Një avion është detyruar të bëjë ulje emergjente në një rrugë me dy korsi në Nju Xhersi, pasi i kishte mbaruar karburanti.
Videoja e postuar në llogarinë e “Facebook”-ut të departamentit të policisë së Stafford Township tregon uljen dramatike të avionit të vogël, në të cilin ndodheshin 5 persona.
Në pjesën ku piloti e ka ulur avionin nuk ka pasur automjete, por shpejtësia e madhe e tij ka arritur në trafik dhe në momentet e fundit piloti ka devijuar duke e drejtuar avionin në barin anës rrugës, çka e ka ndihmuar edhe për të ulur shpejtësinë.
Policia ka bërë të ditur se vetëm njëri prej 5 pasagjerëve ka pësuar një lëndim të lehtë, ndërsa nuk ka pasur asnjë kontakt me automjetet që po lëviznin në atë kohë në rrugë.
/ Top Channel