Uiski më i mirë do të dërgohet në hapësirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1438357230uiski.jpg


Distileria japoneze, “Suntory”, e cila u kurorëzua vitin e kaluar me çmimin e uiskit më të mirë me produktin e saj “Yamazaki”, ka ndërmend të dërgojë një sasi të pijes së famshme në hapësirë për të vënë re procesin e vjetërsimit të saj në temperatura konstante dhe në mungesë të gravitetit.

Kompania më e vjetër japoneze e prodhimit të uiskit njoftoi ditën e premte se gjashtë shishe me uiski dhe pije të tjera alkoolike do të dërgohen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Një zëdhënës i kompanisë tha për mediat se mes modeleve që do të dërgohen në hapësirë është një malt 21-vjeçar dhe një pije e sapodistiluar.

“Suntory” thotë se përzgjedhja e pijeve të prodhuara në një shtrirje të madhe kohore do të ndihmojë në një analizim më të mirë të efektit që ka mungesa e gravitetit në procesin e vjetërsimit të pijeve.

Nisja e tyre do të bëhet më 16 gusht nga Qendra Hapësinore Tanegashima, me destinacion pjesën japoneze në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Një shishe do të kthehet në tokë pas një vit, ndërkohë që sasia tjetër do të qëndrojë në hapësirë për të paktën 2 vjet.

/ Top Channel
 
Titulli: Uiski më i mirë do të dërgohet në hapësirë

Whiskey kemi vet ne, ça Japonie thone kta :P

Jameson_18YO.jpg
 

Attachments

  • Jameson_18YO.jpg
    Jameson_18YO.jpg
    44.7 KB · Shikime: 0
  • Jameson_18YO.jpg
    Jameson_18YO.jpg
    44.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Uiski më i mirë do të dërgohet në hapësirë

Se mos na bjen nga atje lart ne forme shiu :liber:e ne tu prite me goje hapur ndonje pike :liber:
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top