“U shkep, u qep”….50-vjeçarja që u kthye e virgjër dhe historia vazhdon…

AnGeLiC

VIP
V.I.P
shtizat-1.jpg

Besoj se nuk ka një të re e cila të mos jetë ndeshur me shprehjen e famshme të nënave tona: Të ka plas cipa moj vajzë! Një cipë në fytyrë, e një cipë…Për cipën e fytyrës ka vend për diskutime, sikundër edhe të trajtojmë virgjërinë, ku nuk mund ta themi me plot gojën se ka mbetur si fantazma e një mentaliteti të shkuar. Kjo pasi ka ende gra, të cilat kërkojnë të rikthehen të virgjëra, për një qëllim të caktuar, rikthimin e dashurisë së fortë si në fillesat e saj me bashkëshortin. Nuk e besoni? Po ja që kjo është historia reale e një gruaje rreth të 50-tave, e cila pas 30 viteve martesë, ka realizuar një rimodelim të pjesës intime. اifti për pak ditë do të festonte përvjetorin e martesës dhe zonja në fjalë, do ta kryente ndërhyrjen, si dhuratë për bashkëshortin. E cilësuar kjo si një dhuratë për bashkëshortin, për shumë të tjera mund të marë trajta të tjera. Pyetja e cila na lind krejt natyrshëm ka të bëjë me faktin pse femra “qepen”?!

Ndonëse ende nuk ka shifra zyrtare, femrat nën zë e pranojnë se kryejnë këtë ndërhyrje, për të bërë për vete një mashkull, pasi ende tabutë janë pjesë e pashmangshme e jetës sonë. Ne kemi hulumtuar në këtë drejtim, e për të na shuar kureshtjen kemi marë opinionin e psikologes Aurela Agalliu. Në një intervistë për Konica.al, ajo na flet për nderin dhe sa e rrënjosur është në shoqërinë shqiptare.

“Kam dëgjuar shumë histori të martesave në djep, ndoshta për faktin se kam pasur pranë gjyshen e cila më rrëfente histori nga jeta. Histori të cilat më sillnin ndër mënd një kohë të shëmtuar, një familje të ftohtë, ndonëse të madhe. Një dëshirë për ti martuar vajzat që në vegjëli, pa u rritur ende, pa u pyetur asnjëherë.

Një vendim unanim i prindërve, ndoshta edhe i familjarëve të tjerë. Në thelb nuk ngjall asnjë përshtypje kur i rikthehesh të kaluarës, mirëpo duke ju referuar ndodhive të kohëve të fundit, në fakt gjithçka të kthen në hershmëri.

Aty ku zanafilla e problemit ishte femra dhe pikërisht nderi i saj. Asnjëherë nuk e kam kuptuar dot, sepse nderi lidhej kaq fortë me virgjërinë, një përcaktim i paqartë, një etiketim paragjykues, në një shoqëri të pazhvilluar. Mirëpo edhe pse kanë kaluar shumë vite e në propagandojmë si një shoqëri në zhvillim, ndodhitë na kthejnë në fillesa, në ato tabu të cilat nuk janë shfarrosur ende nga shpirtrat dhe mendjet e shqiptarëve. Virgjëria, një bindje deficente e shoqërisë shqiptare me ide fanatike, një fenomen që nuk nxjerr në pah vlerat e femrës, por i diskriminon ato në raport me burrat. Jetesa në kulturën patriarkale dhe shoqëri maskiliste, i forcoi këto bindje, pasojat e së cilës i vuan sot shoqëria dhe familja shqiptare, ku femra nuk njeh të drejta por vetëm detyra, pasojë e të cilave është dhe mbetet dhuna në familje”.

Virgjëria femërore kuptohet si sinonim i besnikërisë dhe besimit dhe si një shenjë e mirë për marrëdhëniet në distancë. Kthimi i virgjërisë mbetet një fenomen në rritje. Mjafton të bëni një kërkim në rrjetet sociale, e të kuptoni se shifrat janë tejet tronditëse. Nëse gërmoni në materiale të ndryshme, del se rreth 3 femra në ditë në Tiranë, kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për të rikthyer sërish virgjërinë. Këto femra, vendosin të lënë pas jetën e tyre seksuale dhe e prezantojnë veten si virgjëreshë përpara njeriut që kanë zgjedhur për tu martuar. Por ne po i japim fokus dhe rastit të gruas, e cila realizoi një ndërhyrje për bashkëshortin e saj.

“Natyrisht fenomeni i rivirgjërimit në shoqërinë e sotme është më i zbehur dhe kjo si pasojë e ndryshimit të mentalitetit të shoqërisë tonë, ku mbetet për tu vlerësuar më së shumti faktori social-ekonomik, kulturorë dhe arsimor.

Sot kemi më shumë femra të cilat jetojnë në pavarësi të plotë, një faktor i cili rrit aftësinë e vendimarrjes dhe autonomisë. Gjithashtu emigrimi zhvilloi te ne një kulturë të re me vlerësimin mbi karakterin dhe personalitetin e femrës, zhvillimit dhe emancipimit të saj. Eshtë për tu vlerësuar fakti që rivirgjërimi është thuajse inekzistent, pasi martesat janë më reale dhe është reduktuar numri i martesave me shkesi.

Janë pikërisht këta faktorë, të cilët ndikuan dukshëm mbi fenomenin e rivirgjërimit, për ti dhënë më shumë ngjyra dashurisë dhe për të zhdukur tabutë të cilat e kanë vrarë këtë shoqëri prej vitesh. Sot unë shoh njerëz edhe më të lumtur dhe femra me vetëbesim të lart, të afta dhe te suksesshme, sepse kjo shoqëri ka ndryshuar dhe diskriminimet gjinore po mbeten në hije, duke lënë pas një të shkuar të hidhur, po një të ardhme me qytetarë dhe individë të emancipuar”, tha psikologia për Konica.al.
 
Shqiptarja 50-vjeçare bëhet sërish ‘e virgjër’/ Doktoresha: Ja pse e donte këtë gjë…

Ndoshta keni dëgjuar të flitet shpesh për operacionet e pjesës intime në mënyrë që femrat të kthehen sërish të virgjëra, por me siguri këtë rast nuk e keni dëgjuar më parë.

E ftuar në emisionin “Top Show”, doktoresha Senera Hoxha ka tregua një nga rastet që i ka lënë më tepër përshtypje gjatë punës së saj.
Ja çfarë rrëfen ajo:

“ثshtë një zonjë që ka qenë në atë kohë diku tek 50 vjeç dhe vjen bashkë me vajzën sepse dëshironte të rimodelonte pjesët intime. Fillimisht tha se thjeshtë kishte nevojë për rimodelim, në momentin që pacientia do futej në sallë na thotë një gjë tjetër.

Zonja, e cila ishte goxha e kulturuar, me formim e nuk ishte nga këto familjet strikte, dëshironte që ne ta kthenim përsëri të virgjër. Sepse pas dy-tre javësh kishte 30-vjetorin e martesës dhe donte t’ia bënte dhuratë bashkëshortit”

Gazetarët e kanë pyetur nëse kishte pasur më tej kontakte dhe nëse i kishte thënë se si e priti bashkëshorti i saj, e ndërsa doktoresha ka thënë se, “ajo e ka telefonuar dhe i ka thënë se i kishin bërë dhuratën më të bukur”. ikub al
 
Kujt i plasi ca ka bere kjo i here,gazetar leshi..marrin lloj lloj budalleqesh,i bejn lajm!
 
Kujt i plasi ca ka bere kjo i here,gazetar leshi..marrin lloj lloj budalleqesh,i bejn lajm!


eh po doktoresha juaj paska tregu rastin esaj me pershtypes te punes postimi nr.2.... ska then hoxha hahahaha
 
Dmth po u "ri-qepe" je e virgjer??
A te keqen thuaj....
 
Me kujtohet nje artikull qe u qep njera pas 30 vjetesh martese per tja dhene edhe njehere per here te pare burrit 🤣
 
Kane filluar te riperterihen punet artistike me dore.
 
Duhet filluar kontrolli edhe nga ju meshkujt tani ….. se si shume jeni hapur edhe ju . 😜
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top