Uashington: Obama takohet me Erdoganin

Kresha

A pretty face can never trick me
Të dy palët nuk pajtohen lidhur me sanksionet kundër Iranit, ndërsa Uashingtoni nuk është i qetë lidhur me mospajtimet e Turqisë me Izraelin.





Presidenti amerikan, Barak Obama, më vonë gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë, takohet me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, me ç'rast pritet që bisedimet të fokusohen në Afganistanin, Irak dhe Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara do të dëshironin që Turqia ta shfryzëtoj ndikimin e vet si fuqi rajonale dhe aleat me shumicë myslimane, për t'i zgjidhur disa nga problemet e vështira në rajon.

Por, të dy vendet kanë edhe mospajtime për çështje të rëndësishme.

Uashingtoni dëshiron që Turqia të luajë rol më të madh në luftën kundër al-Kaidës në Afganistan, por Erdogan thotë se Turqia tashmë ka dhënë kontribut me "numër të domosdoshëm" të trupave.

Të dy palët, poashtu, nuk pajtohen lidhur me sanksionet kundër Iranit për programin bërthamor iranian, ndërsa Uashingtoni nuk është i qetë lidhur me mospajtimet e Turqisë me Izraelin. //mesazhi
 
Back
Top