Uashingtoni dhe Nju Jorku tronditen nga një tërmet i fuqishëm!

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Një tërmet disa 5.9 ballësh ka tronditur para pak momentesh qytetet më të mëdha të SHBA-ve. Uashington dhe Nju Jorku gjenden në një gjendje kaosi.

Qytetarët kanë dalë në rrugë të traumatizuar. ثshtë evakuar Pentagoni dhe disa nga ndërtesat më të mëdha në Nju Jork.

Tërmeti u lokalizua në thellësinë 3.7 milje (6 km) në qytetin Mineral, në shtetin e Virxhinias. Matja fillestare tregonte një fuqi 5.8 ballë, e cila më vonë u konfirmua si 5.9 ballë e shkallës Rihter.





Gjithashtu, lëkundje u ndien në Filadelfia, Pensilvani, Nju Jork dhe në Martha’s Vineyard, vendi ku presdienti Obama po kalon pushimet. Shërbimi i telefonisë mobile është ndërprerë në një pjesë të Nju Jorkut, pjesë e cila edhe është evakuuar.

Sipas rrjetit televiziv CNN, Pentagoni është evakuuar plotësisht. Një reportere e këtij rrjeti tregon se si njerëzit dolën përjashta duke bërtitur, pasi në momentin e lëkundjeve menduan për një sulm terrorist.

Nëpër rrjetet sociale, përdoruesit tregojnë se lëkundjet janë ndier edhe në Kanada.
Shekulli!

http://www.nytimes.com/2011/08/24/us/24quake.html?_r=1&hp
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Uashingtoni dhe Nju Jorku tronditen nga një tërmet i fuqishëm!

mu termeti mkapi ktu dhe ju e keni mendjen te washington .-.
 
Pe: Uashingtoni dhe Nju Jorku tronditen nga një tërmet i fuqishëm!

Sa frike.........
 
Pe: Uashingtoni dhe Nju Jorku tronditen nga një tërmet i fuqishëm!

Per aq kohe sa nuk ka viktima ne njerez,gjysma e se keqes ...
 
Pe: Uashingtoni dhe Nju Jorku tronditen nga një tërmet i fuqishëm!

Ne shtetin ku jetoj un thonin:kurr s'bien termete ...por dje u tmerruam .Qe kshu asgje s'besoj
 
Back
Top