Një grup shkencëtarësh austriakë pretendojnë se kanë bërë mirë ‘detyrat’ matematikore dhe mbërrijnë në përfundimin se me gjasë universi ynë është më shumë një hologram dydimensional se një hapësirë tredimensionale.
Shkencëtarët e Universitetit të Teknologjisë në Vjenë kanë tri vite që vëzhgojnë lidhjen mes teorisë së gravitetit dhe teorisë kuantike dhe tani besojnë që kanë të dhënat e nevojshme për të hedhur në qarkullim hipotezën e tyre..
“Përllogaritjet tona konfirmojnë se parimet holografike mund të zbatohen edhe në hapësira të sheshta dhe ka prova për zbatimin e këtyre parimeve më së miri në universin tonë”, thotë Max Riegler, udhëheqës i studimit.
Se çfarë do të thotë kjo tezë e studiuesve austriakë për jetën në Tokë, është paksa e vështirë të shpjegohet, por e thënë me terma më të thjeshtë; gjithçka që shohim, prekim dhe njohim mund të jetë pasqyrim i një universi paralel. / Top Channel