U zotua se më 2 mars do shpartallojë “grushtin e shtetit”, Meta ka një tjetër thirrje për qytetarët

Monique

With or Without u
Pasi deklaroi publikisht se më 2 mars do shpartallohet “grushti i shtetit”, presidenti Ilir Meta ka vijuar sot me një tjetër thirrje për qytetarët shqiptarë.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit thotë se: “Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare”.

Ai ftoi në 2 mars në bulevard çdo shqiptar të ndershëm e të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.

Deklarata e plotë

Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.
Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.

Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT!

Shekulli.
??
 
Kete mjegullen e SPAKUT te siguroj une qe nuk ka lidhje. Kjo eshte nje tymnaje per kafenete e qyteteve. E verteta eshte qe Rama kerkon te çimentohet pa voten popullore por me praktika meskine me njerez te veshur si te pavarur por ne te vertete nuk do jene te tille.
 
Dhe ti mendon se Rama do fuqizimin e LSI?

aspak sepse sjane te fuqishem

por ama i intereson opozita per show, tju thote nderkombetareve qe sjam mbret por ja kam zgjedhje demokratike sepse ka opozite aktive jo inactive si PDja me Bashen.

Bthw @Darius ndryshoni lidershipin.
 
089E6775-AC2A-44BD-A4DA-AAB87EC89ED8.jpeg
...po te shkruan @Marla, me duket se te lexoi ??
 
Ai mund te beje show me Monen dhe Lulushin por po ta them edhe njehere kjo pjesa e shkarkimit te Metes eshte diversion.
Sa i perket Rames meta mund te Vdese president.
Ne momentin qe Meta rikthehet ne krye te LSI, dite te zeza do vijne per Ramen me shoke.

mendimi yt spo te kundershtoj.

Ama mbetet per te pare ja erdhi 2 marsi :D

Ne 3 mars o ti o une sdo hyjme me tek temat e analizes politike :p
 
Ky eshte karte e djegme. Cdo shtrengim duarsh qe ben me nderkombetaret njihet si Ilir Meta qe u kap me presh n'dore, dhe kjo pjese nuk i pelqen amerikanve as evropianve.
Nderkombetaret kane hedh rreth 50 milion eur per reformen ne drejtesi, nuk mundet kurrsesi nje figure kaq e korruptuar si Meta te jete mbi palet si President i vendit.
Une jam me Frankun qe Meta ndoshta ska marre garancine e duhur qe nuk do perfundoje ne burg dhe po ben levizjet e fundit per anarki duke nxjerr preteksin e gjykates kushtetutese.
Qe kur akuzon per Mafie nderkombetare nenkupton qe laku po i ngushtohet dhe garancine qe ka marre Basha ky se ka marre akoma.

R.i.p baftjar
 
Po me Po nuk na e ka fajin Rama qe po rremben çdo institucion te pamvarur.
Fajin e kane “njerezit”, qe e shikojne kete gje si shume normale dhe shume "te ndershme".
 
Ky eshte karte e djegme. Cdo shtrengim duarsh qe ben me nderkombetaret njihet si Ilir Meta qe u kap me presh n'dore, dhe kjo pjese nuk i pelqen amerikanve as evropianve.
Nderkombetaret kane hedh rreth 50 milion eur per reformen ne drejtesi, nuk mundet kurrsesi nje figure kaq e korruptuar si Meta te jete mbi palet si President i vendit.
Une jam me Frankun qe Meta ndoshta ska marre garancine e duhur qe nuk do perfundoje ne burg dhe po ben levizjet e fundit per anarki duke nxjerr preteksin e gjykates kushtetutese.
Qe kur akuzon per Mafie nderkombetare nenkupton qe laku po i ngushtohet dhe garancine qe ka marre Basha ky se ka marre akoma.

R.i.p baftjar

pjeserisht jam dakort me ju dhe une qe eshte karte e djegme, dhe pikerisht sepse te huajt kane hudh shume pare per reformen ne drejtesi do jene dakort dhe ta heqin qafe si president meten.
 
Seriozisht mendoni qe do e haj Likja?
Akoma ka njerez qe besojne kete aktrimin e klases politike te vendit?
Keta nuk e fusin dot ne burg njeri tjetrin se jane njesoj.
Kaq shpejte harruat 21 Janarin? Ofendimet e Metes per Ramen? Rama qe nxorri popullin ne shesh pas videos se Metes me 7%? 4 persona u vrane, rilindja premtonte drejtesi, e cfare ndodhi? Koalicion me Meten, po vete me doren e vete e beri Meten president.
Keta vetem aktrojne dhe vjedhin.
 
une e besoj qe likja kesaj rradhe do e haje :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top