“Unë mendoj se Trump dhe Rohrabacher paguhen nga Putini”

LeVoyageur

Once upon a time...
Një ish-drejtor i FBI-së është emëruar këshilltar special për të mbikëqyrur hetimin e ndërhyrjes së pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane dhe çdo lidhje të mundshme me fushatën Trump.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, caktimi në këtë detyrë i ish-shefit të Byrosë së Hetimeve, Robert Mueller, është në interesin e publikut, pasi bëhet fjalë për një person jashtë skenës politike.





Si rrallë gjatë kohëve të fundit, emërimi i Mueller, i cili pranoi detyrën dhe tha se do ta kryejë me përgjegjësi, u përshëndet nga të dyja anët e spektrit politik në SHBA.

72-vjeçari Mueller ka shërbyer për 12 vjet si shef i FBI-së nën Presidentët George Bush dhe Barack Obama dhe ai gëzon respekt të thellë në vend.

Thirrjet për një prokuror special ishin shtuar ndjeshëm që pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së James Comey nga Presidenti Donald Trump.

FBI dhe Kongresi po hetojnë për të zbuluar lidhje të mundshme mes ekipit elektoral të Trump dhe Rusisë, diçka që mori shkas nga zbulimet e inteligjencës amerikane, që beson se Moska tentoi të ndikojë zgjedhjet në favor të republikanit Trump.

Ky i fundit, menjëherë pas emërimit të Robert Mueller tha se hetimi i ri do të tregojë se ai dhe ekipi i tij nuk kanë bërë asgjë të gabuar, megjithëse më herët Shtëpia e Bardhë pretendonte se nuk kishte nevojë për një person nga jashtë për të udhëhequr hetimin.

Disa media shkruajnë se këto janë ditë shumë të vështira për presidentin e ri, Donald Trump.

Gazeta e njohur, Washington Post ka publikuar një bisedë sekrete mes dy drejtuesve të lartë të Partisë Republikane në qershor të vitit 2016.

Biserda është kryer mes Kevin McCarthy, drejtues i shumicës në Kongres dhe kolegut Paul Ryan, kryetar i Kongresit.

“Unë mendoj se ka dy persona, që i paguan Putin. Rohrabacher dhe Trump…. të betohem para Zotit,” thotë McCarthy.

Rohrabacher është një personazh i njohur për Shqipërinë, pasi ka bërë disa deklarata në favor të ndarjes së Maqedonisë.

Ai ka përkrahur edhe opozitën shqiptare.

Mapo.al
 
Back
Top