United ndalet nga Southampton, Tottenham fiton në rikthimin e Kane

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Manchester United barazoi 1-1 në fushën e Southampton, duke pësuar ndalesën e parë në Premier League, pas fitores 5-1 ndaj Leeds United, në javën e parë.
“Djajtë e Kuq” kaluan në disavantazh pas autogolit të Fred, në minutën e 30. Në pjesën e dytë, ekipi i Solskjaer barazoi me Greenwood (55’). Fred e Bruno Fernandes iu afruan golit të dytë për Manchester United, por nuk paten fat.
Ndërkohë, Tottenham fitoi ndaj Wolves 1-0, falë golit të Ali me penallti, që në minutën e 9 të ndeshjes. Për t’u nënvizuar edhe debutimi i Harry Kane në sezonin e ri të Premier League. Kapiteni i skuadrës, që po kërkohet me ngulm nga Manchester City, u aktivizua në minutën e 72-të.
Me këtë fitore, Tottenham kryeson Premier League-n me pikë të plota, bashkë me Liverpool dhe Brighton.

A2news.com
 

Attachments

  • pogba.jpg
    pogba.jpg
    60.2 KB · Shikime: 1

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top