ndjesi
xhelozi e mire? Zili e mire?
spo flas per ambicien te jemi te qarte
Ama ekzistojne brenda nesh , i ndjejme , tjeter se cfare zgjedhim ti japim ze , apo dore....por te gjithe i ndjejme ne momente te caktuara

ose ti je perjashtimi i natyres :p

Nuk jam, cdo njeri ka te meta. Kush nuk xhelozon? Por, cdo gje ka limit, cdo gje e tepruar eshte e demshme. Kur them xhelozia e mire, mund te te sjelli shembuj plot, nese nuk po e kupton qellimin tim. Xhelozia behet e tepert ose e demshme nese ti e ushqen ate dhe nuk ia vendos freret me kohe.
 
te njejten po themi dhe si kokederre qe jam , me ler ta them fjalen e fundit :P
 
te njejten po themi dhe si kokederre qe jam , me ler ta them fjalen e fundit :p

Po kishe thash te bojme muhabetin ma interesant, se lehte kapakun me ja vendos temave :lol:
 
Ahh,pak nga ndergjegjia dhe vlerat njerzore qe ka ky zoteria,te kishin politikanet tane,do ishim ne te tjera standarte si vend.
 
Urrejtja dhe lakmia janë mbese të vetmit ‘brirë’ në kokën e ‘budallait’.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Une nuk kam urryer kurre njeri,po jam njeri qe mbaj inat.
Ama lakmitare jam pse ta mohoj.
Kur kam pare dike qe eshte veshur me mire se une,kam henger veten me dhembe se cfare ka kjo me shume se une.
Por jam munduar qe mos te me kape lakmia e tepert,se ndonjehere lakmia e tepert te demton :):).
Tani pervec aneve te mira,kam edhe ato te keqijat ;);).
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top