Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Ura mbi oqean”, rrëfim për emigrantët shqiptarë në Amerikë

Shkrimtarja Albana Mëlyshi Lifschin ka dhënë me vëllimin e saj të ri me tregime “Ura mbi oqean” një dëshmi se sa e mundur është që të mos biesh në vulgaritetin e këshillimit të njerëzve, e pajisjes së tyre me informacion shërbimi social dhe njëkohësisht niveli artistik të mos cënohet. Në duart e lexuesve vjen një libër që ruan vlera artistike shumë të arrira dhe ndërkohë i mëson ata si të sillen në mjediset e vendit të madh të amerikanëve, si të mos bëjnë gabime kur të emigrojnë, si t'u drejtohen avokatëve, firmave të punës, si të dinë të sillen në zyrat e punëdhënësve apo të mbushin dokumentet e qëndrimit, si të zbatojnë rregullat e bashkëjetesës apo të mos bien viktimë e mashtrimeve. Prezantimi i letërsisë së krijuar nga emigracioni shqiptar në SHBA ishte qëllimi i aktivitetit të organizuar dje në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë së cilit u promovua edhe libri "Ura mbi oqean" i shkrimtares shqiptaro-amerikane, Albana Mëlyshi Lifschin. Kjo nismë e Institutit Kombëtar të Diasporës shqiptare synon para së gjithash të vërë në dukje një këndvështrim tjetër të diplomacisë shqiptare, diplomacinë kulturore dhe promovimin e imazhit të Shqipërisë jashtë vendit. Drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës, Flamur Gashi, solli në vëmendje aktivitetet e shumta që janë organizuar nga ky Institut për promovimin e ekspozitave dhe librave të autorëve shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë jashtë Shqipërisë. “Promovimi i librit më të fundit të bashkëkombëses sonë shqiptaro amerikane, Albana Mëlyshi Lifschin, dëshmon para opinionit publik se tashmë ne kemi një letërsi shumë cilësore të krijuar nga emigracioni shqiptar, e cila po kulmon jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera evropiane, si Itali, Greqi, etj”, pohoi Gashi. Duke iu rikthyer kujtesës kombëtare për sa i përket letërsisë shqiptare të krijuar në SHBA, ai vuri në dukje se: "Me këtë vend lidhet biografia letrare e autorëve të tillë si Fan Noli dhe Faik Konica, dy nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar. Ekzistenca e pandërprerë e kësaj letërsie cilësore dëshmon më së miri se sa e thellë dhe e natyrshme është lidhja shpirtërore mes shqiptarëve dhe amerikanëve. Një i larguar nga vendi i vet mund të krijojë letërsi vetëm në një vend ku ndihet i qetë dhe i respektuar. Arti krijohet vetëm atje ku inkurajohet dhe një gjë e tillë ndodh në SHBA”. Në këtë aktivitet autorja e librit "Ura mbi oqean", Albana Mëlyshi Lifschin, u shpreh se: “Libri synon t'i vijë në ndihmë atyre emigrantëve që shkojnë në SHBA, dhe kjo duket edhe në renditjen tematike të tregimeve". Tridhjetë e gjashtë tregimet e tij brenda dyqind faqeve rrëfejnë artistikisht jetën e emigrantëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në jo pak raste përshkruajnë edhe ngjarje nga jeta midis Shqipërisë dhe kontinentit amerikan, gjyshe që shkojnë në SHBA të takojnë nipërit e mbesat e tyre, një deputet nga Tirana, një tiranase që në Nju Jork shkoi sa për të mbledhur para që të bënte varrin e të vjehrrit.
__________________
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back