LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Historia e jashtëzakonshme e një çifti britanik, dashuria e të cilëve u ndërpre dy ditë pas martese pas një aksidenti ajror gjatë Luftës së Dytë Botërore në Bizë të Martaneshit. Akti i mahnitshëm i Jaho اalës, elbasanasit që gjeti unazën e tyre dhe që e ruajti për 70 vjet, si dhe amaneti lënë djalit, Xhemilit, për t’ua kthyer familjarëve. Kërkimet intensive, gjetja e origjinës si dhe dorëzimi në një ceremoni të veçantë në Tiranë. Një histori me besë të mbajtur edhe pas vdekjes, një besë si ajo e Kostandinit ndaj Doruntinës
Nga Fatos Salliu*
Ajo ishte një nga ditët që i trazoi përfundimisht shpirtin Jaho اalës. Në fillim i është gëzuar “thesarit” të vogël. Por fill më pas bie në skllavërinë e përjetshme deri në vdekje. Ky objekt i përkiste dikujt tjetër. Ai kurrë nuk kishte dëshirë ta gëzonte atë…
Kanë kaluar 70 vjet që nga ajo kohë. Protagonistët ndodhen në përjetësi. Por kjo është një nga ato histori që ndodhin shumë rrallë. Një ngjarje që mbahet mend gjatë e denjë për skenarë bestseller, që lidhet me simbolikën më të bukur të jetës së njeriut.
اdo shkrimtar do ta kishte zili këtë histori që i ngjan aq shumë besës së Kostandinit ndaj Doruntinës. Besës që mbahet edhe pas vdekjes, premtimit që vihet në jetë pavarësisht se asgjë nuk shtynte drejt kësaj veç fjalës së dhënë vetes.
Dy të dashuruar që nuk e gëzuan kurrë dashurinë e tyre në këtë botë. Por që ky objekt i bashkon tashmë në jetën e përtejme.
Bëhet fjalë për një unazë, e cila pas 7 dekadash kthehet në origjinën e saj. Vjen për të “ringjallur” përbetimin që ata i kishin bërë njëri-tjetrit. Një dashuri e cila u këput në mes vetëm dy ditë pasi ata ishin martuar, për t’u shfaqur në ditët tona si një perlë sentimentale me mesazh me fuqi të pamatë emocionale. Sikur të ishin vetëm pak sekonda gjallë ta shihnin atë…
Më 29 tetor të vitit 1944, një avion britanik i llojit ‘Halifax’ i skuadronit 148 me pilot Edwin John Stubley zhduket pa koordinata pasi ishte nisur me mision furnizimi për operacionet speciale në Shqipëri. Sipas gjithë gjasave, ky avion ishte nisur ose nga Malta, Brindizi apo nga Qiproja. Por që nuk u gjet asnjëherë se ku kish përfunduar.
Mbetjet e para u pikasën në vitet ’60, në Bizë të Martaneshit kur, fare rastësisht mes hekurave, Jaho اala nga Elbasani, ndërsa po priste lëndë drusore për të ndërtuar një shtëpi, gjen në një zgavër shkëmbi një unazë floriri, e cila qëndronte ende në eshtrat e një gishti. E merr, e kundron dhe dallon që në pjesën e brendshme të saj gdhendeshin dy emra; Joyce & John. Ajo i përkiste një çifti që kish pësuar fatkeqësi. Nuk i tregon askujt. Për 10 vjet as bashkëshortëve, as fëmijëve dhe as pjesëtarëve të tjerë të familjes. Bën një përbetim me veten. Nuk do të reshte deri në vdekje deri sa të gjente se kujt i përkiste.
Vitet shkuan dhe bashkë me ato u rrit dhe ankthi se nuk po e përmbushte dot betimin me veten. Ndaj ditën e dasmës ia dhuron djalit me amanetin që ai t’ia kthente të zotëve një ditë. Djali Xhemil اala tregon: M’u afrua, hoqi unazën nga gishti dhe më tha “dëgjo mor babë, kjo unazë nuk është e imja dhe as e fisit tonë. Ajo ka një zot tjetër. Ajo duhet t’i kthehet atij”.
Familja اala ka kaluar kalvar të gjatë vuajtjesh në diktaturë. I internuan si të përndjekur politikë. Jetuan në varfëri e skamje. Por nuk e çuan asnjëherë nëpër mend që të shisnin unazën. “E mbanim si thesar të rrallë. Diktatura në internoi në Sulovë si të përndjekur politikë. Na i plasën teshat në mes të fshatit. Nuk kishim ku të fusnim kokën. Strehë për ne u bë xhamia e fshatit. Vuajtëm shumë. Kishim nevojë të blinim edhe gjëra elementare për të mbijetuar. Por kurrë se menduam ta shisnim. Ajo do të lihej amanet brez pas brezi”.
Xhemil اala vazhdon: Kur punoja në arë e hiqja pasi bishti i kazmës e hante dhe kisha frikë se më këputej. Ama kur shkoja për miqësi e vendosja në gisht. Për kohën ishte një suvenir i rrallë. Përse fundja të mos mburresha një çikë me të. Por ishim edhe me fat sepse po të na kishin pikasur do e pësonim me kokë.
E dini ç’më ka ndodhur? Asnjëherë nuk qëndronte mirë në gishtat e mi. Lëvizte. Unaza që më ka bërë bashkëshortja, më rri për mrekulli. Nuk ishte e imja mor vëlla, ndaj nuk ndjehej mirë aty…
Pas rënies së diktaturës lindën edhe shpresat për të çuar në vend amanetin e të atit. Por si mund të gjesh në këtë glob një njeri me anë të një unaze??
“Kur ndryshoi sistemi babai më tha: Erdhi koha bir. Por në atë kohë nuk kishte siç ka sot internet. Megjithatë i thashë unazës. Rri në gishtin tim. Isha i bindur se një ditë ajo do të shkonte tek i zoti”. Xhemili ia tregon historinë shokut të tij të ngushtë Muhamet Aliçka. Muhameti përpiqet të vendosë kontakte dhe lidhet me atasheun ushtarak të Britanisë, Philip Osment. Ai vjen bashkë me konsulentin e fotografon unazën dhe nis kërkimet. Por nuk mund të identifikojë se kujt i përkiste.
“Në jemi miq të vjetër, tregon Muhamet Aliçka, punonjës në Prefekturën e Elbasanit. Xhemili ma tregoi historinë dhe “hallin” që kishte. Nuk e zinte vendi deri sa të çonte në vend amanetin e të atit. Ndaj nisa kërkimet. U lidha me atasheun ushtarak anglez për Ballkanin Perëndimor, Philip Osment, me vendqëndrim në Shkup të Maqedonisë. Pas pak kohësh ai erdhi me konsulenten e tij kosovare, Melisa Kryeziu. Shkuam, takuam Xhemilin, u tregoi gjithçka e fotografuan dhe ikën.
Prita të vinin lajme por asgjë. Kaluan 3 vite dhe atasheu më njofton se do të largohej nga ajo detyrë. Madje më shprehu keqardhjen që nuk mundi të gjejë destinacionin e saj. Njoftuam ambasadën angleze dhe atë amerikane të cilat gjithashtu nisën kërkimet. Po prisnim”
Kristofor Kejsi mjek i ambasadës amerikane ishte ndër të parët që hodhi dritë për të rënë në gjurmët se kush ishin Xhoni dhe Xhojsi, emrat që ishin lidhur në atë unazë. Në fakt kjo unazë më pas identifikoi edhe avionin e humbur anglez.
“Kreva shumë hulumtime, thotë Keys në një intervistë. Takova mjaft njerëz deri sa zbulova këtë avion i cili ndoshta në atë kohë ka ndihmuar partizanët. Ndoshta duke hedhur pajisje dhe ushqime. Bëhet fjalë për fundin e vitit 1944. Sapo mora informacion nga familja اala hulumtova gjithë avionët e rënë në atë periudhë dhe bazuar në inicialet që përmbante unaza u përpoqa të identifikoj se cilit i përket ajo. Kjo është një histori mahnitëse. Mendoni; babai i tij e ka gjetur unazën para 50-60 vjetësh dhe ai e ruajti. Ai mund ta kishte shitur ose shkrirë. Por e ruajti me shumë kujdes duke mbajtur premtimin e të atit se do t’ia kthente atij që i përkiste. Personalisht më duket një nga gjërat më drithëruese që mund të kem hasur. Më emocionuese”.
Xhemili vazhdon: Unë sikur u çlirova, sikur kisha një ngarkesë, një peshë nga e cila nuk çlirohesha dot. Tani do shkoj tek varri babës e do ti them: E çova amanetin në vend. Rri i qetë!!
Protagonist dhe një nga personazhet kyç në zbardhjen e kësaj të vërtete janë edhe Gert Kaceli, asistent ushtarak në ambasadën britanike dhe Stefan Higling zëvendës ambasadori britanik në Shqipëri e përshkruajnë më në detaje historinë.
Stefan Higling thotë: E mësova këtë histori para 18 muajsh. Kam qenë i pasionuar mbas avionëve. Unë u kërkova marinsave që ishin me shërbim të kërkonin atje.
Gert Kaceli tregon se në ambasadën britanike erdhi edhe një letër nga një mbledhës i bimëve mjekësore ish minator i quajtur Allaman Kunxhiu. “Ne pritëm stërvitjen që do kryenin marinsat në atë zonë. Kishte kaluar një vit dhe ndërkohë z. Allaman kishte njoftuar edhe ambasadën amerikane, e cila tashmë kishte nisur kërkimet edhe ajo për avionët e humbur të saj. Të dy ambasadat bashkëpunuan dhe u identifikua se avioni ishte britanik. Njoftuam autoritetet britanike në Angli. Më pas nisi edhe një investigim personal. Nga gërmimet në internet ne zbuluam një material të një personi për xhaxhain e tij për një aksident të ngjashëm në Dukat të Vlorës. Ky material kishte edhe disa linqe, të cilat dërgonin në avionët e humbur Halifax.
Mes tyre zbuluam njërin që ishte nisur për në Shqipëri për furnizime që nuk ishte kthyer e që nuk dihej se ku kishte përfunduar. Zbuluam pilotin por unaza nuk ishte e tij. Nga gërmimet e mëtejshme rezultoi se inxhinieri i avionit ishte i martuar me një vajzë me inicialin J. Kaq ishte. Ne ndodheshim fare pranë zbulimit të vërtetës.
Ju drejtuam shtypit lokal në Britani dhe menjëherë pas daljes së lajmit familjarët u ranë telefonave. Ishte impresionues fakti se Xhoni kishte gjallë tre motra dhe njëra prej tyre mban mend me përpikëri gjithë historinë që nga fëmijëria e vëllait.
Alan Webster, nipi i inxhinierit (djali i motrës Dorothy), shprehet se e ka mësuar nga mediat lokale këtë lajm. “Kemi pritur 70 vjet për këtë lajm. Dhe donim të dinim se çfarë i kishte ndodhur. Menduam se mund të kishte rënë në det. Familja e tij ka jetuar në Matlou pothuaj në të njëjtën vend ku banonim edhe ne. I telefonuam njëri-tjetrit dhe i dhamë nënës se është më se e sigurt se Xhoni është gjetur.
Ishte mahnitëse që mamaja dëgjoi këtë lajm. Ishte krejt e habitur. I kishte humbur gjithë shpresat. Ajo tashmë është 92 vjeçe, 9 vjet më e vogël se ai. Kanë kaluar më shumë se 70 vjet ndonëse na duket sikur ka ndodhur dje.
Në ceremoni do vijmë të gjithë 13 vetë. Do jemi të gjithë bashkë. Dorothy do vijë vetë ndonëse ndodhet në karrocë. Jemi të vendosur të takojmë gjithë familjarët që kanë lidhje me këtë histori”.
Unaza i përkiste inxhinierit të avionit Halifax, John Tompson. Deri në këtë kohë asgjë nuk dihej për avionin e humbur. Madje memoriali i 8 anëtarëve të bordit të tij ndodhet në Maltë. Unaza zbulon edhe vendin ku kish rënë avioni.
Gert Kaçeli zbardh më tej këtë histori sa dramatike aq dhe tërheqëse. “Xhojsi është njohur diku në fillim ti viteve 44 me Xhonin dhe janë martuar në mesin e atij viti. Ndoshta në qershor. Familja e Xhonit nuk mori pjesë në ceremoninë e dasmës. Familja e Xhojsit ishte e pranishme. Ishte një ceremoni e thjeshtë simbolike. Xhoni ka gjasa të jetë nisur me mision në Itali dhe kur ai nuk u kthye Ministria e Mbrojtjes i komunikon Xhojsit faktin e rëndë. Një letër e dytë konfirmonte vrasjen e tij në një aksion. Kjo ishte shumë dramatike për Xhojsin. Dhe vëllai i saj, që ka shkruar një biografi të shkurtër për familjen, ka treguar se Xhoisi ka tentuar vetëvrasjen me sobë me gaz por mrekullisht shpëton nga e ëma. ثshtë rimartuar në vitin 1947. Ka pasur një letërkëmbim me motrat e Xhonit pati një vajzë që quhet Gilian dhe vdiq në vitin 1993.
Kjo pra ishte historia e jashtëzakonshme e një çifti britanik të cilët u ndanë përjetësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, për tu ribashkuar pas 70 vjetësh. Por tashmë jo në këtë jetë por në botën e përtejme. E gjithë kjo fabul dëshmon edhe njëherë se jeta është e shkurtër, ndërsa dashuria mbetet e përjetshme. Xhemili është përfundimisht i çliruar pasi ka çuar në vend amanetin e të atit që sipas tij nuk e tret as dheu…
Më 9 mars, Ministria e Mbrojtjes dhe ambasada angleze organizojnë ceremoninë e dorëzimit zyrtar të unazës. Do jenë të pranishëm 13 nipër e mbesa të John Tompson si dhe motra e tij 93 vjeçare Dorothy Webster. Pritet të jetë një ceremoni me shumë emocion, ku ndërthuren virtytet, humanizmi, vlerat njerëzore, simbolika e dashurisë, por edhe miqësia mes dy popujve. Fundja kjo është jeta. John & Joys tashmë kjo unazë i bashkon në jetën e përtejme.
*Ky shkrim është pjesë e projektit të MAPO-s, Reporterë Jashtë Metropolit