Urdhri "Mjeshtër i Madh" për boksierin Kreshnik Qato

cent

...Lontano
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi të premten kampionit shqiptar të boksit për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshnik Qato, Urdhrin "Mjeshtër i Madh", me motivacionin: "Për talentin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë dhe jep për të mbajtur lart jehonën e sportit shqiptar kudo në botë".

2e3zbtk.jpg

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Nishani tha se vlerësimi që i bëhet njërës prej ikonave të sportit modern shqiptar është edhe një homazh për të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë tërë jetës për sportin, kulturën dhe emrin e Shqipërisë.

"Mjaft prej këtyre ikonave sot nuk janë më mes nesh, por e rëndësishme është se emri dhe vepra e tyre kujtohet gjithmonë. Ndaj, ju ftoj të gjithë së bashku, që nderimin që i bëjmë Kreshnikut ta konsiderojmë dhe si një kujtim dhe nderim për të gjithë ata sportistë, që jetën e tyre, pasionin dhe angazhimin njerëzor, familjar, por dhe dhuntinë që patën, e ofruan për konsolidimin e kulturës së kombit dhe vendit e tyre", tha Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit konfirmoi se krahas detyrave të tjera kushtetuese, do të ketë gjithmonë si prioritet, promovimin dhe përçimin e vlerave kulturore dhe kontributit të shquar të sportistëve ndër vite.

"Kam bindjen, se duke respektuar individët, jetën e tyre individuale, profesionale, sportive dhe njerëzore, i kemi bërë nder vendit, imazhit të tij, trashëgimisë që ata na kanë lënë dhe brezave të ardhshëm. Prandaj, sot shpreh vlerësimin tim për këtë plejadë njerëzish të shquar, të cilët shpesh herë, me pa të drejtë, nuk vijnë në vëmendjen e duhur të shoqërisë, dhe kjo është përgjegjësi e institucioneve", theksoi Nishani.
Pas leximit të dekretit presidencial, boksieri Kreshnik Qato i shprehu mirënjohjen e tij Presidentit Nishani për dekorimin e lartë.
/p.sport
 
Titulli: Urdhri "Mjeshtër i Madh" për boksierin Kreshnik Qato

Bravo i qofte k'tij eshte i zoti dhe shume patriot :)
 
Titulli: Urdhri "Mjeshtër i Madh" për boksierin Kreshnik Qato

Urime Nikut.

Ke vertetuar se sporti nuk ka kufij, limite dhe cenime. Ne nje kohe kur shoqeria jone po zhytet dita dites me shume ne nje anarshi ekonomike, politike dhe kulturore, gati gati ne nje humbje apo shperfytyrim te identitetit kombetar , ti perfaqson anen tjeter te medaljes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top