Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

U21:Shqiperi-Azerbajxhan

Disa orë përpara se të zbresë Kombëtarja e madhe në fushë,vëmendja e sportdashësve shqiptare do të drejtohet nga takimi që do të luhet në Vlorë midis Shpresave të Shqipërisë dhe Azerbaixhanit. Ky është një takim që nuk luan rol të rëndësishëm në klasifikim për të dyja skuadrat, por në qytetin bregdetar janë të interesuar ta ndjekin këtë takim, pasi spordashësi vlonjat mbetet gjithmonë i lidhur mbas lojës së futbollit. Në kohën kur Shpresa gjendet e akomoduar në hotel “Pavarësia” në Vlorë, nga ana e trajnerit Bushati vjen konfirmimi se nuk ka ndërmend të nënvlerësohet sfida e sotme, pavarësisht kundërshtarit dhe rëndësisë së saj. “Takimi nuk është i një rëndësie të madhe – është shprehur tekniku -, pasi Greqia e ka siguruar matematikisht vendin e tretë. Megjithatë di të them se do të synojmë fitoren”. Përsa i takon grupit të futbollistëve që ka në dispozicion, ai ka
dashur të nxjerrë në pah faktin se ka afruar ajkën e lojtarëve të rinj shqiptarë: “Kam përzgjedhur më të mirët.Me grupin për këtë ndeshje është bashkuar edhe اaushaj, një tjetër lojtar i Flamurtarit krahas Arifajt dhe Zeqirit.
Di të them se disa elementë të tjerë vlonjatë janë në planet e mia të të ardhmes”. Duke mbetur te Vlora, Bushati nuk ka lënë pa i bërë edhe një ftesë spordashësve vlonjatë që të jenë sa më të shumtë në stadium: “Kërkoj
mbështetjen e publikut, të cilit i premtoj se do ta kënaqim dhe nuk do ta zhgënjejmë”. Ende nuk ka asgjë të sigurtë në lidhje me formacionin anti-Azerbaixhan. Megjithatë duket se 11-shi titullar duhet të jetë pak a shumë ai që zbriti në fushë të hënën për miqësoren ndaj Flamurtarit, që i shërbeu trajnerit Bushati për të evidentuar gjendjen e lojtarëve të vet. Ata në fund janë përgëzuar nga tekniku, pas interpretimit të një lojë të bukur, të cilës synohet t’i jepet vazhdimësi edhe sot.



Formacioni i mundshem:


Ujkani, Likmeta, Arifaj, Zeqiri, Malindi,Progni, Sukaj, Lika, Vila, Malota, Fagu

Panorama


Foto :Me portierit e Palermos dhe te U21-ave,Sajmir Ujkani


S5031530.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Shqiperi-Azejrbajxhan, pjesa e pare pefundoi baraz(0:0),nje ndeshje e dobet qe pjesa e pare,shpresojme te kem rezultat me te mire e te dyten
 
Hajd se do fitojn cunat ;)
 
Ndeshja perfundoi (0-0) .Shqiperia kisht elojen ne dore,bente aksione te rrjedhsme por sikur ne kombetaren A ashtu edhe ke shpresat kemi nevoje per nje sulmues tipik.Kishim shume shance qe nuk i konkretizuam...dhe ky eshte Ligji i futbollit :(
 
U-21 vjecaret si kemi gje skan takat fare me lujt :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back