“Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

Monique

With or Without u
trio-620x416.jpg


Në fëmijërinë e hershme në Bangladesh, Orola Dalbot humbi të atin, ndërsa nëna e saj u rimartua. Noten, njerku i saj, ishte njeri i mirë dhe vajza mendonte se e ëma ishte njeri me fat.

“Shpresoja se edhe unë një ditë do të gjeja një burrë si ai”, thotë Orola. Por sapo hyri në periudhën e pubertetit, vajza mësoi një të vërtetë që kurrë nuk do ta kishte menduar: ajo ishte tashmë gruaja e njerkut. Martesa e saj me të ishte bërë kur ajo ishte vetëm 3 vjeç, gjatë një ceremonie të përbashkët me të ëmën.

Sipas traditave matriarkale në fisin Arifi, nëna dhe e bija martohen me të njëjtin burrë. “Doja të arratisesha kur e mora vesh këtë gjë”, tregon ajo, por e ëma, Mittamoni, i kishte sugjeruar të pranonte atë që tashmë ishte bërë.

Arifi, një fis endacakësh që jeton në zonat e Bangladeshit dhe Indisë, ka një traditë sipas të cilës, vejushat që dëshirojnë të rimartohen mund të zgjedhin një burrë nga fisi i bashkëshortit të vdekur. Meshkujt beqarë janë kryesisht të rinj në moshë dhe zakoni e do që gruaja t’i ofrojë atij edhe një prej vajzave të saj, si grua e dytë, e cila ka të njëjtat të drejta dhe detyrime, përfshirë edhe seksin, sapo mbush moshën.

“Nëna ime ishte vetëm 25 vjeçe, ku më vdiq babai. Ajo nuk ishte gati ta përballonte jetën vetëm”, thotë Orola. Fisi vendosi që burri i saj të bëhej Noten, 17 vjeç, me kushtin që ai të martohej edhe me vajzën njëkohësisht. Gjithçka ndodhi në një moshë të vogël dhe ajo nuk mbante mend asgjë. “Kur e zbulova atë që kishte ndodhur, nuk mundesha ta pranoja. Nëna ime kishte dy fëmijë me të. Unë doja një burrë që ta kisha të gjithin për vete”, thotë ajo.

Orola thotë se kjo ishte diçka e padrejtë, pasi fisi Arifi i lejon femrat ta zgjedhin vetë partnerin e tyre. Fisi funksionon sipas rregullave të matriarkatit: gratë drejtojnë shtëpinë dhe prona kalon nga njëri brez në tjetrin në linjë femërore. Femrat bëjnë hapin e parë në një lidhje, madje edhe propozimin për martesë.

Vitet e fundit, vëzhguesit thonë se martesa nënë-vajzë me një burrë është një zakon që po zbehet. Misionet katolike e kanë konvertuar 90 për qind të fisit me 25 mijë anëtarë dhe praktikat e vjetra Arifi tashmë shikohen si tabu. Këtu përfshihen edhe zakoni i “rrëmbimit të dhëndrit”, sipas të cilit femrat kanë të drejtë të rrëmbejnë mashkullin që u pëlqen.

Por pavarësisht se ende nuk ka shifra, zërat thonë se traditën e martesës nënë-vajzë me të njëjtin burrë e ndjekin disa familje. “Njerëzit nuk i thonë këto gjëra sepse martesa me më shumë se një grua ndalohet nga kisha”, thonë anëtarë të këtij fisi.

Historia e Orolës ka marrë drejtimin e parashikuar që në nisje. Ajo ka tre fëmijë me njerkun: 2 vajza dhe një djalë. Familja jeton në një shtëpi balte në një fshat pa ujë të rrjedhshëm. Orola dhe e ëma Mittamoni kanë në pronësi disa toka në të cilat kultivojnë banane dhe ananas.

Por jeta e këtyre grave nuk është vaj. Pavarësisht se nënë e bijë, konkurrenca për bashkëshortin i ka bërë të sillen sikur të mos ishin të tilla. Pasi Orola mbushi 15 vjeç, Noten preferonte atë në vend të nënës së saj dhe kjo nuk u prit mirë nga Mittamoni. “Mendoj se ajo e donte. Por mënyra sesi filloi të sillej bëri të mos e njihja më si nënë. Nuk mund t’i kërkoja më këshilla. Ndihesha e tradhtuar dhe e braktisur”, tregon ajo, duke shtuar se disa herë ka menduar edhe vetëvrasjen. Po lindja e fëmijës së parë ndryshoi gjithçka.

Ndërsa e ëma dëgjon të gjithë bisedën e Orolës me gazetaren e “Marie Claire”, asgjë nuk ndryshon në fytyrën e saj. Nuk ndihet aspak fajtore. “Martesa ishte e nevojshme. Nuk mund t’ia dilja vetëm pas vdekjes së burrit të parë”, thotë ajo. Noten ishte i vetmi beqar i disponueshëm, pasi shumica e meshkujve të fisit martohen sapo mbushin 18 vjeç. Ajo nuk kishte mundësi zgjedhjeje tjetër, duhej të merrte edhe të bijën me vete. “Ishte një vendim i të vjetërve të fisit, jo i imi”, thotë ajo. Gruaja shton se gjithmonë e ka mbrojtur të bijën derisa u rrit dhe ndarja e të njëjtit burrë me të ishte e vështirë. “Mu desh të qëndroja mënjanë kur pashë se interesi i tij ndaj Orolës u rrit. Për mua ishte e dhimbshme”, thotë ajo. Ndërsa Noten, i cili është gjithashtu prezent bën një gjest sikur do të thotë: Mos më ngatërroni në këtë mes.

/ Shekulli Online /


Jam kurioze quhet degjenerim ky? Po per ta ndare si e ndajne apo me dite??
WTF lol
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

aman O Zot, cfare budallalleqesh do ngjojm... po seshte normale kjo...sfunksionon keshtu...merr grua te dyte, por jo vajzen...ndoshta edhe burri ska faj..keto fiset me disa tradita te cuditshme ste lejn shume zgjidhje...fal Zotit qe jemi larg, shume larg
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

ne fakt zona e veriut ne mos gabohem dikur e ka patur qe nese vdiste burri , nusja martohej me vellain e burrit e nese skishte vlla me dike nga kusherinjte.

edhe kjo nuk perben normalitet...
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

Mes shume absurditetesh,me pelqeka qe femra ben hapin e pare ne i lidhje,rrembeka mashkullin qe do ahhahahaha.
Dhe pasuria kalon ne gjinin femrore brez pas brezi,
Interesante.
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

edhe ketu ashtu ka qen..biles njeh disa person te tille, kur e kam degjuar ngjarjen se i vdes burri, e le me nje djale dhe e obligojn te marr kunatin, vellan e burrit per burre, qe deri ateher si vella e desha thote...smundesh te permbahesh, ajo ferrin per se gjalli ka kalu...harron vdekjen e burrit, vdes per se gjalli...mekat shume i madh, i kan marr ne qaf... e tash para disa viteve i vdes po ai djale per te cilen sakrifikon jeten
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

edhe ketu ashtu ka qen..biles njeh disa person te tille, kur e kam degjuar ngjarjen se i vdes burri, e le me nje djale dhe e obligojn te marr kunatin, vellan e burrit per burre, qe deri ateher si vella e desha thote...smundesh te permbahesh, ajo ferrin per se gjalli ka kalu...harron vdekjen e burrit, vdes per se gjalli...mekat shume i madh, i kan marr ne qaf... e tash para disa viteve i vdes po ai djale per te cilen sakrifikon jeten

e pastaj del Aurela Gace e kendon - sjam tribu!....pffffffffffffffff
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

Yaks yaks yakssss.... ku shkojne traditat
Edhe pse neve si spektator na duket dicka tronditese, sepse e gjykojme situaten me realitetin tone te perditshem, per ata njerez ska asgje absurde sepse me ate fryme "normaliteti" jane ritur...
Vende vende, tradita dhe kultura....


e pastaj del Aurela Gace e kendon - sjam tribu!....pffffffffffffffff

PO me Aurelen cpate??? E ke inat se eshte vlonjate? lol
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

Tradita e marteses me kunatin nese i vdes burri gruas ekziston edhe tek traditat tona .
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

dipendenca ekonomike... shpirtera te burgosur...... "perfitime komoditetesh ne emer te tradites"....
nene qe smund te konceptoj jeten e saj vetem por nuk mendon " fustanin qe i qep te bijes"
surreale! !
zot faleminderit qe nuk i perkas atij realiteti !
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

Po me perzihet :vje:
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

Kesaj i thone daje e nipa e mbesa e teze prej nje babe :poezi:
Poashtu i thone me pas dajen vlla e tezen moter :poezi:
Poashtu i thone me pas nipin vlla e mbesen moter :poezi:

Poashtu i thone mos me pas nevoje me shku as te daja as te tezja :poezi:

Te ne kur ndodhte ndonje budallallek e qe nuk arrinin me gjet kadndar me e mate se sa peshonte budallalleku thoshin: Bangladesh hesapi :gat:
 
Titulli: “Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

Ama ne Albania mesa di une , nese vellai pshm ka lene femije me nusen e tij , vellai i tjeter mund ta mbaje nusen .... por qe nuk lejohet te bejne femije tjeter mes tyre . Pra nuk i perziejne femijet ne raste te tilla. Tek ne me duket se kane rregulla te caktuara gjera te tilla.

Apo ndodh e kunderta ? kemi ndonje rast kshu tip Bangladeshi, qe ta marrim si shembull. Apo flasim me hamendje.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top