Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ujë alien në sistemin tonë diellor?! NASA e pranon: Studimi…

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Ujë alien në sistemin tonë diellor?! NASA e pranon: Studimi…

Shiko fotografinë 1890301
Mund të ketë gjurmë uji alien në trupin e kometës “21/Borisov” që hyri në sistemin tonë diellor në muajin gusht, e po mbikëqyret me kujdes nga shkencëtarët.
Nëse konfirmohet, zbulimi do të ndihmojë ekspertët të kupton sesi “udhëton“ uji mes trupave qiellorë.

Këtë zhvillim e kanë pohuar vetë astronomët e NASA-s në një studim që pritet të botohet tani shpejt. Për të analizuar dritën e reflektuar nga kometa, studiuesit përdorën një teleskop 3.5 metra nga observatori Apache Point, në New Mexico; në 11 tetor ata identifikuan në spektrin e dritës atë që duket si gjurmë e qartë oksigjeni.
Dhe megjithëse kometat mund të prodhojnë oksigjen në mënyra të ndryshme, astronomët pretendojnë se shpjegimi më i besueshëm është se oksigjeni rrjedh nga ndarja e ujit në hidrogjen dhe oksigjen.
Në kometë, uji do të ishte i pranishëm së bashku me cianurin e identifikuar që më parë, e kjo në proporcione të njëjta me ato të vëna re në kometat e Sistemit Diellor.
Astronomët presin të jenë në gjendje të vëzhgojnë gjurmë më të dukshme të ujit në javët e ardhshme, kur kometa t’i afrohet më shumë Diellit : nxehtësia do të rrisë shkrirjen e bërthamës së saj të akullt e për rrjedhojë, edhe emetimin e gazit dhe pluhurit.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top