fcbesia
Anëtar i Respektuar
Vetëm pak më shumë se 24 orë na ndajnë nga sfida e madhe dhe e shumëpritur nga shqiptarët, kur Vllaznia do të zbresë përballë Napolit të madh në "Loro Boriçi". Atmosfera është ndezur, ka filluar të ndihet aroma e futbollit të madh. Ata që do ta ndezin edhe më shumë këtë atmosferë janë futbollistët napolitanë, të cilët sot do të prekin tokën e aeroportit "Nënë Tereza" në orët e paradites, nga ku më pas do të udhëtojnë në drejtim të Shkodrës me autobus. Por atje i pret një atmosferë festive, të cilën nuk është e vështirë
ta shohësh në sytë e qytetarëve shkodranë. Festa ka filluar me kohë, por kulmin e saj do ta ketë në këto dy ditë, gjithçka enkas për Napolin e madh të Maradonës, اiro Ferrarës e Fabio Kanavaros. E megjithatë nuk është ai Napoli
i asaj kohe, por është skuadra e mirë e Serisë A, skuadra e Hamsik, Rinaudo, Paolo Kanavaro, disa "anonimëve" krahasuar me emrat e kohës së lavdishme të
Maradonës e Ferrarës. Këtë e konfirmon edhe i madhi Ramazan Rragami, i cili nuk është dakord me ata që e quajnë Vllazninë inferiore ndaj Napolit të Hamsik. Për këtë, ai merr si shembull Austrinë e Vjenës, e cila në vitin 1978 vinte si favorite në Shkodër e që ishte në kulmin e saj dhe Vllaznia e ka poshtur në Ligën e Kampioneve. Madje, sipas tij, Napoli i sotëm qëndron më poshtë se skuadra austriake e atëhershme, kur Rragami ishte ëvendëstrajner i ekipit shkodran, i cili shpreh besimin se kuqeblutë do të fitojnë më 14 gusht. E megjithatë, Napoli i Hamsik e Rinaudos është favorit i padiskutueshëm përballë Vllaznisë. Por në Shkodër askush nuk i ka dorëzuar "armët". Madje
të gjithë janë gati për "betejë". Napolitanëve mund t‘i shtrohen rrugët e Shqipërisë me lule, por nuk do ta kenë të tillë tapetin e blertë të "Loro Boriçit", vendi i konsideruar si "ferri" shqiptar. Teli, Sukaj e Lika me shokë janë
betuar se Napoli nuk do ta ketë të lehtë, edhe pse e njohin dhe e respektojnë forcën e kundërshtarit. I gatshëm për këtë sfidë do të jetë edhe Vioresin Sinani, golashënuesi i sezonit të fundit në kampionatin shqiptar, i cili ka
munguar për një kohë të gjatë, pas dëmtimit të pësuar më 5 maj. "Ndihem i gatshëm dhe do të doja të zbrisja në fushë", ka deklaruar sulmuesi, autor i 20
golave në sezonin e kaluar. Të shënoja kundër Napolit do të ishte e mrekullueshme, por një fitore do të ishte me të vërtetë e paharrueshme", shprehet ai. Ndërsa kundërshtari nuk vjen pa probleme, madje shumë, pasi i
mungojnë shtatë nga lojtarët kryesorë të formacionit. Ndërkohë specialistët italianë theksojnë se ka një mbrojtje të ngathët. Ata kanë përvojë në Evropë dhe kjo është përparësia e tyre. Njëri prej tyre, Mateo Kontini, kërkon
të flasë me këmbë në tokë: "Për të enjten na japin ne si favoritë, por në Evropë është gjithnjë e vështirë, gjithçka nis në mënyrë të barabartë. Dhe pastaj duket se sulmuesit e tyre janë veçanërisht të shpejtë". Mbrojtja e Napolit është e pathyeshme në Evropë, por Sukaj e Sinani kanë vetëm
një objektiv, t‘i bëjnë gola, që do të mbahen mend gjatë.
SHQIPNdeshja e pare:
14 gusht 2008 (ora 20:30),Stadiumi Loro Boriçi
Ndeshja e dyte:
28 gusht 2008 (-------),San Paolo Stadium

SHQIP