Udhëzime të gjuhës së trupit ..

Love

βeℓℓe â๓e
Pa marrë parasysh se a e keni njohur tani partnerin tuaj, apo jeni në një lidhje të gjatë, këto udhëzime të gjuhës së trupit do t’ua deshifrojnë sjelljet e tij dhe domethënien që qëndron pas tyre.

dy.jpg

1. Kur ecni së bashku, ju kap për beli
Të ecurit së bashku duke e kapur njëri-tjetrin për beli sinjalizon harmoninë mes jush.
Kjo tregon edhe faktin se ju nuk jeni vetëm të dashur, por edhe miq të vërtetë.
Përveç që dëshmon një rehati mes partnerëve në çift, gjithashtu simbolizon edhe besimin që keni tek njëri-tjetri.

2. Ua pickon prapanicën
اiftet të cilët e përdorin këtë lëvizje për të flirtuar me njëri-tjetrin dinë se si t’ua tërheqin vëmendjen njëri-tjetrit në mënyrë joshëse.
ثshtë një mënyrë për t’ia përkujtuar tjetrit se “Hej, unë jam këtu”! kjo tregon se partnerët janë të sigurte në ndjenjat e njëri-tjetrit.

3. Ua kap fytyrën duke e pozicionuar atë para fytyrës së tij
Kjo është një shenjë që shfaq ndjenjat e fuqishme në një çift.
Zakonisht ndodh spontanisht, kur ju kaplojnë ndjenjat e çiltra të dashurisë dhe përkushtimit.
Kjo është një mënyrë e përkryer për t’u lidhur me partnerin dhe për t’u ç'kyçur nga bota.

4. Ua largon flokët nga fytyra duke ju shikuar drejt në sy
Një veprim i tillë thotë heshturazi “Dua të kujdesem për ty”!

5. Qëndroni afër kur jeni të rrethuar me shoqëri
Kjo do të thotë se ju përkrahni njëri-tjetrit.
Nuk do të thotë se nuk ndjeheni të afërt me shoqërinë tuaj, por se keni një afërsi të veçantë dhe se ndjeheni më të sigurtë me partnerin tuaj.

6. Ua puth ballin
Ky veprim tregon përkushtimin e thellë që partneri juaj ka për ju.
Ai është një person mjaft romantik dhe mos u befasoni në qoftë se shpeshherë ju përgatit darka romantike dhe befasi të tjera.

7. Ktheni kokën për të shikuar njëri-tjetrin kur largoheni
Kur dy persona të cilët janë në çift një kohë më të gjatë kthejnë kokën për të parë njëri-tjetrin kur largohen dhe u drejtohen drejtimeve të kundërta, kjo flet se sa të dashuruar janë ata dhe se nuk e marrin si të garantuar lidhjen, por çdoherë ndjejnë një dhimbje kur paramendojnë ndarjen.
Edhe pse e dini se pas disa orësh do të takoni atë përsëri, nuk ndiheni mirë që po largoheni nga njëri-tjetri.
Atëherë, keni një dashuri të sinqertë!

8. Ju fal përqafime të shpeshta
Kjo flet se sa i kujdesshëm është partneri juaj.
Ai do të bënte çdo gjë që mundet për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj.
Burimi: Portalb
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top