Uragani, gjendje e jahstëzakonshme në lindje të SHBA

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
uragan.jpg


Shtetet në bregun Lindor të Amerikës së Veriut po përgatiten për kalimin e uraganit Irene, i cili parashikohet të shkaktojë shumë demë dhe problem.
Uragani që aktualisht është i kategorisë së Tretë pritet të kalojë bregun lindor të SHBA, gjatë fundjavës, por mund të jetë shumë më i fuqishëm.
Në pritje të uraganit Guvernatorët e Karolinës së Veriut, Virxhinias, Merilendit, Nju Xhersit dhe Nju Jorkut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Rezidentët dhe pushuesit janë paralajmëruar që të kenë kujdes dhe të largohen nga rajonet që mund të prekë Uragani.
Ndërkaq, edhe anijet janë urdhëruar që të ankorojnë në det të hapur ose në porte të tjera që nuk rrezikojnë të preken nga kalimi i uraganit.
Ky është uragani i parë që kërcënon seriozisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tre vitet e fundit.

B:lajmifundit
 
Pe: Uragani, gjendje e jahstëzakonshme në lindje të SHBA

Edhe ky ska per te ne kapur ne... Ama sa here kalon nje uragan vetem shi kemi ne, ishallah e kalojme dhe kete me kaq...
 
Pe: Uragani, gjendje e jahstëzakonshme në lindje të SHBA

Po pra,mora vesh qe neser arrinte ne New York dhe sikur do e dobesonte icik forcen godites ne krahasim me ato deme qe kishte shkaktuar ne Florida...Hajt ishalla me sa me pak deme materjale e sidomos njerzore....
 
Pe: Uragani, gjendje e jahstëzakonshme në lindje të SHBA

Nga NASA kjo foto e Hurricane Irene... Nice eeee?

581574main_image_2043_946-710.jpg
 

Attachments

  • 581574main_image_2043_946-710.jpg
    581574main_image_2043_946-710.jpg
    61.6 KB · Shikime: 0
Pe: Uragani, gjendje e jahstëzakonshme në lindje të SHBA

uuuu sa frike me keni ecni nga michigani se sju kap gje po he :p:p
 
Back
Top