I dashuri virtual e përdhunon ditën e parë të takimit. Viktimë e kësaj ngjarjeje është një vajzë e mitur 15-vjeçare, e cila pasi ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit në shkollën “Miti Zoi Zaka”, ka vendosur të takohet me 31*vjeçarin me iniciale Sh.P., nga fshati Xeng i Divjakës.
Ata ishin njohur nëpërmjet “Facebook”*-ut dhe flisnin prej disa kohësh më njëri-tjetrin. Kërkesa e të riut për ta takuar vajzën, nxënëse në klasën e tetë, e ka joshur këtë të fundit.
Ngjarja është zbuluar vetëm në ditët e fundit, kur e mitura, në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike, ka humbur përqendrimin në mësime dhe gjendja e saj ka shkuar deri në atë pikë sa asaj i ka rënë të fikët disa herë në klasë, siç raporton Panorama.
Sipas shefit të Policisë së Divjakës, Elvis Peza, vajza ka treguar se pasi ka mbaruar mësimin, orën e 6-të, në datën 5 maj e kishte lënë të takohej me shtetasin SH.P., të cilin e kishte njohur në “Facebook”.
Pasi kishin komunikuar disa herë, e mitura ka vendosur ta njohë nga afër dhe është larguar fshehtazi për ta takuar në zonën e plazhit të Divjakës, disa km larg shtëpisë së saj. Ajo ka deklaruar se ka shkuar me makinën e tij deri atje, ku fillimisht kanë biseduar e folur për njëri-tjetrin, si dhe për vazhdimësinë e lidhjes.
Në një moment djali e ka puthur dhe më pas i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie, por ajo nuk ka pranuar. Ai ka përdorur dhunën për të kryer marrëdhënie dhe më pas e ka kërcënuar të mos tregojë, në të kundërt do ta merrte vesh e gjithë shkolla. Në këto kushte, ajo është detyruar ta mbante të fshehur dy javë ngjarjen.
NOA.al