Love
βeℓℓe â๓e
Më thuaj nga je, e të them sa e lehtë është të të çoj në shtrat. Këtë informacion 'të rëndësishëm', mund ta ketë kushdo tashmë nëpërmjet një harte e cila tregon 'lehtësinë se.ksuale të femrave', në bazë të shtetit ku jetojnë.
Një blog në internet që quhet "Target Map" ka realizuar një hartë në të cilën ilustrohet "shkalla e vështirësisë" për të çuar një femër në shtrat, në vende të ndryshme të botës. Shqipëria është në 'nivelin mesatar', që do të thotë se në vend nuk është e lehtë që një femër të pranojë të kalojë natën me një mashkull, por as e pamundur.
Sqarojmë se këtu bëhet fjalë për njohje të shpejta dhe studimi u referohet meshkujve që janë në udhëtim. Nivelet e lehtësisë në hartë dallohen në bazë të ngjyrave. Kështu, nëse shteti në hartë është i mbuluar nga ngjyra jeshile, do të thotë se vajzat që jetojnë në të nuk kanë asnjë lloj paragjykimi të pranojnë ta kalojnë natën me një njohje të re, pa shumë vështirësi.
Ndërsa nëse në hartë shteti mbulohet nga ngjyra e kuqe, është krejt e kundërta. Por ka edhe rezultate të ndërmjetme, ku siç e thamë edhe më lart, bën pjesë Shqipëria. Duket se përfshirja e femrave në dhomën e gjumit, është thjesht çështje kombësie. Kështu meshkujve u duhet vetëm të dinë se nga cili vend është femra me të cilën synojnë të kalojnë natën, për të kuptuar nëse e arrijnë dot apo jo 'qëllimin e tyre'.
Tashmë një udhëtari që ende nuk ka eksperiencën e duhur në këtë fushë, i vjen në ndihmë "Harta botërore e vajzave të lehta". Kini parasysh se nëse shteti që po vizitoni, bën pjesë në vendet me ngjyrë të kuqe, atëherë aventura se.ksuale me një vajzë vendase është e absolutisht e pamundur.
STUDIMI
Zanafilla e këtij informacioni 'të rëndësishëm', nisi kur udhëtari Daryush Valizadeh, ndërtoi një grafik mbi femrat e vendeve të ndryshme duke u bazuar tek eksperiencat e tij personale. Studiuesi i grave i njohur ndryshe si "V Roosh" ka botuar disa përmbledhje mbi mënyrat më efikase për të tërhequr një femër.
Këto përmbledhje janë quajtur edhe si 'udhëzues përdhunimi" dhe kanë marrë kritika të shumta, mirëpo nga ana tjetër kanë fituar ndjekës besnikë, të cilët marrin si bazë shkrimet e 34-vjeçarit, për të bërë aventurat e tyre. Pavarësisht kritikëve të cilët thonë se harta është përgjithësuese dhe saktësia e saj mbetet për t'u diskutuar, ajo i ka kaluar tashmë 1 milionë ndjekës në internet.
BalkanWeb