U nisa per emigrim....

BeniT

Donatorë
Kam vene re qe nje pjese e mire e antareve jane emigrant neper bote.!!

a deshironi te pershkruani se si filloi emigrimi per ju ???

Si e menduat ne fillim,?? sa keni vuajtur,?? dhe si jeni ndjere,shpirterisht,moralisht, dhe ekonomikisht,?? sepse ma merr mendja cdo emigrant ka pasur veshtiresi..
 
beh un u rrita dhe vrejta qe jom n'emigrim...prinderit e mi kan vujt shum, sidomos babi (i pari qe ka emigru, kur ka pas vetem 16 vj) dhe m'vjen keq per ta...ka emigru ilegalisht e ka hek shum gjat rruges, n'fakt nuk ka qef me fol shum per ato dit, besoj qe i dhem halo varra..
 
nuk e kuptova...ti ke lindur ketej apo?

beno...shume teme e spikatur...kur te kthehem nga shqiperia do ta shkruaj tamam sic duhet aventuren time...sepse tani kam shume eufori dhe nuk me kujtohen te gjitha...kur te vi qe andej me dalin te tera :)
 
kam qene shume i pergaditur kohe me perpara.

Menyra sesi e kam perjetuar ka qene e ndryshme duke kaluar nga njeri kapitull tek tjetri. Familja dhe shoqeria kane qene gjerat me te veshtira per tu lene pas.

Ideja, kam qene ftuar per te ardhur dhe studjuar ketu. Me eshte ofruar akomodim, dhe cdo shpenzim (pervec biletes).

E kam menduar thjeshte si gjene qe duhej ndodhur pastaj ne jeten time. Si dicka qe duhet bere, si dicka per te cilen deshira dhe nevoja me bene te vendose per te marrur nje hap te tille, qe do ta quaja shume te rendesishem dhe te pazevendesueshem me influence te madhe ne te gjitha aspektet e jetes sime.
 
emigrimi im ne vend te huaj ka filluar shpejt,reth fundviti 92',ishte dimer,ftohte,debora binte me vrull.
por ne nuk kishim ftohte se gjaku na ziente neper vena dhe mosha adoleshente bente te sajen.kaluam kufirin naten,reth ores 1 te nates,ishim 3 shoke dhe ai qe do na nxirte.i rame doganes te kapshtices nga siper e siper ne pyll.ca ushtare greke na pane por bente ftohte dhe slevizen nga vendi.ne ecnim neper debore dhe syte i kishim kater.ecem nja 2 ore naten deri ne fshatin e pare,e kaluam dhe ate dhe pastaj na tha njeriu qe na nxori te rrinim aty te prisnim makinen qe do vinte,prit e prit hic,ne nje cast kalovi policia greke dhe ne u hodhem ne nje grope qe ishte aty,iken ata dhe u ngritem prape.erdhi makina jone,nje makine me rimorkio,ndalovi,na mori dhe ecem.do shkonim ne selanik ne fillim qe te linim nje shokun tone aty dhe ne te tjeret do shkonim ne athine.leket ishin atehere 80.000 dhrahmi per njeri por leket do ti mernin kur te arinim ne destinacion.prinderit sdinin gje por lek kishim ne se mereshim qe te tre me tregti qe atehere ne korce. aritem ne selanik,ne periferi lame shokun tone.ate e prisnin njerezit e tij aty.ikem dhe ne .ishim shume te lodhur dhe ja futem me gjume,ishim afer athines kur u ngritem por ne nuk na priste njeri,do shkonim tek nje shoku tone i gjimnazit qe kishte nja 2 vjet aty.kishte ikur 16 vjec ne kohen qe vrisnin neper kufi.kishte zene shtepine e tij ai dhe do rinim ca kohe aty sa te stabilizoheshim. u ndruam ne makine,hoqem rrobat e rrugs dhe veshem ca rroba te tjera qe i kishim blere kastile per kete rast.na la ne nje vend shoferi grek dhe qe aty morem nje taksi,dija pak greqisht une se kisha pasur pune me greke dhe kisha mesuar ca.i thashe adresen dhe ai ngaqe sdinim na vertiste neper athine(me vone e mora vesh kete gje,kur mesova rruget e athines),dhe me ne fund na shpuri tek shtepia e shokut.ai s'ishte ne shtepi,ishte ne pune dhe ne rrinim tek dera dhe prisnim,erdhi dreka,hengrem ca buke aty dhe me ne fund erdhi ai,u gezua na futi brenda,beme banjo,fjetem prape nja 3 ore dhe pastaj na nxori xhiro.
keshtu filloi jeta ime ne emigrim!
pastaj te tera gjerat moren rrugen e tyre.
me gjeti pune,fillova pune si pllakaxhi,ika nga ai pronar,fillova ne fabrike me ushqim kafshesh,gjeta shtepi me vete.solla prinderit me lek,u bera baze per dajon me familjen e tij,tezen me familjen e saj,xhaxhait me familjen e tij.
ika dhe nga ai,fillova punen tek pronari qe ndenjta 12 vjet tek ai.
puna u hap,u rrit dhe ai nuk i mbante te gjitha dyqanet dot dhe keshtu ja mora nje dyqan une,ate qe kam tani e 3 vjet,jam sh mire,psikologjikisht,ekonomikisht,shoqerisht,familjarisht etj etj.
te gjitha keto ariten me pune dhe lufte te perditshme.
kjo ishte historia e emigrimit tim.
 
Nuk e di ne mund ta quaj dhe une emigrim,meqe kam ardhur per te studiuar e nuk kam hyre ilegalisht ne Itali...Sdq po u pershkruaj cik ardhjen time ketu... Nga nisja ime do mbaj mend lotet e njerezve qe me percollen...Qe nga mami kur po futesha ne makine per te vajtur ne Durres,tek komshinjte e pallatit e deri tek babai im qe derisa u ngjita ne traget po qante si nje femije.Le te themi qe si udhetim ka qene udhetimi me i shpifur i jetes time... Sa per faktin qe lashe dashurite e mija pas,sa per faktin e njerezve qe ishin ne ate traget...(p.s. Kurre mos udhetoni me traget :D) Pas me shume se 8 oresh arrijme ne Bari... Akoma nuk kisha realizuar qe jam ne Itali,dmth me dukej sikur ishte nje gje kalimtare dhe qe pas pak do kthehesha ne ngrohtesine e shtepise time...Nga aty mora autobuzin per ne Rome,ku filloj gjithçka nga e para...Njerezit qe duhet te me prisnin ne Rome me njoftuan qe nuk kane me mundesi dhe qe duhej te gjeja tjeter sistemim...Javen e pare qendrova ne nje shtepi,pastaj me ane te disa te njohurve gjeta nje shqiptare qe kishte vite ne Itali dhe me mori me qera ne shtepine e saj...Ketu fillon dhe stresi e merzia ime... Ngrihu çdo mengjes qe ne 5 behu gati e dil per te marre autobuzin qe te dergon tek metroja,pastaj merr metrone per te qene ne univ ne oren 8 pasi i kisha te gjitha leksionet e detyrueshme...Meqe ishte e pamundur te gjeja sistemim afer univ, nuk eshte se me bente pershtypje shume kjo largesia... Merzia ime filloj nga gjera te tjera te vogla qe ndodhnin ne bashkjetesen me kete vajzen.Meqe po flitej per vuajtjet po ua tregoj...Une dilja shume heret e gjate dites nuk isha fare atje. Kur kthehesha ne darke bleja per te ngrene ne menyre qe te nesermen si ne mengjes si kur te kthehesha te kisha diçka ne frigorifer...Kur ngrihesha ne mengjes ato qe kisha blere diten para i kisha,por kur kthehesha ne darke e lodhur dhe e rraskapitur hapja frigoriferin dhe nuk gjeja asgje...:(
Me thoshte me nje lehtesi kur me shikonte se s'kisha ç'haja ne darke : "ah ato qe ke blere ti i kam ngrene une se nuk kisha kohe te shkoja ne supermarkate"... Ok s'ka gje i thoja une...Per nje here nuk behet nami,por kur filloji dhe e beri stil pune fillova te bezdisesha cik...Normalisht une edhe pse paguaja aty(i paguaja gjysmen e qerase se shtepise) e shikoja si nje nder qe po me bente ajo te me mbante ne shtepi, pasi ketu askush nuk te jep shtepine me qera per 3 muaj sa me nevojitej mua...E dija qe ne bote kishte njerez qe duan te te shfrytezojne,por mendoja qe meqe ajo kishte nje pune(te pakten keshtu thoshte) dhe ishte shume me e madhe se mua ne moshe do me qendronte afer...Ne fakt mendoja se asgje nga ato qe mendoja une nuk doli...Me kerkonte 10 euro per te fole me te shtepise dhe ja jepja,lek qe nuk me jane kthyer mbrapsht... Kur kthehesha heret ne shtepi gatuaja edhe per ate qe kur te kthehej nga puna te kishte ndonje gje per te ndrene...Kur kthehej ajo,gatuante por gatuante gjera qe e dinte shume mire qe une nuk i ha...Kaloj nje muaj keshtu,une duke bere sikur nuk i shikoj gjerat,nuk i shikoja leket qe me humbisnin si per magji nga portofoli,nuk shikoja ushqimin qe konsumohej vete,etj etj...Me vone mesova(sigurisht jo nga ajo) qe kjo nuk paguante qerane e shtepise kishte muaj,dhe pronari i shtepise i hoqi dritat dhe ujin e ngrohte... E mire do thoni ju se drita e uje nuk kemi as ne Al...Nuk ishte shume per dritat sa per gjestet e saj...Kaluan tre muaj me keto gjera e ca me shume qe u lashe pa u thene. Kjo bukuroshja me iku nje jave me pushime,(andej ankohej qe s'ka lek e ketej me vente me pushime mah) dhe i zoti i shtepise nje dite me duket se po priste sa te dilja une nga shtepia... O Zot sa turp me erdhi per te gjitha fjalet qe thaper ate,por filloj te shante dhe shqipetaret...Me kerkoj qe ti paguaja une 5000 euro qe kishte lene pa paguar ajo gjithe keto muaj(e kisha dyshimin qe leket qe i jepja une nuk i paguante shtepine,por te kishte gati 7 muaj pa paguar shtepine nuk ma kishte marre mendja) dhe filloj te shante...Aty une ia krisa te qarit dhe me lot ne sy po i thoja me shume edukate qe nga une nuk do kete asnje cent e qe te mos perfshinte te gjithe njerezit ne nje thes...Dhe ika....Pak a shume ky ishte fillimi im...Fillimi i nje vajze qe akoma nuk i kishte mbushur te 18-tat,qe ne me te shumten e rasteve qante ku ti vinte per te qare...Qe edhe nje nder kryeqytetet me te bukura te botes i dukej vendi me kot qe i kishin zene syte,dhe nuk dukej asgje ne krahasim me qytetin e saj te vockel ku ajo ishte rritur dhe kishe kaluar gati 18 vite te jetes se saj....
Stresit te ketyre muajve ju shtua edhe merzia per humbjn e gjyshes time...Me ka mbetur si pike ne zemer qe nuk e kam pershendetur per here te fundit...
Te me falni se u zgjata shume...
 
Sapo kisha mbushur 17 vjet kur kam lene vendlindjen dhe me te vertet ditet e para ishin te veshtira.
Kur kam mbrri be Zvicer kisha vetem dy adresa ne dore njera ishte adresa e fakulltetit dhe tjetra e konviktit te studentave.
Pas ca oreve kerkim e gjeta me ne fund fakulltetin, dhe pastaj edhe konviktet e studentave, fillimishte e kisha shuem te veshtire sepse kuptoja vetem gjuhen shqipe, por me kalimin e kohes dhe pas nje kursi intensiv fillova pak te flas gjuhen italiane, sepse ne vendin ku ndodhesha flitej italishtja.
Sa u adoptova pak dhe e mesova gjuhen fakullteti me trasferoj ne nje fakulltet tjetar ku flitej gjuha francese dhe pran nga fillimi te mesoj gjuhen dhe te bej shoqeri te re etj etj... Nuk zgjati shuem sepse pastaj u trnsferova vet ne nje fakulltet tjater por ku flitej gjuha gjermane dhe prap e njejta procedur....
Tani me ne fund kam perfunduar falulltetin dhe punoj... por me besoni se ishin kohe te veshtira pasah mixhen....:kercim:
 
nuk e kuptova...ti ke lindur ketej apo?

beno...shume teme e spikatur...kur te kthehem nga shqiperia do ta shkruaj tamam sic duhet aventuren time...sepse tani kam shume eufori dhe nuk me kujtohen te gjitha...kur te vi qe andej me dalin te tera :)

jo jo amo kom qen teper e vogel per me kuptu noj gjo...babi ka emigru i pari amo ka emigru n'Gjermoni mandej u kthy n'Kosove per disa koh, ka njoft mamin, u martu, ka met mami shtatzan, babi ka shku prap n'Gjermoni, u kthy per pushime n'Kosove, mami ka met prap shtatzan (vllau im) e kur un kom pas 4vj dhe vllau 1 babi na ka marr n'Gjermoni e mandej meniher ka vendos me ardh n'Itali sps n'ate koh ja kan ofru ni pun bash ktu n'Milano...
 
DMTH SA HERE VINTE BABAI tend per pushime ne kosove bente dhe nga nje femije?:D:D
 
Kohe te veshtira kan qene ... pa rrym e pa television...hahahaah
 
Redaktimi i fundit:
thuaji babit te iki gjekundi dhe te vije mbas nje viti me pushime tek ju nqs do moter :D:D

qyh se shum e vertet kjo gjo, kur burrat vini pej emigrimit grat i prisnin perveq me dur hapun edhe me beh:D...largesia bon mir ndonjehr + n'Kosove pleqt e shpis non stop t'kerkojn nip/nipesh kshtu qe shum kosovar u kthejshin pej mergimit veq sa me pru n'bot ni bebush per me ja ndal zonin pleqve qe kur rahat nuk i kan lon tu i shurdhu neper telefona:D..
 
Nuk e di ne mund ta quaj dhe une emigrim,meqe kam ardhur per te studiuar e nuk kam hyre ilegalisht ne Itali...Sdq po u pershkruaj cik ardhjen time ketu... Nga nisja ime do mbaj mend lotet e njerezve qe me percollen...Qe nga mami kur po futesha ne makine per te vajtur ne Durres,tek komshinjte e pallatit e deri tek babai im qe derisa u ngjita ne traget po qante si nje femije.Le te themi qe si udhetim ka qene udhetimi me i shpifur i jetes time... Sa per faktin qe lashe dashurite e mija pas,sa per faktin e njerezve qe ishin ne ate traget...(p.s. Kurre mos udhetoni me traget :D) Pas me shume se 8 oresh arrijme ne Bari... Akoma nuk kisha realizuar qe jam ne Itali,dmth me dukej sikur ishte nje gje kalimtare dhe qe pas pak do kthehesha ne ngrohtesine e shtepise time...Nga aty mora autobuzin per ne Rome,ku filloj gjithçka nga e para...Njerezit qe duhet te me prisnin ne Rome me njoftuan qe nuk kane me mundesi dhe qe duhej te gjeja tjeter sistemim...Javen e pare qendrova ne nje shtepi,pastaj me ane te disa te njohurve gjeta nje shqiptare qe kishte vite ne Itali dhe me mori me qera ne shtepine e saj...Ketu fillon dhe stresi e merzia ime... Ngrihu çdo mengjes qe ne 5 behu gati e dil per te marre autobuzin qe te dergon tek metroja,pastaj merr metrone per te qene ne univ ne oren 8 pasi i kisha te gjitha leksionet e detyrueshme...Meqe ishte e pamundur te gjeja sistemim afer univ, nuk eshte se me bente pershtypje shume kjo largesia... Merzia ime filloj nga gjera te tjera te vogla qe ndodhnin ne bashkjetesen me kete vajzen.Meqe po flitej per vuajtjet po ua tregoj...Une dilja shume heret e gjate dites nuk isha fare atje. Kur kthehesha ne darke bleja per te ngrene ne menyre qe te nesermen si ne mengjes si kur te kthehesha te kisha diçka ne frigorifer...Kur ngrihesha ne mengjes ato qe kisha blere diten para i kisha,por kur kthehesha ne darke e lodhur dhe e rraskapitur hapja frigoriferin dhe nuk gjeja asgje...:(
Me thoshte me nje lehtesi kur me shikonte se s'kisha ç'haja ne darke : "ah ato qe ke blere ti i kam ngrene une se nuk kisha kohe te shkoja ne supermarkate"... Ok s'ka gje i thoja une...Per nje here nuk behet nami,por kur filloji dhe e beri stil pune fillova te bezdisesha cik...Normalisht une edhe pse paguaja aty(i paguaja gjysmen e qerase se shtepise) e shikoja si nje nder qe po me bente ajo te me mbante ne shtepi, pasi ketu askush nuk te jep shtepine me qera per 3 muaj sa me nevojitej mua...E dija qe ne bote kishte njerez qe duan te te shfrytezojne,por mendoja qe meqe ajo kishte nje pune(te pakten keshtu thoshte) dhe ishte shume me e madhe se mua ne moshe do me qendronte afer...Ne fakt mendoja se asgje nga ato qe mendoja une nuk doli...Me kerkonte 10 euro per te fole me te shtepise dhe ja jepja,lek qe nuk me jane kthyer mbrapsht... Kur kthehesha heret ne shtepi gatuaja edhe per ate qe kur te kthehej nga puna te kishte ndonje gje per te ndrene...Kur kthehej ajo,gatuante por gatuante gjera qe e dinte shume mire qe une nuk i ha...Kaloj nje muaj keshtu,une duke bere sikur nuk i shikoj gjerat,nuk i shikoja leket qe me humbisnin si per magji nga portofoli,nuk shikoja ushqimin qe konsumohej vete,etj etj...Me vone mesova(sigurisht jo nga ajo) qe kjo nuk paguante qerane e shtepise kishte muaj,dhe pronari i shtepise i hoqi dritat dhe ujin e ngrohte... E mire do thoni ju se drita e uje nuk kemi as ne Al...Nuk ishte shume per dritat sa per gjestet e saj...Kaluan tre muaj me keto gjera e ca me shume qe u lashe pa u thene. Kjo bukuroshja me iku nje jave me pushime,(andej ankohej qe s'ka lek e ketej me vente me pushime mah) dhe i zoti i shtepise nje dite me duket se po priste sa te dilja une nga shtepia... O Zot sa turp me erdhi per te gjitha fjalet qe thaper ate,por filloj te shante dhe shqipetaret...Me kerkoj qe ti paguaja une 5000 euro qe kishte lene pa paguar ajo gjithe keto muaj(e kisha dyshimin qe leket qe i jepja une nuk i paguante shtepine,por te kishte gati 7 muaj pa paguar shtepine nuk ma kishte marre mendja) dhe filloj te shante...Aty une ia krisa te qarit dhe me lot ne sy po i thoja me shume edukate qe nga une nuk do kete asnje cent e qe te mos perfshinte te gjithe njerezit ne nje thes...Dhe ika....Pak a shume ky ishte fillimi im...Fillimi i nje vajze qe akoma nuk i kishte mbushur te 18-tat,qe ne me te shumten e rasteve qante ku ti vinte per te qare...Qe edhe nje nder kryeqytetet me te bukura te botes i dukej vendi me kot qe i kishin zene syte,dhe nuk dukej asgje ne krahasim me qytetin e saj te vockel ku ajo ishte rritur dhe kishe kaluar gati 18 vite te jetes se saj....
Stresit te ketyre muajve ju shtua edhe merzia per humbjn e gjyshes time...Me ka mbetur si pike ne zemer qe nuk e kam pershendetur per here te fundit...
Te me falni se u zgjata shume...

:( sinqerisht me vjen shuume keq per kete qe paske kaluar......uroj qe tani te jene permiresuar gjerat.:)
 
emigrimi im ne vend te huaj ka filluar shpejt,reth fundviti 92',ishte dimer,ftohte,debora binte me vrull.
por ne nuk kishim ftohte se gjaku na ziente neper vena dhe mosha adoleshente bente te sajen.kaluam kufirin naten,reth ores 1 te nates,ishim 3 shoke dhe ai qe do na nxirte.i rame doganes te kapshtices nga siper e siper ne pyll.ca ushtare greke na pane por bente ftohte dhe slevizen nga vendi.ne ecnim neper debore dhe syte i kishim kater.ecem nja 2 ore naten deri ne fshatin e pare,e kaluam dhe ate dhe pastaj na tha njeriu qe na nxori te rrinim aty te prisnim makinen qe do vinte,prit e prit hic,ne nje cast kalovi policia greke dhe ne u hodhem ne nje grope qe ishte aty,iken ata dhe u ngritem prape.erdhi makina jone,nje makine me rimorkio,ndalovi,na mori dhe ecem.do shkonim ne selanik ne fillim qe te linim nje shokun tone aty dhe ne te tjeret do shkonim ne athine.leket ishin atehere 80.000 dhrahmi per njeri por leket do ti mernin kur te arinim ne destinacion.prinderit sdinin gje por lek kishim ne se mereshim qe te tre me tregti qe atehere ne korce. aritem ne selanik,ne periferi lame shokun tone.ate e prisnin njerezit e tij aty.ikem dhe ne .ishim shume te lodhur dhe ja futem me gjume,ishim afer athines kur u ngritem por ne nuk na priste njeri,do shkonim tek nje shoku tone i gjimnazit qe kishte nja 2 vjet aty.kishte ikur 16 vjec ne kohen qe vrisnin neper kufi.kishte zene shtepine e tij ai dhe do rinim ca kohe aty sa te stabilizoheshim. u ndruam ne makine,hoqem rrobat e rrugs dhe veshem ca rroba te tjera qe i kishim blere kastile per kete rast.na la ne nje vend shoferi grek dhe qe aty morem nje taksi,dija pak greqisht une se kisha pasur pune me greke dhe kisha mesuar ca.i thashe adresen dhe ai ngaqe sdinim na vertiste neper athine(me vone e mora vesh kete gje,kur mesova rruget e athines),dhe me ne fund na shpuri tek shtepia e shokut.ai s'ishte ne shtepi,ishte ne pune dhe ne rrinim tek dera dhe prisnim,erdhi dreka,hengrem ca buke aty dhe me ne fund erdhi ai,u gezua na futi brenda,beme banjo,fjetem prape nja 3 ore dhe pastaj na nxori xhiro.
keshtu filloi jeta ime ne emigrim!
pastaj te tera gjerat moren rrugen e tyre.
me gjeti pune,fillova pune si pllakaxhi,ika nga ai pronar,fillova ne fabrike me ushqim kafshesh,gjeta shtepi me vete.solla prinderit me lek,u bera baze per dajon me familjen e tij,tezen me familjen e saj,xhaxhait me familjen e tij.
ika dhe nga ai,fillova punen tek pronari qe ndenjta 12 vjet tek ai.
puna u hap,u rrit dhe ai nuk i mbante te gjitha dyqanet dot dhe keshtu ja mora nje dyqan une,ate qe kam tani e 3 vjet,jam sh mire,psikologjikisht,ekonomikisht,shoqerisht,familjarisht etj etj.
te gjitha keto ariten me pune dhe lufte te perditshme.
kjo ishte historia e emigrimit tim.

Bravo, vetem me pune dhe zgjuarsi arriten gjerat ;) Ti qenke nje djale tipik shqiptar qe ka kerkuar lumturin, shpresen, stabilitetin ne vend te huaj me PUNE !

Me behet qefi per ty dhe me vjen keq per shume meshkuj shqiptar qe mundohen te fitojn shume lek shpejt me pislliqe :( dhe ne fund te fundit perfundojn me keq sec ishin kur u nisen :(
 
po ti, na trego tenden :kercim::kercim::kercim:
 
Mergimi ime

Dhe nje muaje beja 9 vj kur babi vendos te marrim rruget tek nje shtet qe nuk dua tja per mend emrin sepse atje kishe shkuare nje shoku i vet dhe tha qe do te ndimoj .
Ishte shume ftote dhjetore me kujtohet mami ime ishe shtatezan tek vellai im ne mujin e 4 por kishe barren shume te keqe dhe vetem udhtimet mbaj mend njerzit qe qanin dhe as vet nuk e di pse qanin pysja mamin dhe babin pergj nuk me kthente njeri.
Mami ja bonte babit shiko .... se une kam shum frik kemi dy femra me vet qyqa me i ndodhe dicka ta dishe sa te jem gjadhe nuk do ta fal dhe babi i thot mos ki frik se ja dhe pak arritem
Dhe ne fund arritem dhe kur zbritem fidhuan te na hypin ne disa furgona dhe papritur na fidhojne na ndajne burrat me nje ane grat dhe femit me nje tjetre babi ime ne ate qaste cmendet fare sepse kishe mamin tim shume te re dhe dy vajza me vete njera 9 vj tjetra 7 vj
Me kujtohet babi ime qe fidhon dhe te bertas por me te madhe
Shqiptarve qe ishin aty ku po i dergoni grate dhe femit ?? mos i lejoni tju ndajne . Aty kishte vetem te bertitma te grave dhe femive qe ja shkepusnin baben dhe i hypnin ne furgon u mbushen gati 3 furgona ma femi dhe gra qe i nisen kurse babi ime nuk na ndante na shtregonte forte dhe na puthte badhin dhe na thoshte mos kini frik vogelushet e babit sepse mua nga ju 3 princeshat e mija nuk me ndan dote asnjeri as i madhi zote
Dhe papritur vjen nje burre i gjat 1,90 ndoshta do te ket qen, me nje mjekerre te gjat dhe fidhon i rreh ato qe nuk u ndante nga femit dhe grat o zot cfare tmerri me kujtohet nje cifte qe ishin 14 16 vj te fejuare dhe ato rrinin pran nesh i thonin babit aman xhaxhi te lutem na ndimo te mos na ndajne dua te kthehemi ne Shqiperi dhe pa buk do te rrojme por aman te jemi te dy bashke
Por aty kishte mistra por mistra te medhjen dhe babi ime vendos te hym aty dhe te iknim ku do qe te ishte vetem large atit ferrit qe ishte per mua
Dhe aty nejtem gati per 1 dite dhe nje nate pa ngren pa henger
Dhe fillojme rrugen dhe aty shikojme ca njerze qe korrnin mistrin por ishin dhe Shqiptare dhe babi i kerkovi ndim si te ktheheshim ne Shqiperi
Dhe mas 5 muajshe u kthyem ne Shqiperi dhe mami im mbas 1 jave lindi vellain time
 
ehhhh edhe emigrimi im ka 1 histori pas...........kemi bere shum tentativa per te ardh ktej dhe kto tentativa filluan ne 97 ne kohen e rremujave..........kam qene 9 vjec,motra ime 7 e vllai im 3.........skam perjetu noj here vujtje me te madhe.........me muaj te tere rrinim ne velipoje ne pritje qe anija te vinta nga serbia(kshu na thonin)ishim kaq shum familje te gjitha bashk........flinim neper magazina per toke ose mbi kartona kush kishte fat ti gjente.........leket sa vinin e mbaroheshin se kishim jave te tera rrugeve hanim neper lulishte po dhe dicka qe mbaj mend shum esht sa solidar ishim ne nj tj qeshnim kendonim neper lendina keng popullore shqiptare deri kur erdhi dita te niseshim.........naten para fletem ne 1 magazine...vellain tim e kapi temperatura zemra ime e vogel u semur duke flet per toke.......nga ora 5 erdhen na zgjuan ca burra me arme dhe u bo 1 rremuj e madhe o zot o zot.........desh na shtypen ne femijve un shtrengoja doren e motres me gjith fuqite qe kisha mos te na ndanin degjoja te shtena armesh per te qetsuar turmen po na tmerruan me keq dhe njerezit vraponin per te hyp tek furgonat........kur arritem tek varkat qe do na qonin tek anija plasi katastrofa.....kush e kush te hypte me paree filluan te rrifnin njerez te gjuanin ne ajer o zot vllai im kish mbet pa fryme nga e qara ishte tmerruar fare nejse mes gjith ksaj rremuje filluan te na hypnin neper varka dhe e arritem anijen....cte shohesh...cdo cep i anijes ishte plot me njerez.....ne nje anije qe mund te trasportonte max 800 persona ne ishim mbi 1500 kishte njerez gjithandej ne banjo ne koridore kudo them kudo.........kishte pleq e femij ne djep booooooooo tmerr......u nisem........vape djelli digjte se ishte korrik mami u semur nga deti e villte cdo 5 min motra gjithashtu vellain ma mori 1 goc nga shkodra dhe e mbajti afer se ne ishim cope cope te gjithe......nuk mbaronte kurr ky ankth kur arritem pak a shum afer otrantos na rrethuan anijet italjane hidhnin litare per te blloku heliken po cunat hidheshin i prisnin dhe anija vazhdonte rrugen...degjoja qe na thonin te dorzoheshim te fiknim motorrat perndryshe do kishim pasoja.........nuk u ndaluam as kesaj radhe..........kur pashe qe po na vinte drejt nje anije ushtarake shuuuuuuuuuuuuuuuuum e madhe.........dyfish me e madhe se e jona gati na ndeshi dhe anija po kthehej permbys.........pashe gjith njerezit qe u spostuan nga ana tj qe te barazpeshonin perndryshe perfunduam ne det te gjith............o zot ca tmerri.........femijet qanin e ulerinin grate tmerroheshin per fatin qe na priste e burrat u mblodhen ne kuvend dhe kshu u vendos ti fiknin motorrat.........mori fund ankthi.......e u kthyem te gjith ne shpiat tona disa te zhgenjyer disa hidheruar un isha e lumtur.......
 
nme cfare shteti kishiv vajtur ju per mergim me kleva qe u benin keto ndarje kehtu,femrat menjane,burrat menjane??
 
shume histori e dhimbshme kjo tendja por nje gje kisha per te te thene une ty:
po te isha prind nuk do merja femijet e mi ne nje udhetim te tille ne mes te detit,me njerez me arme,me nje anije te stermbushur,me policine detare te italise qe nuk e kishte per gje te mbyste ndonje anije me shqiptare qe te nderpriste fluksin e te tjereve.une sdo ta kisha bere.me mire rrija ne shtepi dhe haja buke kripe dhe shendoshe emire te gjithe se sa te fusja familjen dhe sidomos femijet e mi ne nje rezik kaq te madh.
kjo ishte nje kritike per prinderit e tu.
 
Qe ti tregoj gjerat ashtu sic jane. Rruga per ne MB nuk ishte aspak e veshtire. U gezova pa mase kur me thane se do niseshim sepse kisha 8 muaj pa pare babin. Rruga na vajti 10 mije dollar. Kuptohet pasaportat ishin fallco, por atehere nuk ishte e veshtire te udhetoje me nje pasaporte fallco. Rruga qe beme ishte Rinas - Athine me Olympic Airlines. Athine - Paris me Air France, dhe Paris - Waterloo me Eurostar. Heren e pare qe u nisem, u nisem diten e Premte, por per fat te keq te djemve qe kishin siguruar rrugen, pasaporta e mamit ju kish mbetur ne makine, tek mburoja e diellit (ajo qe ulet poshte). Halla tha qe ishte si rezultat i tere atyre te qarave dhe qe heren tjeter nuk duhet t'i tregonim askujt se po iknim. Keshtuqe erdhi e Diela dhe u beme gati, erdhi xhaxhi dhe i tha gjyshes e gjyshit qe po i mar vetem te bejne disa fotografi per pasaporte dhe nuk do vonojme shume, pasi u futem ne makine, halla ju tha mund t'i nisin sot, dhe gjyshi erdhi pas makine duke thene, 'ngaloni te puth femijet te pakten' por nuk e la xhaxhi te ndalonte. Ne ate kohe nuk e kuptoja se perse gjyshi ishte aq i merzitur dhe po fliste me nje ze kaq te trishte kur ne do u kthenim perseri per ta pare. Por tani e di, ate te diele, 12 Shkurti u ndame persegjalli e nuk u pame me. Ai vdiq 4 vjet me vone, ne nje kohe qe ne nuk kishim leje udhetimi.

Pas 5 ditesh udhetim, me 17 shkurt arritem ne Angli. Na futen ne nje dhome te madhe ku cdo gje ishte e bardhe, kujtoj qe pas pak kohe aty u hap dera dhe hyri babi. Vellai u cua, dhe vrapoi tek ai, mami u cua ne kembe ta takonte ndersa une ngela e shtangur sepse kishte ndryshuar kaq shume. Dukej aq i dobet dhe aq i vogel, jo si fotografia qe mbaja me vete kur isha ne Tirane. "Po ti Ela," me tha "nuk do ta perqafosh babin? Ste ka mare malli per babin ty?". Iu hodha ne qafe me lot ne sy sepse askush nuk e dinte sa me kishin munguar perqafimet e tij.

Vitet e para ishin shume te veshtira, nuk ka lodhje me te madhe se ajo shpirterore. Dhe ska gje qe te ben te vuash me shume kur e di qe nje i aferm eshte semure, ne telefon nuk te flet dot, dhe e di qe do te vdesi por ti as per ti ndenjur prane nuk mundesh sepse tashme ishe bere si nje e burgosur ne kete ishull. Rrethuar me uje dhe e palejuar te perdorje mjetet transportuese per te te derguar ne anen tjeter. Por me vone u ambjentuam. Mesuam te jetojme me mallin, te jetojme me dhimbjen.......
 
shume histori e dhimbshme kjo tendja por nje gje kisha per te te thene une ty:
po te isha prind nuk do merja femijet e mi ne nje udhetim te tille ne mes te detit,me njerez me arme,me nje anije te stermbushur,me policine detare te italise qe nuk e kishte per gje te mbyste ndonje anije me shqiptare qe te nderpriste fluksin e te tjereve.une sdo ta kisha bere.me mire rrija ne shtepi dhe haja buke kripe dhe shendoshe emire te gjithe se sa te fusja familjen dhe sidomos femijet e mi ne nje rezik kaq te madh.
kjo ishte nje kritike per prinderit e tu.

Babi im mori rrugen e kurbetit me gomone dhe iu cpua gomonja, ne te ishte nje grua e re me dy binjake nga 9 muajsh. Njerin prej femijeve e kish mbajtur babi e tjetrin daja. Fatmiresisht ate nate te gjithe shpetuan por im ate u betua qe kurre s'do i linte femijet te hynin ne det, me tha mami nje dite qe kish thene 'me mire mos t'i shoh sesa te hyjne ne gomone'.
 
Kush do qe do postoje tek kjo teme kete e ka si pikenisje :po:
 
shume histori e dhimbshme kjo tendja por nje gje kisha per te te thene une ty:
po te isha prind nuk do merja femijet e mi ne nje udhetim te tille ne mes te detit,me njerez me arme,me nje anije te stermbushur,me policine detare te italise qe nuk e kishte per gje te mbyste ndonje anije me shqiptare qe te nderpriste fluksin e te tjereve.une sdo ta kisha bere.me mire rrija ne shtepi dhe haja buke kripe dhe shendoshe emire te gjithe se sa te fusja familjen dhe sidomos femijet e mi ne nje rezik kaq te madh.
kjo ishte nje kritike per prinderit e tu.

nuk di cmund ti kete shtyre prinderit e mij te marrin 1 inciative te tille
........di qe un kurr sdo e beja dicka te tille teper rrezik teper tmerr...........kaluan 6 vjet dhe erdha ktej me dokumentat se beme bashkim familjar.....kesaj rradhe nuk kishte arme e as rrezik kaq te madh po dhimbja ishte e pafund.......u largova nga njerezit e mi nga shoqeria per te ardhur ne 1 toke te ftohte qe ne fillim urreja...........kur sdo i harroj lotet e gjysherve kur u nisem.......i kam pik ne zemer.........ne fillim kemi vuajtur per tu pershtat kemi vuajtur vetmine..........un shum per vete......nuk njihja njeri e sdoja te njihja........ehhhhhhhh nuk me pelqente si me shikonin ndjehesha ndryshe nga tjeret........e u perballa me rracizmin.........kane kaluar 5 vjet....shum gjera kane ndryshuar po jo fakti qe ne shum rste nuk ndjehem si ne shpine time ktu.ndjehem e huaj.......
 
sigurisht qe si ne vendin tend nuk eshte asgjekundi,je ne dhe te huaj dhe kjo fjale i permban te gjitha brenda,racizmin,perbuzjet,mallin,nostalgjine etj etj.

sa per lotet e gjysherve une isha ne gjendje me te mire se ju............. ja futa malit me kembe pa i thene njeriu se ku do vete.
vetem kurr arrrita ne vend e mesuan ata te mite se isha ne athine,cte besh,djemte kane disa virtyte dhe plusa sesa vajzat:)
 
Kurse une babi ime ne mergim ter jeten e tij ketu e 17 vj ne IT
Isha vetem 9 vj
Na thonje kushe ka deshir me shku ne IT le te thot sepse mas 3 diteshe niste nje skafe ne Vlore 3 dajat e mi te vegjlit i thojne mamit tim neve do shkojme don te vishe te degojme tek Agroni mami i thot po por kam femit isha une 9 vj motra 4 dhe vellai ime 1 vj
Mami tha jo Flamur po sikur te na ndolle dicka kam 3 femi i ka rritur me syte e ballit ato thojne cke ti na ke neve ketu
Dhe ja mbushin mendjen mamit dhe nisemi per ne Vlore pa e ditur njeri dhe pa ditur dhe babi
3 dite atje duke pritur o zot cfare te shikoje aty ishin me 100 dhe 100njerze qe donin te hypnin me 2 skafe
Na tel Babi dhe motra e vogel i thot ja babushe duro dhe pak se erdhem dhe ai cfare i thot erdhem dhe ne dhe me nje her i ra ne mendje qe me skafe dhe babi i thot motres ma jep pak mamin dhe i thot nese ti mi hype ne skafe femit me mua ske me pune do ti marre femit dhe ty do te dergoj tek baba yte dhe ne ate moment mami shtanget dhe na thot ajde kthehemi ne DURRES vetem nje kushriri i mamit tim iku hypi ne ate skaf qe nuk u kthy mo as ai asnje nga ato qe hypen ate nate
Dhe nese dhe neve ate nate kishim mare ate skafe sot nuk do isha ketu duke shkrujtur ne Forum Virtual

Dhe mas 3 vj na beri babi dekumentat dhe erdhem ne IT
 
menduam se ishte nje fushe me lule
ne te vertete eshte nje mal me vuajtje.
nuk do ti harroj kurre se tani jane pjese e jetes time,
por do perpiqem qe pasardhesit te mos kalojne te njejtat gjera....
 
Babi im mori rrugen e kurbetit me gomone dhe iu cpua gomonja, ne te ishte nje grua e re me dy binjake nga 9 muajsh. Njerin prej femijeve e kish mbajtur babi e tjetrin daja. Fatmiresisht ate nate te gjithe shpetuan por im ate u betua qe kurre s'do i linte femijet te hynin ne det, me tha mami nje dite qe kish thene 'me mire mos t'i shoh sesa te hyjne ne gomone'.

Me kujtohet babi ime kur i thashe pse bab sna le ate dite me ardhe ??
Me tha ah moj Ildushi babit skafistev nuk duhet ti zeshe bes ato nese duan te hellin nga skafi nuk kan zemer
dhe me tregonte historit e veta qe ka shkuar dhe ardhur me skafe nja 3 her dhe hera e 2 i kan then qe te gjithe burrat te nzierrin kember ne uje sepse peshon skafi gjeri sa na tha qe ne nje skaf tjeter nje djaloshe shum i ri i kishte then te kthehemi dhe ato i kishin drejtuare thiken dhe pistoleten dhe i kishin then dhe nje fjal me teper je i vdekur dhe shum e shum te tjera dheri me ka tregu heren e 3 me lot me sy qante si nje femi qe na detyruan qe te gjithe trupi ne uje vetem koka dhe duarte tek litaret dhe tha kur kam pare nje te moshuare qe u zhyte ne uje veten nuk e doja dhe as nje njeri nuk e cavi Koken as nje nuk beri ze vetem garta dhe femit vajtoni Une vetem i lutesha zotit t lutem zot mos sepse kam 3 femi dhe do ti le jetim ku do gjejne te han kushe do ti veshi ato dhe tha jam betuare qe nuk nisem mo me skaf dhe ajo ishte hera e fundit qe babi ime u nis me skafe
 
Ca skane hequr mi zemer. Gomone e skafe per Itali. Sa kane vdekur e jane humbur maleve per Greqi. S'di cfare mekati kishin bere Shqiptaret per t'i merituar tere keto te kqija :(
 
po te tregoj un historin time duhet nje nate dimri ....vuajtje shum vuajtje...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top