Udhëtimi 280 kilometrash i fermerit – me kombajnë

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
CXnovi.jpg

Një fermer gjerman ka shkaktuar kaos të vërtetë trafiku kur është nisur për një udhëtim 280 kilometrash për të vizituar një jaran të tij, me kombajnë.



28-vjeçari Arnold Gerber, nga Altenkircheni, është nisur në mbrëmje për të shmangur trafikun e frekuentuar por shumë shpejt ai vet ka krijuar një varg automjetesh prej tetë kilometrash.

Ai është ndaluar nga policia pas afro 50 kilometrash të udhëtimit të tij dhe është gjobitur për vozitje të ngadalshme, kur po i jepte shpejtësisë maksimale (25 kilometra në orë) të kombajnës.

"E mora kombajnën sepse nuk kam pasur kurrë leje për automjet, vetëm për traktor. Nuk mendova se do të bëja ndonjë gjë të keqe”, ka thënë Gerber.

"E kam një jaran i cili jeton larg dhe më kishte pyetur nëse do të shkoja ta vizitoja. Unë kam vozitur kombajne që disa vite dhe kohë pas kohe më duhet t’i vozis për të kryer edhe ndonjë punë private”.

"E di se janë automjete që lëvizin ngadalë por mendova se nuk do të pengoja trafikun nëse do të vozisja gjatë natës. E kisha pasur gabim", ka përfunduar Gerber.

telegrafi
 
hahahahahah sa gje e lezetshme. e kisha pasur gabim qe sdo beja trafik me te ecme me 25km/h hahhhahahahahaa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top