Ujgurëve në Kinë iu ndalohet agjërimi

Kresha

A pretty face can never trick me
Autoritetet Kineze të Krahinës Xinjiang kanë lëshuar një njoftim që thotë se çdo punëtor apo kuadro që nuk hanë drekë gjatë këtij muaji të Ramazanit do ta humb punën e ti


Kjo është pjesë e fushatës së autoriteteve kineze në Xinjiang për ta detyruar popullin Ujgur për të hequr dorë nga ritualet e tyre fetare gjatë muajit të Shenjtë të Agjërimit.

"Dreka falas, qaj dhe kafe po u ofrohet punëtorëve në departamentet dhe kompanitë qeveritare nën moton "Përkujdesje nga qeveria". Por kjo duket të jetë një dredhi e përdorur nga ta për të parë se kush po agjëron," tha Dixat Raxit, zëdhënës i Kongresit Ujgur në Botë.

Sipas tij, kuadrot e Partisë Komuniste Ujgure në Xinjiang kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë "letrat e përgjegjësisë" duke premtuar shmangien e agjërimit dhe aktiviteteve tjera fetare. Ata gjithashtu janë përgjegjës për zbatimin e këtyre politikave në fushat e tyre të veprimit, dhe do të përballen me dënime nëse dikush agjëron në këto fusha.

Për herë të parë, Dilxat thotë se kjo fushatë është zgjeruar edhe tek anëtarët në pension të Partisë Komuniste. Kuadrot aktuale duhet që të i vizitojnë ata për ti parandaluar ata për të agjëruar. Nëse dikush shkel këtë ndalim, udhëheqësit vendas do të mbahen përgjegjës dhe do të dënohen rëndë.

Pronarët e restoranteve muslimane janë të detyruar të nënshkruajnë një dokument që ti mbajnë lokalet e tyre të hapura dhe të vazhdojnë shitjen e alkoolit gjatë Ramazanit përndryshe do tu merren lejet e punës, tha ai.

Ujgurët e arrestuar gjatë trazirave të qershorit në Urumqi gjithashtu po ndalohen për të agjëruar; dhe kush provon të agjëroj do të ushqehet me forcë, ushqim ky që përcillet me fyerje të vazhdueshme, tha ai në intervistën dhënë sajtit Epoch Times.

Imamët e xhamive janë të detyruar të predikojnë se agjërimi është një "veprimtari feudale" dhe e dëmshme për shëndetin, thotë Dilxat.
Përndryshe, do tu merren certifikatat e tyre fetare.

Në lidhje me vizitën e presidentit të Partisë Komuniste në Xinjiang, Dilxat tha: "Gjendja në Xinjiang nuk është kthyer ende në normale. Në vend se të kërkonte nga Hanët Kinez respektimin e fesë dhe kulturës së popullit Ujgur, Hu Jintao inkurajoi përdorimin e trupave ushtarake për të shtypur edhe më tej dhe për të kufizuar liritë fetare të Ujgurëve. Regjimi komunist shpesh flet për bisedimet për "ruajtjen e stabilitetit", por çka ata bëjnë është gjithmonë e ndryshme nga ajo qe e thonë. Ata në të vërtetë po e prishin stabilitetin.

Reporteri i sajtit Epoch Times kontaktoi me Komisionin Shtetëror për اështje Etnike për të parë se nëse këto kufizime të pretenduara nga Dilxat janë të sakta, ose çfarë qëndrimi zyrtar kishin ata për Ramazanin. Por nga ky Komision nuk u fol për këto çështje, dhe në vend të kësaj iu dhanë dy numra ku ai do të mund të thërriste për të mësuar më shumë. Të dy numrat ishin vazhdimisht të zënë, dhe kur ai thirri prapa në Komisionin Shtetëror telefoni iu mbyll. /theEpochTimes
 
Back
Top